Xhelal Mziu lirohet nga burgu, Apeli: Detyrim paraqitje

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
"...nuk ekzistojnë shkaqe për t’u mbajtur në qeli"

mziu-me-pranga-320x227.jpg


Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, ka lënë qelinë e burgut dhe do të hetohet në gjendje të lirë. Gjykata e Apelit ka ndryshuar sot masën e sigurisë për Mziun nga arrest me burg në detyrim paraqitje, duke e argumentuar vendimin se nuk ekzistojnë shkaqet dhe rrethanat për ta mbajtur në qeli.

Sipas avokatit mbrojtës, Genci Gjokutaj, kreu i Bashkisë së Kamzës nuk ka shpërdoruar detyrën dhe nuk ka kryer asnjë shkelje. Vendimi është pritur me duartrokitje jashtë ambjenteve të Gjykatës së Apelit, ku ishin grumbulluar disa banorë të Kamzës.

Kryetari i Bashkisë Kamëz u arrestua në 20 dhjetor pasi akuzohet për pabarazi në tenderin e ndërtimit të rrugës Valias i Ri-Laknas. Arrestimi erdhi pas një hetimi, i cili kishte nisur disa muaj më parë nga krimi ekonomik në Policinë e Tiranës. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj drejtorit juridik në Bashkinë e Kamzës, Atli Hoti, i cili është shpallur në kërkim.

Rreth 800 milionë lekë ka qenë fondi i segmentit rrugor Valias i Ri-Laknas dhe Mziu akuzohet se ka skualifikuar ofertën më të ulët ofruar në një kompani, duke ia lënë tenderin një kompanie tjetër, e cila kishte ofruar rreth 200 milionë lekë më pak sesa shuma prej 800 milionë lekësh.

Xhelal Mziu, 46 vjeç, ushtron mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë së Kamzës.



13 Janar 2014 (gazeta-Shqip.com)

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Xhelal Mziu lirohet nga burgu, Apeli: Detyrim paraqitje

Kur ka pasur ndonjehere shkaqe per te mbajtur ne burg politikanet?
KURRE!!!
Do mbetesha shume i zhgenjyer nga drejtesia shqiptare po ta mbanin ne burg kete :haha
 
Titulli: Xhelal Mziu lirohet nga burgu, Apeli: Detyrim paraqitje

Ehhh prandaj shkojme keshtu ne edhe do vazhdojme te shkojme
 
Pe: Xhelal Mziu lirohet nga burgu, Apeli: Detyrim paraqitje

ahahhahahahahah Show Mediatik se asgje sndodh qe te denohet nje politikan.
 
Titulli: Xhelal Mziu lirohet nga burgu, Apeli: Detyrim paraqitje

motra ime e ka pasur pedagog nje njeri qe edhe diplomen e kishte te blere--u gezua se tha na u hoq qafe por i zgjati pak gezimi.
 
Titulli: Xhelal Mziu lirohet nga burgu, Apeli: Detyrim paraqitje

Kta dreqet behen heronj me I fut ne burg, pra pervec hajduta dhe heronj.
 
Pe: Titulli: Xhelal Mziu lirohet nga burgu, Apeli: Detyrim paraqitje

Kta dreqet behen heronj me I fut ne burg, pra pervec hajduta dhe heronj.

Marla hahahahahahh o sa kam qesh se ku e kam ngju kete shprehje ne nje film tamon keta po ti cosh per gjykata bohen heronje lol lol lol
 
Titulli: Xhelal Mziu lirohet nga burgu, Apeli: Detyrim paraqitje

Realisht arrestimi i Xhelalit ka qene politik. Rama dhe grupi i shurupit zgjodhen nga PD-ja Xhelalin ta bejne shembull, te lajne lesh ne te por edhe ketu dolen huq, si gjithmone dyfeqe te plasur.

Ne zonat e forta te PD kerkojne te hyjne me force (si dikur baballaret e tyre) por PD ka hedhur ne kosh te plehrave baballaret e ketyre qe jane sot, jo me keto kone.

Nese Xhelali ka demtuar edhe me nje qindarke pasurine publike te denohet, s'ka asnje dileme ne kete, por menyra sesi u sollen bazhibozuket e pushtetit, sesi drejtesia procedoi me dy standarde me binden plotesisht se ky ishte arrestim politik.

Mustaqja socialist i Vlores u kap me presh, bash me presh ne duar ku kishte fallsifikuar lejet e dhena dhe gjykata vendosi ta gjykoje ne gjendje te lire, Xhelali i shkrete u perfol per nje tender qe eshte anulluar dhe e mbajten ne brug deri sa foli apeli.

Keto dy standarde nuk i hane as qente qe sillen te selia e PS.


hajduti
 
Back
Top