Ueb-faqja e famshme për këshilla për udhëtime, “Yahoo Travel”, në artikullin e saj të fundit të titulluar “5 Vendet më të Nënvlerësuara Evropiane që Duhen Vizituar Tani”, në vend parë e propozon Kosovën.
Veç Kosovës, propozohet edhe shteti tjetër shqiptar, Shqipëria, sikurse edhe Maqedonia, Mali i Zi e Rumania.
Meagen Collins, gazetarja e “Yahoo Travel”, siç transmeton Koha.net, thotë se meqë tani është fillimi i vitit dhe shumë njerëz veçse i kanë bërë listat se çfarë dëshirojnë të arrijnë këtë vit, është mirë që kësaj liste t’i shtohen edhe disa vende për t’u vizituar.
“Jo vetëm se ju inkurajojmë të udhëtoni më shumë, por dëshirojmë të ju inkurajojmë që të befasoni miqtë tuaj këtë vit dhe të zbuloni disa prej vendeve më të lënë pas dore evropiane. Dhe qëllojani çfarë? Që të gjitha këto vende janë jashtëzakonisht të bukura – dhe janë super të përballueshme. Mrekulli”, thotë Collins në artikullin e saj, transmeton Koha.net.
Gazetarja Collins thotë se këto destinacione të paparashikueshme evropiane do ju japin dëshirën e shfrenuar për bredhje dhe do ju bëjnë t’i paketoni gjësendet tuaja menjëherë, të rezervoni një biletë dhe të zbuloni të panjohurën e madhe këtë vit.
1. Kosova
Kosova, e në veçanti qyteti i Prizrenit, është vendi ynë i ri i preferuar në Evropë. Kur qëndruam atje në nëntor, dimri po afrohej dhe ditët po bëheshin më të ftohta. Por edhe përkundër kësaj, njerëzit prapëseprapë i shijonin orët e limituara me diell çdo ditë që u jepej rasti. Pamë banorë lokalë që pinin kafe në ato shumë kafenetë e qytetit, restorantet ishin përplot çdo natë dhe baret ofronin pije të lira dhe atmosferë relaksuese.
Ajo që duhet parë patjetër është pamja nga Kalaja e Prizrenit. Nëse është dita e mirë, merrni me vete edhe pajisjet për piknik dhe shoqërohuni me banorët lokalë, shumica prej të cilëve kënaqen kur bisedojnë me të huaj.
اfarë të hahet: Provoni ‘pleskavicat’, mish i pjekur i mbushur me djathë. Këtë ushqim e provuam rek restoranti “Te Syla” dhe padyshim se është më i miri në qytet – aq i mirë sa që shkuam atje çdo ditë më pas, transmeton Koha.net! اmimi është më pak se pesë dollarë, dhe shumë prej restoranteve e shërbejnë atë me sallatë dhe pomfrit (patate të skuqura).
Fakt interesant: Kosova është vendi më i ri i shekullit të 21-të. Zyrtarisht shpalli pavarësinë nga Serbia më 17 shkurt, 2008.
2. Shqipëria
Vizituam Tiranën dhe Shkodrën, por qytetet bregdetare të ‘Rivierës Shqiptare’ janë vend i famshëm që të vizitohet gjatë muajve më të nxehtë. Ky vend është i stërmbushur me bukuri natyrore sa që do të ishte turp që të mos vizitohej gjatë një udhëtimi evropian. Njerëzit janë të gjithë mikpritës, dhe bëjnë gjithçka për t’ju ndihmuar të huajve që kërkojnë ndihmë.
اfarë të hahet: Mishi i viçit duket të jetë specialitet i Shqipërisë. Ju rekomandojmë të provoni edhe pilafin shqiptar, oriz i zier me lëng mishi. Zakonisht kushton rreth 1 dollar, transmeton Koha.net. Fakt interesant: Shqipëria, Armenia, Maqedonia dhe Vatikani janë të vetmet vende evropiane që nuk kanë degë të McDonald’s-it.
Artikulli përshkruan edhe Shkupin e Maqedonisë, duke thënë se është një qytet i bukur, ndonëse është në ndërtim e sipër. Propozohet edhe që të mos ngatërrohet Republika e Maqedonisë me rajonin Maqedonia të Greqisë, pasi, siç thotë gazetarja Collins, “do të përballeni me banorë të zemëruar lokalë”.http://www.gazetaexpress.com/