PRISHTINE-Policia e Kosovës ka bërë të ditur se persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje një serb, ndërsa kanë plagosur djalin e tij në fshatin Xërxë.
Autoritetet nuk mund të japin shpjegim për motivin e ngjarjes që ka ndodhur të shtunën mbrëma.
Zëdhënësi i policisë, Hazir Berisha bëri të ditur se shtetasit Acko Putnik dhe djali i tij Dobrica janë qëlluar teksa largoheshin nga një lokal.
Policia thuhet se ka kontrolluar shtëpitë e disa banorëve në rajon, por nuk ka bërë ende asnjë arrestim për ngjarjen.
(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)