Xhelozia tek femijet

The Game©

Antar Aktiv
Sic e dimë fëmija përfiton veti të mira dhe jo të mira nga veprimet e prindërve dhe te afërmve. Prindërit duhet ta dine se shtimi i disa zakoneve të reja e të dobishme, mbi disa zakone trashëgimtare formojnë personalitetein e fëmijës e cila fillon që nga koha e lindjes e deri ne moshën e pjekurisë. Gjatë kësaj periudhe dalin në dukje tek fëmija disa sjellje normale, pra nuk kërkon ndërhyrjen e askujt. E disa sjellje jo-normale qe kërkon ndërhyrjen e mjekesise për shërimin e tyre, e disa te tjera te cilat nuk shërohen me te por me kalimin e kohës si p.sh. humbja e oreksit, frika, xhelozia etj.



Për xhelozinë tek fëmijët flet doktor Amir Harithi, i cili thotë: Xhelozia është dicka e natyrshme e cila gjendet tek të gjithë fëmijët dhe në pamje te ndryshme si p.sh. urinimi me dëshire ne gjumë, mbyllja e syve në mënyrë nervoze, goditja e tokës me këmbë, dëshira për të urinuar shpesh, kërkimi prej nënës se tij që ta mbajë në krah apo t'i japë të hajë me dorën e saj, dëshira për t'iu kthyer biberonit përsëri, të folurit sikur fëmijët e vegjël, negativiteti, refuzimi i ushqimit, shndërrimi në fëmije me naze dhe prishës i lodrave te tij. Duhet që nëna t'i vërë re këto gjëra dhe të mundohet ti eliminojë ato.



Doktor Harithi shton: "Në mënyrë qe te mjekojmë xhelozinë na duhet fillimisht të dimë se si vjen ajo, dhe të mundohemi ta pengojmë atë. Ja si fillon ajo. Ne momentin e afrimit të kohës së lindjes së fëmijës së dytë e largojmë femijen e pare për disa ditë nga nëna e tij derisa ajo të dalë nga spitali, kur del nga spitali është akoma e lodhur dhe ka nevoje te pushoje, ai mundohet të afrohet pranë nënës së tij për mungesën e gjatë që ndodhi mes tyre, por nuk e gjen ashtu sic ai e do. Pasi nena rehatohet, cohet e interesohet për të voglin, dhe kështu natyrisht koha për interesimin e tij zvogelohet. Më pas fillojnë vizitat nga familja dhe të afërmit për të uruar ardhjen e foshnjës së vogël, pra cdo gjë dhe gjithë koha për musafirin e ri, keto jane te gjitha mesime per te, ndikojne pozitivisht apo negativisht kjo varet sesi nena e tij do te veproje me te.



Vazhdimisht i vogli eshte në kraharor të nënës e ai shkon në krevat i mërzitur ngaqë nëna është e zënë gjithmonë më te voglin. Dhe në këtë mënyrë mendon se e ka humbur dashurinë e nënës së tij, e mbasi rritet pak shikon se dënohet per gjëra të cilat lejohen të kryhen nga vëllai i tij i vogël, dhe ai nuk e kupton këtë apo është i vogël për të kuptuar shkakun. Prandaj në këtë rast shtohet xhelozia.

Ndërsa xhelozia tek fëmija e vogël fillon atëherë kur i madhi shkon në shkollë, dhe e gjithë familja interesohet për të, ku njëri prej prindërve e merr për dore e ai ne pikë të gëzimit e percjell për në shkollë.


Doktor Harithe shton gjithashtu se "Eshtë shumë e vështirë ta pranojë fëmija dy-vjecar ardhjen e fëmijës së dytë dhe ai me urdhërat: mos bëj kështu e mos bëj ashtu. Zgjidhja më e përshtatshme për këtë problem është mos ndryshimi i orarit të përditshëm të fëmijës së madh mbas ardhjes së fëmijës së dytë, ose eleminimin e shkaqeve të xhelozizë, dhe mjekimin e saj.



Nga bazat e mjekimit të xhelozizë është: të dukesh përpara fëmijës se cdo gjë që ai e bën është normale, dhe duke komunikuar me të me dashuri dhe respect. Fëmija xheloz në përgjithësi është fëmi jo i lumtur, dhe duhet që nëna të bëjë cështë e mundur që ta bëjë fëmijën e saj të lumtur.



Duhet që nëna të pakësojë dënimin e tij edhe sikur ai të dëmtojë vëllain e tij të vogël. Qëllimi është që ai të lozë me të e të ndihmojë nënën e tij në kujdesjen e vëllait të vogël. Në rast se ai e rreh atë atëherë duhet që nëna ta largojë nga vëllai i tij duke e bërë që të jetë i zënë, ose te luaj larg tij, e mos ta dënojë aspak por përkundrazi ti dhurojë atij dashuri dhe siguri. Gjithashtu në rast se fëmija thyen apo prish lodrat e tij mos i bertit, por mundohu qe ai të luaje me dicka tjetër përvec atyre që prish, dhe dhuroji atij dashuri, ngrohtësi e siguri, cdo mënyrë dënimi do ta shtonte problemin më shumë.



Nga sjelljet e xhelozizë gjithashtu janë edhe thithja e gishtit, urinimi me dëshirë dhe dëshira për prishjen e gjithckaje. Mjekimi i kësaj është të verifikojmë shkaqet që e kanë bërë fëmijën të mos ndiejë siguri, dhe mjekimi i saj jo vetëm në pamjen e jashtme, por ta mjekojmë atë me themel, në mënyrë që të jetojë i madhi dhe i vogli në lumturi, në lidhje te devotshme familjare.
 
Titulli: Xhelozia tek femijet

Sidomos ne kohet e sotme xhelozia ne familje eshte vertet e papare.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top