Xhamia që sot frymoi kuq e zi (Video)

Kresha

A pretty face can never trick me


Atdheu e besimi janë shkrirë në një, në ditën kur shqiptarët shënojnë 102-vjetorin e mëvetësisë së Shqipërisë.



Minarja e xhamisë së Kraishtes së Lipjanit pos që ka shërbyer për ezanin, ka frymuar kuq e zi.

Flamujt kombëtarë, veshjet tradicionale dhe plisat e bardhë kanë qenë imazhi kryesor i xhamisë së fshatit këtë të premte të 28 Nëntori, raporton KTV.

Bashkë më qindra besimtarë me plisa në kokë, në sexhde janë përkulur edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, kreu i Lipjanit, Imri Ahmeti, dhe ish-kryetari, Shukri Buja.

Tërnava, duke uruar festën e Flamurit Kombëtar, ka bërë thirrje që shqiptarët të mos i lëshojnë trojet e tyre.
E, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka theksuar se pos që duhet të kujtojmë të kaluarën e lavdishme të shqiptarëve, duhet të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi për të ardhmen, transmeton Koha.net.

E në cilësinë e gjeneralit, xhematit i është drejtuar Shukri Buja, i cili për disa vjet ka udhëhequr Lipjanin.


[video]//player.vimeo.com/video/113108521?title=0&byline=0&portrait=0" [/video]


p.s. Nuk dita si ta postoj linkun sikur ne youtube, pasiqe s'ishte video ne youtube.
 
Titulli: Xhamia që sot frymoi kuq e zi (Video)

Sa mir se muslimanet kurr nuk kan ber dallim mes fes dhe kombit.
 
Titulli: Xhamia që sot frymoi kuq e zi (Video)

E në cilësinë e gjeneralit, xhematit i është drejtuar Shukri Buja, i cili për disa vjet ka udhëhequr Lipjanin.

Cfare gjenerali ky se nuk e kuptova?

Duhet te jete me ironi, besoj.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top