Xheloze për Oprah

elbruna

Anëtar i Respektuar
Michelle Obama e urren lidhjen e afërt të bashkëshortit të saj Barack me Oprah Winfrey aq shumë, saqë po shkaktohen probleme edhe në martesën e tyre.

Sipas tabloidit amerikan NATIONAL ENQUIRER Zonja e Parë dëshiron që i shoqi të jetë indiferent ndaj Oprah, por ky i fundit nuk ja ka vënë veshin. Michelle ka qenë shumë e nevrikosur kur Barack pranoi që mikesha e tij të bënte një puntatë speciale në periudhën e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë. “Martesa e tyre së fundmi ka qenë si një fushëbetejë. Në publik ata përpiqen të duken të bashkuar e të lumtur, por sapo kthehen në shtëpi heqin dorezat e nëse nuk zihen, shohin në drejtime të ndryshme. Michelle është shumë xheloze për kohën që Barack kalon me Oprah. Që prej zgjedhjeve Michele i ka qëndruar ftohtë Oprah‐s. Madje i ka thënë “Në këtë shtëpi ka vend vetëm për një Zonjë të Parë dhe ajo jam unë!”. Më besoni, kur e thotë e ka me të vërtetë”,‐ ka thënë burimi i brendshëm.

Në nëntor 2009 thuhet se Oprah u trishtua shumë kur Michelle vendosi t’a mbante jashtë rrethit të saj të brendshëm në Shtëpinë e Bardhë. “Oprah u mërzit shumë. Nuk ja kishte idenë se Michelle ishte xheloze për të, në lidhje me ndikimin që kishte tek Barack. Ajo urrente mënyrën që i shoqi diskutonte me të shoqin mbi strategjitë apo kur dilte sapo ajo e telefononte. Xhelozia e ka brejtur përbrenda Michelle. Gjatë fushatës ajo u gëzua kur Oprah nuk u bë pjesë e administratës. Oprah mendonte të ishte këshilluese e afërt e presidentit dhe vizituese e rregullt në Shtëpinë e bardhë. Ajo madje kishte planifikuar dhe të ridekoronte dhomën e famshme të gjumit LINCOLN, e cila është e rezervuar për miqtë specialë të familjes së parë amerikane. Megjithatë në dhjetë muajt e administratës Obama, Oprah e ka vizituar Shtëpinë e Bardhë vetëm dy herë, njëra prej të cilave ishte për të bërë intervistën me Michelle për revistën O. Oprah shkoi me mikeshën e saj Gayle King dhe u shokua kur Michelle ishte e ftohtë dhe e largët. Madje më keq akoma, e injoroi prezencën e Oprah dhe u soll sikur ajo nuk ishte fare aty. Që prej asokohe diva televizive u përpoq që të përmirësonte këtë çarje në marrëdhënien me Zonjën e Parë të Amerikës ”. Por a ja ka arritur qëllimit?
NRG radi
 
Titulli: Xheloze për Oprah

raundin e pare te ndeshjes e mbaj une:D:D:D


p.s i bej thirrje presidentit,ta degjoje gruan,nese nuk don t ket ndonje te papritur!!hahahahhahahahaha
 
Back
Top