William Morton Fullerton: Me Ismail Qemalin në Paris,duke shkruar "Kujtimet"

fshatari

Anetar
i%20Qemali.JPG


-Rreth 70 vite pas botimit në anglisht, në duart e lexuesve shqiptarë vijnë "Kujtime" të njërës prej figurave më të ndritura të historisë së Shqipërisë.
Ismail Qemali, emri që bëri historinë e Shqipërisë së pavarur, vjen në prag të 166 vjetorit të lindjes dhe 91 vjetorit të vdekjes me vëllimin "Kujtime" të hedhur dje në treg nga shtëpia botuese "Toena". I përkthyer nga anglishtja prej Abdurrahim Myftiut, "Kujtime" e Ismail Qemalit u botua në Londër më 1920, një vit pas vdekjes së tij dhe për herë të parë vjen në duart e lexuesve shqiptarë në shqip i përkthyer nga origjinali.


Libri u botua për herë të parë në 1920, një vit pas vdekjes së themeluesit të shtetit shqiptar, dhe bashkëpunëtori William Morton Fullerton në parathënien e librit thotë: "Nuk po bëj tjetër veçse po mbaj një premtim të dhënë gjatë atyre muajve, që i kaluam së bashku në Paris më 1917 dhe 1918. Pa dyshim, qe mjaft e natyrshme që Ismail Qemal Beu të jepte shkas njëfarësoj për një gjë të tillë. Libri i tij, sigurisht, nuk do të ishte shkruar pa këmbënguljen time të fuqishme. Përveç kësaj, edhe pse isha i zhytur tepër drejtpërdrejt e thellësisht në punët e lidhura me ecurinë e luftës për të qenë në gjendje t'i ofroja mikut tim bashkëpunimin e pandërprerë, që më kërkonte - e që, në të vërtetë, i duhej medoemos - unë arrita t'ia jap ndihmën e domosdoshme, të cilën e kërkonte ky rast",-shkruan William Morton Fullerton.



Kujtimet e William Morton Fullerton për bashkëpunimin me Ismail Qemalin për hartimin e librit



Hartimi i këtij libri qe punë me mund e lodhje të madhe. Gjatë kësaj pune Ismail Qemal Beun e trazuan si disa probleme vetjake të rënda, shpesh sfilitëse në shpirt, ashtu edhe preokupimet atdhetare e intrigat, që luheshin për të ardhmen e mëmëdheut të tij, Shqipërisë. Hartimit të këtij libri ai nuk ia kushtoi, dhe pa dyshim nuk mund t'ia kushtonte, gjithë kohën në dorë të tij. Interesimi dhe entusiazmi herë i lartë e herë i ulët, rastet kur herë e gjeje për ta takuar e herë jo, e madje edhe ngurrimi për t'ia rinisur punës, kur kthehej, për të rimbledhur kujtimet - të gjitha këto së bashku përbënin rrethana jashtëzakonisht të pavolitshme për suksesin e një zotimi, që z. Story dhe unë patëm marrë përsipër. Sepse lypset thënë, se pa një ndihmë të tillë të z. Story këto "Kujtime" kurrë nuk do ta kishin parë dritën e botimit. Bosëell-i pati zhvilluar takime e biseda me Johnson-in me qejf për vite me radhë.

Por Johnson-i ishte ndryshe, ai zakonisht ndodhej aty kur linin takim. Kurse z. Story pati biseda me Ismail Qemal Beun për muaj të tërë, duke e kapur ku t'i binte hera. Pas një sërë takimesh me peshë e me gratë vinin periudha të gjata ndërprerjesh, në të cilat medoemos heroi i këtij libri herë-herë do ta humbte fillin e rrëfimit. Me një durim për t'u pasur zili, "redaktori" i kthehej punës, duke mbajtur shënime, duke risistemuar me kujdes materialin, dhe më pas, po aq me kujdes, duke ia dhënë Ismail Qemal Beut për verifikim e rishikim ato kujtime, disi të parenditura mirë, por gjithmonë jashtëzakonisht të bollshme e të çmueshme, të bashkëbiseduesit të tij. Rezultati, për mendimin tim, brenda rrethanave, është i lartë. Më duket se ky rezultat e përligj plotësisht këmbënguljen time, që Ismail Qemali të zhbironte në thellësitë e mëdha të përvojës së gjatë si shtetar osman i shkollës së vjetër.


Këto "Kujtime" janë, madje, diçka më tepër se vrojtime të një zotnie shqiptar e plaku shumë të urtë. Ato japin një pasqyrë tepër vetjake, jashtëzakonisht objektive, të botës osmane, e cila, sado parahistorike të jetë bërë në dukje, si pasojë e luftës, nuk është aq e largët sa të mos na flasë me këshilla lloj-lloji për kohën tonë e për të ardhshmen e afërt. Periudha, në të cilën Ismail Qemal Beu luajti rolin kryesor e me interes në jetën dhe punën e përshkruar në këtë libër, është ajo e kohëve të hershme kur lulëzonte "diplomacia e fshehtë", e cila më vonë është parë me përçmim si e padenjë. Eprori im i vjetër, zoti de Bloëitz, e kishte në majë të gjuhës shprehjen: "Les mémorialistes écartent les conséquences", me çka nënkuptonte, se njëfarë skepticizmi i njelmët është mëlmesa e lezeti me të cilat shërbehen në tryezë Kujtimet dhe Biografitë.

