Xhamia

Kresha

A pretty face can never trick me



Xhamia është të kuptosh:

Xhamia i ka mësuar besimtarit se si të mendojë. Atij i ka mesuar se si ti kuptojë gjërat e kësaj jete dhe mirësitë e tyre. I ka vendosur në zemër të kuptuarit e drejtë. Besimtari kur hyn në xhami e kupton se si duhet të kuptohet çdo gjë pastaj kupton të kuptuarit e vërtetë dhe kudo që shok merr me vete dhe të kuptuarit që i ka mesuar xhamia.

Xhamia është histori:


Pejgamberi a.s pasi emigroi në Medine puna e parë që bëri ishte ndërtimi i një xhamie. Kjo xhami nuk u bë vetëm qendra e tubimeve fetare por edhe e tubimeve të jetës së përditshme. Nëse na lejohet të themi se kush është fillimi i qytetërimit Islam mund të themi me plot besim se është xhamia. Të gjitha xhamitë në mbarë botën janë shembujt e kësaj xhamie. Muslimanët kudo që kanë emigruar puna e parë e tyre ka qënë ndërtimi i një xhamie. Për këtë arsye ndërtimi i xhamisë për muslimanët është quajtur një ndër adhurimet më të mëdha ndaj All-llahut xh.sh. Xhamitë për muslimanët janë gjurmët e historisë së tyre. Xhamia është sikur historia të kujton të kaluarën, është dhe aq bujare sa historia. Xhamia është një dritare që nuk të kujton vetëm të kaluarën por dhe të hap horizontin për të ardhmen.

Xhamia është qytetërim:

Qytetërimi është e vërteta që pasqyrohet mbi popullin e vendit ku jetojnë. Qyteterimin e popullit musliman e paqyron xhamia sepse në çdo vend musliman qendra e qytetërimit është xhamia, pra qendra e vendit ku jetojnë. Jeta dhe e vërteta e qytetërimit janë bashkuar nën kuben e xhamisë. Kur muslimani shikon drejt xhamisë kujton dhe një herë se qendra e tij është xhamia e xhamia i kujton gjithmonë se është krijuar nga një Zot dhe se duhet të jetojë gjithmonë nën ushtrimin e urdhërave të krijuesit të tij. Kështu qytetërimi që merret nën kuben e xhamisë hapet në qytetërimin që ekziston nën kuben e qiellit.

Xhamia është art:

Xhamia duke qenë rrënja e qytetërimit në të njëjten kohë është dhe fruti më i madh i qytetërimit. اdo qytetërim ka periudhën e tij të ndërtimit dhe ne fund pasqyron arritjen më të madhe të tij pra artin. Në qytetërimin e Islamit xhamia ka një vend shumë të veçantë. Xhamia nuk përmban vetëm punimet artistike brenda saj ajo mban dhe pasqyrimin e besimit të muslimanëve. Xhamia nga një anë mbanë në vete estetiken e vendit ku ndodhet dhe nga ana tjetër mbanë në vete atë shenjtërimin që i takon dhe këto të dyja i mbartë nga nje kohë në tjetrën e kështu i bën të pa vdekshme.

Xhamia është adhurim:

Muslimani ndjenjat më të forta ndaj All-llahut xh.sh i ndien kur është para Tij pra gjatë adhurimit. Kjo ndjenjë thuajse është ngjeshur bashkë me mihrabin (vendin e imamit ne xhami). Për këte arsye adhurimi i të gjithë besimtarëve mblidhet tek imami i cili u prinë në atë adhurim. Muslimani me të hedhur hapin e parë për ne xhami hyn në adhurim. Sepse xhamia më shumë se çdo gjë tjetër është një vend adhurimi e duke qenë kështu e fut njeriun në mendim ndaj Krijuesit. Në këtë shtëpi të All-llahut nuk hyhet pa patur abdest sepse ky është një vend adhurimi e adhurimi nuk bëhet pa qenë i pastër. Në këtë shtëpi hyhet sikur nuk do të dilet më nga ky vend.

Xhamia është barazi:

Muslimani kur vjen në xhami i lë në një anë të gjitha pozitat që kanë të bëjnë me këte botë. Ky njeri tashmë e ka lënë anash poziten, pasurinë, famën etj.. këtu është si nje besimtarë i thjeshtë si gjithë të tjerët. Në këtë vend nuk i mbet tjetër vetëm se ti lutet All-llahut xh.sh si rob i Tiji. Këtu në këtë vend nuk kanë vlerë ato gjëra të kësaj bote që mund të sjellë njeriu. Këtu e kupton se çdo njeri është i barabartë, këtu e kupton se çdo gjë është e pa vlerë vetëm ato gjëra që bëhen me zemër të pastër janë të vlefshme.

Xhamia është bashkim:

Besimtarët që falin namaz sëbashku në një rrjesht duke u mbështetur në njëri-tjetrin mësojnë ti ngrejnë hallet e kësaj bote të gjithë sëbashku. Nëse njëri prej tyre prish rrjeshtin dihet se rrjeshti është prishur. Kjo gjë u ka dhënë atyre mësimin që në jetë gjithmonë duhet të mbështesin njëri-tjetrin. Muezini këndon ezanin nga minareja e cila simbolizon njësimin i kujton besimtarëve se erdhi koha për tu takuar me krijuesin e tyre. Me një herë lënë punët e tyre të kësaj bote dhe vrapojnë drejtë asaj që i bën të ndjehen mirë drejtë asaj që u tregon origjinën e tyre.

