Xhuzepe Katapano – THOTI fliste Shqip !

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
59089_129929300388181_4906686_n.jpg
Etimologji

Profesor Xhuzepe Katapano ishte dhe mbetet i vetmi albanolog që studioj në themel prejardhjen e racës ilire, duke bërë të drithërohen nëpër dekada shumë shkencëtar që janë marrë apo merren me studimin e antikitetit. Katapano u nis vet drejt Egjyptit për të parë dhe prekur piramidat, një nga mrekullitë e botës së lashtë, dhe u befasua kur ndeshi në shenja apo hieroglifë të çuditshme që linin hije dyshimi mbi prejardhjen e tyre. Jo pak por mbi 40 vjet iu deshën profesorit të nderuar për të bërë këtë zbulim të jashtëzakonshëm, i cili vjen i përkthyer në gjuhën shqipe me mjeshtëri nga Qemal Velija. Për të bërë këtë zbulim të jashtëzakonshëm dhe për të vërtetuar se hieroglifët e piramidave të Egjyptit e kishin bazën tek gjuha ilirishte, Prof. Katapano përdori gjatë hulumtimit të tij të gjatë, siç shprehet edhe vet, sistemin kritik të krahasimit shkencor të rrënjëve të shumë gjuhëve tepër të lashta, si “ESKUERA” baske (E-SHKUARA do të thotë, në shqip, pikërisht: gjuha e së shkuarës); shqipes; gjuhëve hitite, hebraike, arabe, aramaike dhe të tjerave, veçanërisht të gjuhës kopte- gjuhës liturgjike të të krishterëve të Egjiptit; si dhe studimet shumëvjeçare të rendit filozofik, etnografik, mitologjik, historik dhe arkeologjik, natyralist etj. Prof. Katapano hedh poshtë apo përmbys traditën shkencore, që e paraqet qytetërimin nilotik si një fryt kryqëzimesh mes 4 racave. Duke u ndalur tek etimologjia e emrit të Thot-it Prof. Katapano shpjegon, se emri përkon me kuptimin e vet burimor: thot, veta e tretë e të tashmes dëftore të foljes shqipe thom, thua, thot’. Thot-i, sipas Prof. Katapanos është krijuesi i hieroglifëve. Ai e ka ndërtuar alfabetin hieroglifik fonetik duke pasur si çelës gjuhën shqipe. Në këtë aspekt zanafilla e ilirishtes zbret në kohë mjaft më të hershme se ato që Historia ka përcaktuar; të dhëna që duhet të rikthehen në neolitik dhe ndoshta edhe në kohë të mëparshme, të afërta me origjinën e qytetërimit të Nilit, i cili, sipas rezultateve më të kujdesshme të hulumtimeve të fundit dhe studimeve të kryera, fillon me zhdukjen e Atlantidës (rreth 12.000 vjet më parë); epokë në të cilën duhet të vendoset pashmangshmërisht shfaqja e parë e vërtetuar e Thotit në Egjypt. Pikërisht, kjo e bënë të pashmangshme korrigjimin e të dhënave historike, korologjike, etnologjike, filologjike, me shumë rëndësi59089_129929303721514_6659987_n.jpg
Shtate parimet e Thotit
Të rizbulosh Thotin, këmbëngul Prof. Katapano, do të thotë të zgjerosh kufijtë e shkencës që, me dashje apo pa dashje, shpien pashmangshmërisht në metafizikë; dhe kjo është tepër e rëndësishme për njerëzimin. Sepse, duke rifituar pas shqyrtimit të çështjes kuptimin e vërtetë të jetës, që është në thelb me natyrë shpirtërore, njeriu do të jetë në gjendje të shijojë sërish gëzimet e shijes, aromave dhe kundërmimeve të papërlyera, brenda vezullimit të lavdishëm të Dritës Fillestare.
Filozofia e Thotit, na mëson Prof. Xhuzepe Katapano, ngrihet mbi shtatë parime.
Parimi i mendorësisë (Il Principio del Mentalismo)
Parimi i Përkitshmërisë (Il Principio della Corrispondenza)
Parimi i Vibrimit (Il Principio di Vibrazione)
Parimi i Polaritetit (Il Principio di Polarità)
Parimi i Ritmit (Il Principio del Ritmo)
Parimi i shkakut dhe pasojës (Il Principio di Causa e d’Efetto)
Parimi i Gjinisë ( Il Principio del Genere)
Profesor Katapano na mëson, se mbi këto shtatë parime mbështetet e gjithë shkenca moderne.Duke studiuar aktivitetin e tri herë të madhit Thot (Hermes), Prof. Katapano parashtron, përtej zbulimeve gjuhësore, filologjike, një të vërtetë të rendit sipëror: Siç tregon edhe vet, ai i heq Thotit maskën shumëvjeçare të ibisit dhe i kthen fytyrën e vërtetë: fytyrën boreale të pellazgut, të Ilirit, shëmbëlltyrën e tij të njëmendtë të udhërrëfyesit më të lartë, të themeluesit të shkencës së lashtë, që përfshinte të gjitha degët e shkencës moderne, madje edhe të tjera, ende të parizbuluara nga kjo e fundit.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Njekomb.org
 
Se di Dejzi, e kisha fjalen per postimin per librin lart.
 
