Xha Sulo është ende mes nesh?

Nga: Magdalena Alla

Vota e vajzave dhe grave në Shqipëri apo dëshira për angazhim shoqëror dhe politik kuzhtëzohet ende shumë nga vullneti i bashkëshortëve, baballarëve dhe vëllezërve të tyre. Në këtë përfundim ka arritur sociologu Zyhdi Dervishi, pas disa anketimeve të pazakonta për nivelin tonë të statistikave, të cilat i ka bërë vetë në terren, kryesisht në Shqipërinë e Mesme, Verilindore dhe në Jug. Sociologu i njohur specifikon gjithë faktorët imponues në familje që mbajnë ende “lidhur” gruan shqiptare sidomos në zonat rurale.

image0091-300x218.jpg

Bashkëshorti, më imponuesi

Janë 18.09% gratë të cilat pohojnë se nuk e gjejnë gjuhën e marrëveshjes, të mirëkuptimit me bashkëshortin, për t’u përfshirë në një aktivitet apo më gjerë në jetën politike. Hija e autoritetit imponues të bashkëshortit është e ndryshme në pjesë të ndryshme të vendit. Psh, pesha specifike e grave që stepen përballë bashkëshortit në qarkun e Dibrës është 25.57%, ndërsa në Gjirokastër 13%.

Sipas sociologut Dervishi, kjo lidhet fort me traditën: “Tradicionalisht në Dibër, por jo vetëm aty, është më e përhapur mendësia që jeta publike është përgjegjësi e burrave, ndërsa gratë nuk mund të dalin jashtë gardhit të ekonomisë së mbyllur familjare”.


Autoriteti frenues i babait

Afro 1 ndër 10 vajza ose gra është shprehur se i qëndron larg veprimtarive politike nga trysnia e kundërshtimit të babait. Ky përfundim i anketës varion sipas moshës: Vajzat nën 19 vjeç që pohojnë këtë autoritet atëror si pengues zënë 25.49%, vajzat nga 20-29 vjeçe janë 12.05%, ato nga 30-45 vjeçe janë 7.08% .

Dervishi e argumenton këtë me faktin se në shoqërinë tonë është ende e fortë frika e baballarëve se vajzat “jashtë kontrollit” janë të rrezikuara të rrëshkasin në rrugët e prostitucionit. Për këtë arsye, baballarët mbajnë ende në vëzhgim të rreptë çdo mënyrë sjelljeje,veshjeje, prerje flokësh, deri mënyrën e të arsyetuarit. Ky shqetësim atëror dobësohet sidomos pas kryerjes së universitetit, më pas thuajse zhduket kur vajza bie nën siluetën e bashkëshortit.


Vëllai, “gardian i moralit”

ثshtë më e ulët pesha specifike e grave dhe vajzave (3.58 %), që shprehen se i pengon kundërshtimi i vëllait apo vëllezërve të angazhohen në jetën publike ose politike.

Vëllezërit i tremben vecanërisht ekspozimit të motrës, ekspozim i cili mund të sjellë fyerje ndaj të cilave ata ndihen të detyruar të kundërveprojnë. “Vëllai në mendësinë tonë tradicionale është parë si zëvendës i babait dhe në rolin e gardianit, që ruan dinjitetin e motrës nga shkarjet morale, përgojimet, të cilësuara fyerje” – shpjegon Dervishi.


Nënat i duan “larg rrezikut”

Gratë dhe vajzat që konsiderojnë si pengesë kryesore për të hyrë në jetë publike ose politikë nënën dhe kujtimin e porosive të saj është i vogël; 2,39 për qind. Nga anketimi del se nënat i nxisin vajzat të studiojnë në degë larg “përplasjeve të drejtpërdrejta” si: mësuesia, farmacia, financa etj.


Përçmimi, faktori më negativ

36.69% e grave dhe vajzave të anketuara shprehen se janë përçmimet e burrave, që i pengojnë të angazhohen politikisht. Stereotipe si: “Nuk kanë forcë të merren gratë me këto punë”, “gruaja duhet të rrijë në shtëpi”, “nuk i dalin dot zot të tjerëve, se nuk i dalin dot vetes”, “nuk iu dëgjojet fjala” etj janë frazat që citohen nga gratë e anketuara si faktor imponues shumë i fuqishëm.

Kur je bërë greke ti moj bijë e hoxhës?

Citohet në libër shembulli i një të anketuare, një grua rreth të 60-ave nga Vora. Ish-ekonomiste, e intervistuar në vitin 2011. Ajo tregon: “Një ditë takoj në supermarket një fqinjën time të një kati më lart, e cila pa më përshëndetur e pa të keq më tha: “Kur je bërë greke ti moj bijë e hoxhës? – Kjo “shaka” erdhi sepse bashkëshorti më kishte vënë emrin në 30% e listës së femrave të Partisë për të Drejtat e Njeriut.

