“Xhaketa e të ardhmes”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
“Xhaketa e të ardhmes”

[video=youtube;yJ-lcdMfziw]https://www.youtube.com/watch?v=yJ-lcdMfziw[/video]

Ndonjëherë realiteti kalon fantashkencën. Nëse deri pak vite më parë thuhej se mund të përdorim telefonin përmes mëngës së një xhakete, sigurisht që qeshnim.

Ndërsa sot, e gjitha kjo është reale falë Levi’s dhe Google. Dy kolosët amerikanë në skenën e festivalit SXSW të Austin, prezantuan krijimin e tyre të fundit: një xhaketë xhins nëpërmjet së cilës mund të bësh disa veprime nëpërmjet lëvizjes së mëngëve. Nuk e besoni? Por ja që është e vërtetë.

“Trucker Jacket” e linjës Commuter të Levi’s ju ndihmon të zgjidhni muzikën që doni të dëgjoni në kufje, të shihni hartat e Google, tu përgjigjeni telefonatave dhe të sinkronizoni agjendën. Falë “Project Jacquard”, teknologjia që shfrytëzon veshjet për t’i transformuar në një pajisje që mund të komandosh smartphone. Teknologjia futuriste është studiuar nga një grup i specializuar i Google, i cili arrit të krijoi fibra të qepura direkt në stof.

Xhaketa inteligjente është e ndjeshme ndaj lëvizjeve. Në pulsin e mëngës së majtë është vendosur një “tru” teknologjik përmes një sensori “touch” që regjistron lëvizjen e dorës sonë të djathtë dhe i transmeton nëpërmjet Bluetooth në telefon.

“Mendoni për njerëzit që vendosin jetën në rrezik për të kontrolluar ekranin e smartphone apo të një pajisje tjetër teksa ecin, apo janë në timon. Pra, janë situata të përgjithshme që më kanë shtyrtë në krijimin e këtij projekti. Jo për funksionalitete të jashtëzakonshme, por për një nevojë të menjëhershme për parandalimin e incidenteve”, thotë Paul Dillinger, përgjegjësi i inovacionit të Levi’s.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top