“Xhemati i Xhihadit” kërcënon me sulme Policinë e Kosovës

Love

βeℓℓe â๓e
Kosovë, goditet grupi terrorist. “Xhemati i Xhihadit” kërcënon me sulme Policinë e Kosovës

Pjestarët e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës dhe ata të Policisë së Kosovës për hetimin e krimeve kanë arritur që të zbulojnë një grup personash të cilët dyshohen për terrorizëm. Bëhet fjalë për gjashtë persona të cilët janë arrestuar si rezultat i një operacioni në komunën e Prishtinës dhe Gjilanit. Policia dhe Agjencia Kosovare e Intelegjencës gjatë operacionit kanë gjetur sasi të mëdha armësh, përfshirë edhe eksploziv.

Burime zyrtare thonë se hetimet ndaj këtyre personave po zhvilloheshin prej kohësh. Dy prej të arrestuareve dyshohen për sulm fizik kundër dy motrave të nderit në Prishtinë, të cilat janë me shtetësi amerikane. Sulmi ndaj dy amerikaneve ka ndodhur ditën e zgjedhjeve në Kosovë, më 3 nëntor.

Në komunikatën për shtyp të policisë për këtë çështje thuhet se ky grup personash dyshohet për kontrabandim me armë dhe vepra të tjera penale. “Operacioni ishte zhvilluar para një jave me implementimin e masave të fshehta të hetimit dhe ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar, katër prej të cilëve nga Gjilani dhe dy nga Prishtina.”

Gjatë këtij operacioni janë zhvilluar shtatë bastisje në dy qytetet në fjalë, ku si prova materiale janë konfiskuar: një snajper, një karabinë, një pushkë gjysmë automatike, dy pistoleta, një pistoletë e modifikuar, rreth 1 mijë e 200 fishekë të AK-47, 1 mijë e 900 euro, dy vetura “BMW” dhe Mercedes, si dhe prova të tjera materiale.
Top Channel

“Xhemati i Xhihadit” kërcënon me sulme Policinë e Kosovës

Një komunikatë kërcënuese është lëshuar nga i ashtuquajturi “Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit në Kosovë”. Me këtë komunikatë është kërcënuar Policia e Kosovës se nëse nuk i liron gjashtë të arrestuarit, do të përballet me “sulme të dhimbshme”. Policia e Kosovës është njoftuar për këtë komunikatë dhe është duke e analizuar shkallën e seriozitetit të saj.

Komunikata e lëshuar nga adresa [email protected], thotë: Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit në Kosovë paralajmëron Policinë Terroriste të Kosovës, se në qoftë se nuk i liron Vëllezërit tanë të dashur sa më parë, do të përballen me sulme të tmerrshme dhe të dhimbshme.

“Padyshim, ne kemi burra të cilët e duan vdekjen më shumë se sa ju jetën e kësaj bote. ثshtë ushtria e Allahut e cila do të triumfoj dhe ajo e Brankoviqit e cila do të mbytet në gjakun e tyre.
Koha Ditore
 
Titulli: “Xhemati i Xhihadit” kërcënon me sulme Policinë e Kosovës

nuk me pelqeu aspak ky lajm qe ndegjova dhe pash ne mediat elektronike dhe te shkruara.
neve nuk jemi popull qe meremi apo jemi marr ndonje her me terorizem, nuk i kemi shkektuar askujt dhimbje e aq me pak bashkkombasve tane.
me vjen mire qe nuk po shof ne ket faqe as edhe nje koment nga ata qe merren me shum dhe jan te lidhur me fen e sidomos at muslimane.
vetem nje nuk po arrij ta kuptoj dhe pyes veten por edhe shume nga keta qe pas luftes ne kosov ju rreken keti sekti te basimit ku ishin gjat luftes se fundit te popullit te tyre qe beri pse nuk dolen hapur para mediave dhe duke thirrur ne emer te zotit siq bejn sot ti thon hordhive qetnike se do ju shkatrrojm dhimbshem. por dalin dhe bejn e thon para vllezerve e motrave. turp per ta jo jo zotrinje te nderuar as vet zoti nik thot te besh keq siq ju pretendoni e per mos e zgjatur me shum per juXHIHADITA( MUTA TE MUTAV)do kisha vetem nje porosi hiqni ato perde para syve tuaj kthjelluni sa nuk eshte ber vone
 
He mi ca thu mi motra mire ! :D
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top