Xhamia e Nexhashiut, trashëgimi botërore

Kresha

A pretty face can never trick me
Etiopia ka filluar me nismën e saj për ta futur xhaminë El-Nexhashi si një destinacion turistik dhe një vend të trashëgimisë botërore nga UNESKO në vitet e ardhshme.


Ministri i Kulturës dhe Turizmit në Etiopi tha se ministria po kryen disa aktivitete për të kthyer xhaminë dhe qytetin e mbretit Ahmed Nexhashi në një destinacion për turistë, vend ky qe ndodhët në Tigraj, rreth 900km larg Adis Abebës, kryeqytetit të Etiopisë.

"Gjithashtu kemi nisur aktivitetet për futjen e xhamisë nën mbrojtje të trashëgimisë botërore nga UNESKO-ja,"tha Mahmud Ahmed Gaas.

Punimet janë duke u bërë për ndërtimin e një qendre turistike, për ta kthyer këtë zonë në destinacion për turistët, shtoi ai.
Qendra që po ndërtohet në qytet përfshin 15 projekte dukë përfshirë aty një hotel modern dhe një universitet Islamik, si dhe një qendër kërkimore.
Qendra do të ketë 110.000 m2 sipërfaqe ku do të ndërtohen objektet e lartpërmendura.
Xhamia është quajtur me emrin e mbretit Ahmed Nexhashi, mbret ky që kishte strehuar të emigruarit musliman para 1400 viteve.

Kjo xhami konsiderohet si një simbol i bashkëjetesës fetare në Etiopi.

Islami në Etiopi daton nga viti 615 kur për herë të parë, muslimanët e parë erdhën në Etiopi si refugjatë dhe u vendosën në Negash.

Kurejshitët dërguan emisarët e tyre për të sjellë ata mbrapa në Arabi, por mbreti i Etiopisë refuzoi kërkesat e tyre, duke i mbrojtur ata, dhe duke u pajtuar me besimin e tyre.
Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të) kishte udhëzuar pasuesit e tij që erdhën në Etiopi, që te respektojnë dhe mbrojnë Etiopinë si dhe të jetojnë në paqe me të Krishterët Etiopianë.

Xhamia e Nexhashiut është e vjetër sa vetë besimi Islam në Etiopi dhe është xhamia e parë e ndërtuar në Afrikë.

ethiopianreview.com




Ketu e keni edhe nje video, nje pjese nga filmi "The Message" (Mesazhi), ku mund ta shihni ne pika kur muslimanet u keshilluan nga Profeti Muhammed a.s. qe te shkojne dhe te strehohen tek mbreti i krishtere Nexhashiu, i cili ishte i drejte. Me pastaj, shihet drejtesia, dhe paqeja qe u sigurohet muslimaneve te strehuar ne Abisini, nga mbreti Nexhashi.
 
Titulli: Xhamia e Nexhashiut, trashëgimi botërore

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=ljEFRsiCXb4]YouTube - Christians & Muslims Unity in Abyssinia[/ame]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top