Kam qejf ta lexoj dhe @Lauri per kte teme
Patjeter qe do e bejme tag :)
Katapano dhe Aristidh Kola, jane besoj nder mendjet me te ndrituara qe jane mbajtur perhere ne erresire, sidomos nga akademia jone e kultures qe per mendimin tim jane njerezit me te shitur ne Shqiperi.
 
Un vetem do lexoj te kjo tema 😁
 
Kam qejf ta lexoj dhe @Lauri per kte teme
E Ka lexuar Lauri, e Ka lexuar me kohë 🙂

Ndërsa unë të ftoj të lexosh xhevahire të ThoTh. Këtu ka fjalë, dhe udhëzime hyjnore.
Këtu ka fjalë paqe, mesime për jetën, për dije, dashuri dhe horizont hyjnor ✨👌
Bibël e Kur'an s'kanë asnjë vlerë përpara këtyre udhëzimeve të ThoTh ☝️

Do i lexoj kur te kem vakt por meqe thu ti kshu sbesoj qe Thoti te jet kaq i rencishem para kur'an e bible

Thjesht krijes e nje krijusi esht qe i kan dhan dhunti. Asgje me teper se cop mishi me 2 sy
 
Çfarë flet mor.
U bëre xheloz 😁
Lexo njëherë pastaj gjyko 🙂
 
Do i lexoj kur te kem vakt por meqe thu ti kshu sbesoj qe Thoti te jet kaq i rencishem para kur'an e bible

Thjesht krijes e nje krijusi esht qe i kan dhan dhunti. Asgje me teper se cop mishi me 2 sy
ore Thoti mund te jet krijes e Zotit ... jo e kuranit dhe e bibles mos u boni fare tani !
 
ore Thoti mund te jet krijes e Zotit ... jo e kuranit dhe e bibles mos u boni fare tani !
Or llaq djali esht ma mir me dit se sa me pas ka than ai plqki me mustaqe t perdredhme fort por e ke parasysh ku ble ate lavatriqen ene ke manualin e perdorimit?!
 
@Lauri besoj se ke dijeni per prejardhjen e Thotit ?
Jo më tepër se ç'thotë në këtë temë..

Filozofia e Thoth në udhëzime hyjnore i përshtatet mjaft udhëzimeve të Jezusit, në këndvështrimin gnostik.
 
Or llaq djali esht ma mir me dit se sa me pas ka than ai plqki me mustaqe t perdredhme fort por e ke parasysh ku ble ate lavatriqen ene ke manualin e perdorimit?!
e di mer .. me kte heci dhe un .. me mire me dit se sa me pas ... po ca hy kjo ke ajo qe thash un spo kuptoj ?
un per Thotin kom lexu , mka shty kureshtja me lexu per ate ..
dhe e dij qe prejardhja vje nga Atlantida ... qe esht shum e shummm me e vjeter se Kurani dhe Bibla !
dhe nuk mund ta quash qe Thoti esht thejsht cop mishi me dy sy ...
esht krijese e Zotit por mund te thuash qe esht me ndryshe nga njerezit normal ... tpakten kaq kam kuptu un me sa kam lexu ..
dhe po !
kur thuhet qe ai fliste shqip esht e vertet .. sepse kushdo qe e njeh mir alfabetin shqip , kupton qe esht nder nje nga me te lashtet per vet faktin se esht alfabeti me me shum shkronja .
 
@Lauri besoj se ke dijeni per prejardhjen e Thotit ?
E kisha llafin për këtë temë..mbi ThoTh dhe shkrimet në pllaka Smeralda të tij ✨👌

e di mer .. me kte heci dhe un .. me mire me dit se sa me pas ... po ca hy kjo ke ajo qe thash un spo kuptoj ?
un per Thotin kom lexu , mka shty kureshtja me lexu per ate ..
dhe e dij qe prejardhja vje nga Atlantida ... qe esht shum e shummm me e vjeter se Kurani dhe Bibla !
dhe nuk mund ta quash qe Thoti esht thejsht cop mishi me dy sy ...
esht krijese e Zotit por mund te thuash qe esht me ndryshe nga njerezit normal ... tpakten kaq kam kuptu un me sa kam lexu ..
dhe po !
kur thuhet qe ai fliste shqip esht e vertet .. sepse kushdo qe e njeh mir alfabetin shqip , kupton qe esht nder nje nga me te lashtet per vet faktin se esht alfabeti me me shum shkronja .
ore ti m'akuzove se medemek thash qe esht krijes e kur'an it ene e bibles. Un thash sbesoj qe esht kaq i rencishem . Tashi ca do me dit prej meje vllai?
 
ore ti m'akuzove se medemek thash qe esht krijes e kur'an it ene e bibles. Un thash sbesoj qe esht kaq i rencishem . Tashi ca do me dit prej meje vllai?
Jo vlla te thash , ste akuzova , thash qe nuk mund te thuash dicka te tille per dike qe ka ekzistu perpara kuranit dhe bibles
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top