Xhelozia tek fëmija i parë pas lindjes së fëmijës tjetër

Kresha

A pretty face can never trick me


Sic e dimë fëmija fiton shprehi e zakone pozitive dhe negative nga veprimet e prindërve dhe te afërmve të tij. Prindërit duhet ta dine se shtimi i disa zakoneve të reja e të dobishme, mbi disa zakone trashëgimtare formojnë, gradualisht, personalitetein e fëmijës e cila fillon që nga koha e lindjes e deri ne moshën e pjekurisë.
Për xhelozinë tek fëmijët flet doktor Amir Harithi, i cili thotë: "Xhelozia është dicka e natyrshme, e cila shfaqet tek të gjithë fëmijët dhe në mënyra te ndryshme si p.sh. urinimi me dëshire ne gjumë, mbyllja e syve në mënyrë nervoze, goditja e tokës me këmbë, dëshira për të urinuar shpesh, kërkimi prej nënës se tij që ta mbajë në krah apo t'i japë të hajë me dorën e saj, dëshira për t'iu kthyer biberonit përsëri, të folurit sikur fëmijët e vegjël, negativiteti, refuzimi i ushqimit, shndërrimi në fëmije me naze dhe prishës i lodrave te tij. Këshillohet që nëna të tregohet e kujdesshme në vënien re të këtyre sjelljeve dhe në eleminimin e tyre."
Doktor Harithi shton: "Që të trajtojmë xhelozinë, na duhet fillimisht të dimë se si vjen ajo, dhe të mundohemi ta parandalojmë atë. Ja si fillon e shfaqet xhelozia tek fëmijët. Ne momentin e afrimit të kohës së lindjes së fëmijës së dytë e largojmë femijen e pare për disa ditë nga nëna e tij derisa ajo të dalë nga spitali Kur del nga spitali ajo është akoma e lodhur dhe ka nevoje të pushojë.Fëmija mundohet të afrohet pranë nënës së tij pas mungesës së gjatë që ndodhi mes tyre, por nuk e gjen ashtu siç do ai. Pasi nëna stabilizohet, fillon të interesohet për beben e posalindur, duke i kushtuar gjithnjë e më pak kohë fëmijës së parë. Më pas fillojnë vizitat nga familja dhe të afërmit për të uruar ardhjen e foshnjës së vogël, të cilët flasin përgjithësisht për beben e vogël, duke theksuar tek fëmija i parë daljen nga fokusi i vëmendjes.
Gradualisht fëmija i parë fillon të besojë se prindërit nuk e duan më, ose e duan pak. Me rritjen e moshës, fëmija i parë ndihet keq dhe bëhet xheloz edhe kur qortohet apo dënohet nga prindërit për gjëra të cilat i lejohen më të voglit.
Xhelozia tek fëmija i vogël fillon atëherë kur i madhi shkon në shkollë, dhe e gjithë familja interesohet për të, ku njëri prej prindërve e merr për dore e dhe me gëzim e percjell për në shkollë.
Doktor Harithe shton gjithashtu se "Eshtë shumë e vështirë ta pranohet nga fëmija dy-vjecar ardhja në familje e fëmijës së dytë. Zgjidhja më e përshtatshme për këtë problem është mos ndryshimi i orarit të përditshëm të fëmijës së madh mbas ardhjes së fëmijës së dytë, si dhe eleminimin e shkaqeve të xhelozizë, dhe korrigjimi i situatave që shkaktojnë keqkuptimin apo hatërmbetjen e fëmijës.
Fëmija xheloz në përgjithësi është fëmijë jo i lumtur, dhe duhet që nëna të bëjë cështë e mundur që ta lumturojë atë me kujdesje, vëmendje, siguri, dhurata, lëvdata, etj.
Duhet që nëna të minimizojë qortimin apo dënimin e fëmijës së madh, edhe sikur ai të dëmtojë fëmijën e vogël. Eshte e rëndësishme që të stimulohet tek fëmija i madh ndjesia e "partnerit" për fëmijën pasardhës, përkundër asaj të "rivalit.
Ndër sjelljet e xhelozizë, gjithashtu janë edhe thithja e gishtit, urinimi me dëshirë dhe dëshira për prishjen e gjithckaje. Duhet të verifikojmë shkaqet që e kanë bërë fëmijën të ndiejë pasiguri, armiqësi, brengosje. Shkaqeve duhet tu kushtojme vëmendje dhe ti konsiderojmë me kujdes dhe maturi pa anashkaluar asnjë detaj, në mënyrë që trajtimi i tyre të jetë sa më i plotë dhe efikas, dhe kjo fazë kalimtare të shmanget apo amortizohet, pa lënë pasoja në personalitetin e fëmijës.
 
Lover sorry qe se lexova gjithe postimin...Sdq mu kujtua tani mbesa ime kur i lindi vellai i saj.Fillimisht u be xheloze pasi ne kushtonim me shume vemendje nipit se ishte me i vogel...Por tani jo qe nuk jane xheloz per njeri tjetrin,por jane shume te lidhur dhe bejne shume per njeri tjetrin...
 
Eshte e vertete kjo. Shembull konkret jam une. Nje vella pas 4 motrave. Une djal hasreti, prinderit benin gjithqka per mua dhe, me nje far menyre pat lindur xhelozia tek motrat. Por tani jo, ka kohe qe edhe motrat bejne gjithqka per mua. Raste te tilla ka shume.
 
Ka shume rendesi taktika qe perdorin prinderit.

Eh kush eshte ai qe nuk do te kete gjithe vemendjen, perkedheljet, nga femija e deri tek gjyshi. Normalisht qe ndjenja e xhelozise eshte e paevitueshme, mirepo me nje taktike profesionale nga ana e prinderve, edhe femija me i madh ndjehet me pergjigjes per vellain/motren e vogel, me i dobishem per te.