Xhamia është mbrojtje:

Muslimani kur ngel pa mbështetje ose pa mbrojtje kërkon një vend që të strehohet e ky vend është vendi i vetëm xhamia. Xhamia i hap krahët e mëshirës she e përqafon besimtarin të cilin ka ardhur për tu mbështetur në të. Në të vërtetë burimi i të gjithë vendeve mbrojtëse është xhamia. Xhamia është vend mbështetës dhe për ata të cilët nuk besojnë. Muslimani i di shumë mirë se të gjitha mirësitë vijnë nga Krijuesi me të cilin takohet në këtë vend mbështetje. Xhamia është nënë për ata të cilët besojnë dhe mbështetën në të ndërsa për ata të cilët nuk besojnë është shpresë.

Xhamia është vend bisede:

Dera e xhamisë është e hapur për të gjithë njerëzimin. Dhe muslimani është sikur xhamia, ia ka hapur derën e zemrës gjithëve. Kur hyn në xhami besimtari takohet me Krijuesin e tij dhe lidhet nga ana shpirtërore me të gjithë. Me anë të këtyre lidhjeve të dyanshme njeriu e ndjenë veten në një mjedis bisede shpirtërore të ngrohtë. Por në këtë bisede nuk flasin gjuhët, flasin zemrat.

Xhamia është dituri:

Muslimani kur vjen në xhami ia hap zemrën mjedisit shpirtëror. Dhe mendjen ia hap diturisë. Sepse xhamia ka ardhur si një qendër diturie. اdo fjalë që thuhet në predikim i hap horizontin besimtarit. اdo fjalë që flitet nga vendi i imamit është e vlefshme të vlerësohet dhe nje herë. Xhamia është burimi i diturisë sepse vetëm me ane të xhamisë mund ta kuptojme se çfarë ka kaluar me parë ne histori. Ne këtë vend ndjehet ajo aroma e historisë. E drejta është përzier vetëm me të drejtën në këtë vend pra mishi dhe kocka janë në një vend. Për këtë arsye në xhami hyhet me një rrespekt të madh. Ky vend është bërë vendi i lartësisë morale. Kushdo që ka hyrë në xhami dhe ka kuptuar se çfarë do të thotë moral e kupton se aty ku nuk ka moral nuk ka dije dhe aty ku nuk ka drejtësi nuk ka mësim diturie.

Xhamia është dashuri:

Dituria e vërtetë mësohet vetëm me dashuri sepse dashuria të afron aty ku duhet. Muslimani hyn në xhami gjithe dashuri dhe ushqen dashuri për të. Besimtari dhe xhamia e pajtojnë dashurinë me të tjerët. Për këtë arsye kudo që ka xhami ka dhe dashuri. Xhamia i mëson diturinë besimtarit me dashuri gjithashtu i meson dhe si ta mbaje dashurinë në zemrën e tij. Xhamia atyrë që jane mbështetur në të i mbanë me dashuri, atyrë që adhurojnë në të u shpërndanë dashuri, atyrë që qajnë i shikon me dashuri, për ata që qeshin nuk e mbyll derën e dashurisë dhe atyre që vijnë me dashuri ne të u mëson se kush është dashuria e vërtetë dhe kush duhet të dashurohet.

Xhamia është prehje:

Atyre që u mëson diturinë dhe dashurinë xhamia u mëson dhe prehjen. U mëson se burimi i të gjithave është kjo xhami keshtu që dhe vendi i prehjes është po kjo xhami. Kështu besimtari ndjehet gjithmonë nën hijen e xhamisë. E di shumë mirë se çfarë është xhamia dhe e kupton se kush është krijuesi i gjithçkaje.

Xhamia është vend pastrimi:


Besimtari hyn në xhami duke i dhënë mendjen, zemrën dhe shpirtin. Gjatë hyrjes në xhami ai ka pastruar trupin e tij. Xhamia i ka hapur gjithmonë dyert për njerëzit. Besimtarit i ka hapur dyert e mëshirës së All-llahut xh.sh. Në këte mëshirë mund të hynë vetëm ata të cilët janë pastruar. Në fillim besimtari pastrohet nga gjynahet pastaj lehtësohet shpirtërisht e pastaj ndjen lumturinë shpirtërore që ia dhuron xhamia.



Xhamia është të mos jetosh dot pa të:

Siç është besimtari gjithmone brenda ne xhami ashtu është dhe xhamia brenda në zemrën e besimtarit. Besimtari e vizaton hartën e rrugës së tij me anë të xhamisë. E ka kuptuar se nuk mund të jetojë dot pa të. E ka kuptuar se pronari i vërtetë i sajë është All-llahu xh.sh. e ka kuptuar më në fund se pse ka jetuar se pse ka punuar e ka sakrifikuar. Pra për të fituar mëshirën e All-llahut xh.sh të cilën e simbolizon kjo xhamia ku pa të nuk mund të jetojë një besimtarë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top