Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Xhufi: LSI, jo ne qeveri

redi-

Anëtar i Respektuar
Pese anetare te kryesise se Levizjes Socialiste per Integrim i kane kerkuar kreut te saj, Ilir Meta, te terhiqet nga bashkepunimi me kryeministrin Sali Berisha per krijimin e qeverise se re.

Qendrimit te shprehur nga Pellumb Xhufi, Sabit Brokaj dhe Fatos Klosit qe ne momentet e para te marrjes se ketij vendimi i jane shtuar edhe Ndre Legisi dhe Mustafa Muci.

Grupi i rebeleve brenda LSI-se theksuan se qendrimi per kete koalicion duhet rikonsideruar per te mos u kthyer ne nje komardare per “kryeministrin e falimentit” sic e quajten ata Sali Berishen.

“Kjo bindje na detyron te apelojme publikisht tek drejtuesit e LSI-se per te ndaluar aktin final te bashkepunimit me Sali Berishen. Nuk ka qene kjo endrra jone qe para pese vjetesh e pagezuam me emrin LSI”, tha Xhufi.

Sipas tyre, ky bashkepunim jo vetem qe ka zhgenjyer mijera votues te LSI-se, por edhe do te kete kosto elektorale te pariparueshme per kete force politike.

Per nenkryetarin e Levizjes Socialiste per Integrim, Pellumb Xhufi ky koalicion do te shkaterronte identitetit e kesaj partie.

“Ne te gjithe se bashku shpresojme qe apeli yne te lexohet me qetesi dhe me konstruktivitet. Ne nuk mund t’i imponohemi askujt ashtu sikur nuk kemi ndermend te ndjekim askend ne misionin veteshkaterrues”, tha Xhufi.

Nje dite me pare kreu Ilir Meta deklaroi se LSI-ja eshte ne pritje te dates zyrtare qe kryeministri Sali Berisha do te caktoje per nisjen zyrtare te negociatave per krijimin e qeverise se re.

Burimi: Top Channel
 
Historiani Pellumb Xhufi eshte nje politikan i pjekur dhe i ekuilibruar .Kundershtimi qe ai dhe disa politikane te kryesise te LSI i bene Ilir Metes per nxitimin qe ai beri kur shpalli koalicion me Berishen eshte nje shenje e burrerise dhe formimit politik qe Pellumb Xhufi ka kohe qe manifeston jo vetem ne parlament por dhe ne jeten publike si politikan me pikpamje atdhetarizmi.Xhufi e ndjen se bashkepunimi i LSI me Berishen nuk eshte afat gjate dhe se ky bashkepunim me shume se do tja zgjase jeten qeverise Berisha 2 do te demtoje besimin e elektoratit tek LSI ne zgjedhjet e ardhshme parlamenntare,gjasat duken se nuk do te jene larg.
 
Pellumb Xhufi dhe antaret e tjere te LSI qe kundershtojne kryetarin e tyre Meta eshte nje shenje e qarte qe nje kualicjon PD-LSI nuk mund te funksjonoje. Pavarsisht deklaratave te Metes se ai po ben kualicjon me Berishen per te miren e ketij vendin qe te mos hyje ne zgjedhje te reja, ne te vertete eshte nje eturi e Ilir Metes per pushtet. Edhe nese ndodh nje mareveshje PD-LSI, ditet e ketij kualicjoni nuk jane te gjata, sepse Iliri nuk mund te deformoje voten e shumices se simpatizantve te LSI qe votun KUNDER BERISHES ne PUSHTET. Besoj se ishte nje nxitim i Ilir metes qe nuk ariti te merte as cerekun minimal te deputeteve qe ai synonte para zgjedhjeve. Deklarata E Ilir Metes para zgjedhjeve se nese partia e kryhesuar nga ai nuk merte te pakten 12 deputete do te rishikonte pozicjonin e tij si kryetar, hyrja ne kualicjon me Berishen duket se e ben ate fitues. Nje reagim negativisht i Metes kerkeses se Xhufit do te kethente LSI ne nje parti pa IDENTITET. Pellumb Xhufi tregoi burrerine, patriotizmin e tij se nuk mund te luhet me voten e mbeshtetesve te LSI. Sllogani 'koha per veprim' ka ne thelb ka pasur ne thelb qe eshte koha per argimin e Sali berishes dhe vprimi i votusve te LSI ishte vote KUNDER Sali Berishes por sjellja e nje fryme te re ne politiken shqiptare.
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top