legjenda
MAQEDONIA E VERIUT
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri bashkë me Albin Kurtin, sot janë takuar me presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani.
Ymeri nëpërmjet një statusi në Facebook-ka shkruar se kufijtë e Kosovës janë kufij kombëtarë për të cilët është i obliguar të kujdeset edhe shteti sh qiptar.
Postimi i plotë të Ymerit:
Sot, takuam Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani. Gjatë bashkëbisedimit, në emër të Lëvizjes VETثVENDOSJE! i bëra të ditur Presidentit qëndrimet e shqetësimet tona për situatën politike në Kosovë, por edhe gjendjen e shqiptarëve në rajon.
I thashë Presidentit se kufijtë e Kosovës janë kufij kombëtarë për të cilët është i obliguar edhe shteti shqiptar. Biseduam për nevojën e koordinimit të dy shteteve për çështjet rajonale, duke filluar nga mekanizmat për bashkëpunim ekonomik, të sigurisë dhe politikës së jashtme. Kemi ndarë me z. Nishani përvojën e Kosovës në çështjen e drejtësisë me ç’rast treguam se “drejtësia ndërkombëtare” ka rezultuar si legjitimuese e korrupsionit lokal.
Drejtësia për Shqipërinë duhet të burojë nga brenda, e kusht për këtë janë politikanët e pakorruptueshëm e kurajoz. Kemi ndarë shqetësimin mbi privatizimet e koncesionet që po e dëmtojnë ekonominë andej e këndej kufirit, duke shkaktuar papunësi e rënie të prodhimit vendor.http://www.telegrafi.com