Mbesa ime e madhe psh, ben rolin e "nenes" me motren e saj me te vogel. Keshtu edhe ajo perfiton dicka. Nuk kishte gje me te bukur te shikoje sesi mbesa ime e madhe ishte e vetmja qe dinte ta bente te qeshte bebin e vogel, madje duke i kthyer prinderit ne xheloze kesaj rradhe :D
 
Une me vellain kemi nje vit diference dhe kur lindi vellai ,une isha akoma shuuume e vogel.Mami me ka thene,se nuk behesha xheloze,madje edhe une kujdesesha per vellain.:DPor kishte nga ato raste qe edhe une si cdo femije kisha nevoje per perkedhelje,por prape pa xhelozi.
Nuk jam bere ndonjehere xheloze per vellain!
 
Ne fakt ne familjen time ka ndodhur e kunderta ,kam qene gjithmone xheloze per motren time te madhe :D,megjithese mua me kane perkedhelur me shume prinderit.
Per motren e vogel po e po, shume grifshe e xheloze e keqe jam :D ,kur behet fjale per dashuri dhe ajo prinderore eshte nder dashurite e mia me te shtrenjta.
Mendoj se xhelozia midis femijeve ne nje familje, per pune dashurish prinderore varet edhe nga karakteri i femijes ,pervecse nga edukimi i prinderve.
Une kam qene e "privilegjuara" e familjes edhe prap xheloze ncnc :p,nam kam lene derisa e kuptova qe prinderit na donin njesoj :D
Ndersa per vellain asnjehere xheloze e kam pike te dobet vete jo me familjaret e tjere :)
 
Eshte e vertete kjo. Shembull konkret jam une. Nje vella pas 4 motrave. Une djal hasreti, prinderit benin gjithqka per mua dhe, me nje far menyre pat lindur xhelozia tek motrat. Por tani jo, ka kohe qe edhe motrat bejne gjithqka per mua. Raste te tilla ka shume.

Ndersa une,kam qene xheloze per vellain.Vellai im lindi pas 5 vajzave dhe i gjithe farefisi vetem tek ai e kishin mendjen.Nuk guxoja te zihesha me te,kur ma bente borxh kuptohet se te bertiturat i merrja une.Po me e bukura ishte se jo shume nga familja por nga komshinjte e te afermit e tjere...:D :D :D
 
Redaktimi i fundit:
Hahaha :D Zoti ta ruajt vellane ! Duaje ate :p
 
ne po i bejme qe tani djalit leksione per te mos patur zili motren qe do ti vije per nja 4 muaj:D:D
ne i flasim ai hidhet dhe thote "babi ti fut nje grusht bebes tani qe eshte ne barkun e mamit??? LOLLOLLOL

LOL LOL LOL Nga ka marre djali?? Me siguri nga ty..:D :D
 
ne po i bejme qe tani djalit leksione per te mos patur zili motren qe do ti vije per nja 4 muaj:D:D
ne i flasim ai hidhet dhe thote "babi ti fut nje grusht bebes tani qe eshte ne barkun e mamit??? LOLLOLLOL

Hahahahaha LOL LOL LOL LOL
 
Nuk eshte vetem xhelozi ajo e femijes se pare.
Duke qene femija i pare, e di shume mire qe prinderit ndryshojne sjellje me femijen e pare pas lindjes se te dytit. Harrojne, qe jane akoma femije, edhe pse lindi i dyti, i shohin si me te medhenj, prandaj femijet e pare sikur rriten me shpejt.
Kushurira ime qe ka dy femije. Me tha qe ne castin kur i hyri femija e pare ne maternitet per ta takuar, iu duk ne moment me e rritur, dhe prandaj perpiqet qe te jete me e drejte me femijen e pare, megjithese eshte e veshtire.
 
Kjo gje ndodh dhe me babane, qe shpesh her mbas qe lindet femija ndihet i neglizhuar nga gruaja e tij dhe krijohet xhelozi per femine e tij...

Tek nje femije i vogel eshte me se normale te ndihet xheloz, sepse deri ne ate kohe ka qen qendra e vemendjes ne familje dhe gjithcka rotullohej ne interesin e tij...dhe pernjex doli nje bebe qe i mori gjith "privilegjet"...
Por dhe kjo zgjidhet duke patur kujdes nga mamaja ti "poerkedheli" te 2 femijet nje lloje:)
 
me mire nje kalama se s'ka xhelozi:p

:eek:k....un jam vajze e vetme dhe skam patur normalisht kurre probleme te tilla,por me sa kam degjuar..........ndodhin keto......dhe femija me i madh gjen me 'teper' ngrohtesi tek babai.............:konfuz:
 
Ka shume rendesi taktika qe perdorin prinderit.

Jam shume dakort me kete, kjo eshte kryesorja. :)

Si femija i madh qe jam, kam pas çaste xhelozie per vellaun por jo kur ishte i vogel fare. Ishte xhelozi qe nuk duhet te ishte faktikisht. Mami na puthte çdo mengjes por une jam tip qe s'me pelqente te ma prishnin gjumin dhe i thoja qe mos me puth. Kur e shifja te puthte vellaun behesha xheloze dhe i thoja "po mua pse s'me puth?" LOL LOL
Kam qene gjithmone tipi qe duhet te kujdesesha per vllaun dhe gjithmone rrinim bashke, dilnim bashke, luanim bashke. Nese ishte ai diku, do isha dhe une prezent patjeter. Arritem deri aty sa une i ndihmoja prinderit per ta bindur kur ai nuk degjonte.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top