Kjo grua ka dhënë këtë dëshmi: “Im shoq më ka tërhequr si rimorkio edhe kur ka kaluar sa nga një parti në tjetrën. E kemi bërë për të mbajtur vendin e punës. Nuk kemi asnjë burim tjetër të ardhurash përveç rrogës së tij. Nga halli ekonomik edhe unë kam dubluar votën e tij. Për kë ka votuar ai, kam votuar edhe unë”.


67.5 %

Në fshat s’e ndërrojnë kollaj partinë


Pesha e grave dhe vajzave që nuk e kanë ndryshuar asnjëherë ‘istikamin’ e partisë për të cilën kanë votuar është dukshëm më e lartë në banorët e fshatit se në ata të qytetit. 67.5% e grave në fshatra nuk e “kanë ndërruar partinë” gjatë 1991-2009


10.8 %

Në qytet, gratë më elastike me votën


Rreth gjysma e grave dhe vajzave me banim në qytete e kanë ndërruar të paktën një herë (26.7 për qind), dy herë (12.01 për qind) dhe më shumë se dy herë (10.8 për qind) partinë për të cilën kanë votuar përgjatë viteve 1991-2009.


25.5 %

Dibranët kanë “më shumë mustaqe”


Hija e autoritetit imponues të bashkëshortit është e ndryshme në pjesë të ndryshme të vendit. Psh, pesha specifike e grave që stepen përballë bashkëshortit në qarkun e Dibrës është 25.5%, ndërsa në Gjirokastër 13%.


Xha Suloja dhe “përplasja gjinore”

E kush nuk e ka parë filmin “Kapedani” prodhim i vitit 1972 i regjisorit Muharrem Fejzo. Një i moshuar (Xha Sulo), udhëton në kohe dhe në hapësire për në kryeqytetin e Shqipërisë (Tirana) të takoj të birin që jeton aty. Filmi paraqet mjeshtërisht konfliktin e gjeneratave, por edhe atë gjinor. Filmi, prodhim i Kinostudios Shqipëria e Re ka si qëllim t’u dërgoj gjeneratës se vjetër te veteraneve një mesazh qetësues për problemet që ata hasin me ardhjen e modernizmit, sidomos me rolin e gruas në “shoqërinë e re socialiste”. Xha Suloja në rolin e Kapedanit e humb davanë dhe komandën ndaj një gruaje, që duket sikur i ka te gjitha nen kontroll. Kjo për “Kapedanin” do të thotë zhburrerim, çfarë në film shprehet me shkuljen e mustaqeve, të cilën ai e kryen vetë. Filmi është një kryevepër i kinematografisë shqiptare, si nga ana politike, pasi ka arritur ta përçoj mesazhin politik shumë qartë, si edhe nga ajo artistike, pasi karakteret i ka shpalosur shumë mirë.
 
Titulli: Xha Sulo është ende mes nesh?

Ne nje shoqeri patriarkale egziston gjithmone nje pabarazi e theksuar, figura e nje mashkulli lavderohet me shume sesa ajo e nje femre.
Sic shpreh dhe materiali pjesa me e theksuar ku femra viktimizohet jane zonat rurale, e kjo nuk eshte ndonje çudi e madhe pasi realisht aty vepron kanuni zones apo zakonet e vjetra te cilet nuk ecin paralelisht me kulturen e modernizuar.
Fatkeqsisht keto zona keshtu kane per te mbetur per shume kohe me keto parime e tradita, sado qe nje pjese e banorve te zonave rurale kane emigruar dhe u takon te atashojne kulturen moderne e te ndryshojne zakonet e vjetra, ndodh e kunderta!
Mbase ne kete pjese shkak eshte edhe vet shteti, duke mos i dhen rendesi fshatit ! Konkretisht mungesa e infrastruktures, mungesa e elementeve te kultures (kinema, teater,biblioteka) te benin te mundur integrimin e banorve ne nje shoqeri te kulturuar, ne menyre te tille mund te ndryshonte dhe filozofia e jetes , ku grate/femrat te pranoheshin ne shoqeri si te barabarta me sexin tjeter.
 
Titulli: Xha Sulo është ende mes nesh?

Psh, pesha specifike e grave që stepen përballë bashkëshortit në qarkun e Dibrës është 25.57%, ndërsa në Gjirokastër 13%.

llogaritni ktu sa me sa jan perqindjet e divorceve ne kto dy qarqe.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top