Xhelal Mziu kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, gjyqi më 13 janar

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
mziu.jpg


Gjykata e Apelit do të zhvillojë më 13 janar seancën gjyqësore për kreun e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Apeli ka regjistruar kërkesën për apelimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Kamzës. Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Mziun i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tenderë.

Kryetari i Bashkisë Kamëz u arrestua në 20 dhjetor pasi akuzohet për pabarazi në tenderin e ndërtimit të rrugës Valias i Ri-Laknas. Ai i ka kundërshtuar vazhdimisht akuzat duke deklaruar se është i pafajshëm. Xhelal Mziu, i zgjedhur në krye të Bashkisë së Kamzës në vitin 2007, aktualisht po ushtronte detyrën e kryebashkiakut në mandatin e tij të dytë, i rizgjedhur në vitin 2011.

8 janar 2013 (gazeta-Shqip.com)
 
Back
Top