Zoti de Bloëitz kishte të drejtë. Detyra e parë e atij historiani, që merr përsipër të përdorë autobiografitë si dokument, është të zbulojë arsyen e vërtetë të qenies së tyre, pikërisht përse janë shkruar ato autobiografi. Të vijmë te rasti ynë; duhet mbajtur parasysh se Ismail Qemal Beu, i cili ishte mik i të madhit Mid'hat Pasha, si dhe personalitet i "Liberalizmit" të vërtetë, në fund të fundit shumë shpejt u bë figurë aq e veçantë ndër personazhet e skenës osmane, saqë, në rastin e tij sidoqoftë, ajo masë maturie, me të cilën zakonisht duhen kënduar me vëmendje Kujtimet përgjithësisht, mund t'ia lejojmë vetes të jetë më e vogël, pa pasur frikë se mos gabojmë rëndë. Të paktën, më lejoni të shtoj atë që di për besueshmërinë e këtyre Kujtimeve të veçanta, duke dëshmuar me sytë e mi se ato nuk kanë qenë frymëzuar aspak nga ndonjë hije kotësie vetjake: e theksoj edhe një herë - autori nuk do ta kishte ndërmarrë punën me këto Kujtime, po të mos kishte pasur mbi krye trysninë energjike të të tjerëve për t'i shkruar.


Sido që të jetë, "Kujtimet" e Ismail Qemal Beut tani janë në dorën e lexuesit dhe një studim i kujdesshëm i këtyre faqeve libri do të bindë, besoj, çdo studiues të aftë të çështjeve ndërkombëtare se, sikur eprori i Ismail Qemal Beut të kishte ndjekur atë fener ndriçimi të rrugës politike, të ofruar më se një herë prej vartësit të tij të zgjuar, një veprim i tillë do të kishte qenë në dobi të Perandorisë, e me gjasë të Evropës. ثshtë bërë e modës të merren me çështje ndërkombëtare njerëz që nuk janë as amatorë; ndërsa jo shumë kohë më parë punë të tilla kryheshin nga profesionistë. Një nga përfitimet më të mëdha nga libri i Ismail Qemal Beut është mënyra sesi ai ilustron të vërtetën a priori, në fund të fundit, se metoda e vjetër është pafundësisht më e mira. Në ditët e fundit të jetës, vizioni konkret i Ismail Qemal Beut ishte bërë, pa dyshim, vështrim disi i mjegullt e i pasaktë. Më kujtohen një dorë bisedash me të në Paris, në disa çaste kritike të luftës me Gjermaninë, në të cilat ai parashikonte humbjen e sigurt të Aleatëve. Por e kam detyrim ndaj tij të them menjëherë, se dy argumentet kryesore të tij ishin, së pari, bindja se, nëse Perëndimi mbahej, Rusia do të shembej ashtu sikundër u shemb, dhe, së dyti, shqyrtimi me kujdes e maturi i dëmeve rrënimtare në Evropën kontinentale e në Angli, dhe, në fakt, në krejt planetin, prej formulave të ngatërruara të z. ثilson. Kësisoj, gjatë Luftës, Ismail Qemal Beu shpesh u bë shkurajues për njerëz si ne, që kishim besim përherë të palëkundur, se Gjermania do të pësonte disfatë. Mirëpo, nëse Ismail Qemal Beu qe shkurajues, a nuk ndodhte kjo ngaqë gjykimi i tij në përgjithësi dihej se qe aq rrënjësisht e plotësisht i formuar?

Si të mos ndikoheshe sadopak nga verdiktet e një burri, përvoja e të cilit në Stamboll, në Evropën Qendrore, në Ballkan, në Angli, e madje në Francë, kishte qenë aq e larmishme, e gjatë dhe e pasur; e një burri, i cili për vite me radhë kishte manovruar me aq shkathtësi mes dallgëve që ngriheshin pa prà në detin e trazuar të botës së vjetër kozmopolite osmane; e një burri, i cili kishte pasur marrëdhënie të ngushta me Gordonin "kinez", Gordonin e Hartumit, dhe kishte qenë mik me një sërë shtetarësh të Evropës; e një burri, i cili, si kryetar i Komisionit të Danubit, kishte pasur mundësinë të zhbironte në shkaqet e politikës së një gjysmë duzine Fuqish; e një burri, me pak fjalë, që kishte parë aq shumë në jetë dhe kishte njohur aq shumë burra të tjerë; që, në të vërtetë, kishte bërë një jetë aq aktive e të pasur, saqë shprehia për të pasur ide me vlera të gjithmbarshme i ishte bërë e natyrshme dhe që kënaqësi kryesore intelektuale kishte të vrojtonte sesi faktorët njerëzorë puqen bashkë e harmonizohen për të përcaktuar ato rezultante force, të cilat rrallë pasqyrojnë synime të vetëdijshme? Madje, gjatë një periudhe miqësie shumëvjeçare, unë nuk mbaj mend as edhe një rast të vetëm, kur Ismail Qemal Beu, duke analizuar situatën ndërkombëtare, të ketë shfaqur atë pandershmëri të njohur intelektuale, që karakterizohet nga përshtatja e parallogaritur e dëshirave me vizionin real, të ndjenjave me mendimin. Ai realist, i cili në Prinkipo - mos harroni, në Prinkipo! - i shkruante më 1892 eprorit të vet: "Në çështjet shtetërore janë interesat ato që udhëheqin politikën dhe frymëzojnë qëndrimet", është diagnostikuesi symprehtë i analizës mjeshtërore të politikës Lindore të Bismarkut, të parë në dritën e planit të plotë evropian të atij shtetari të madh.

WILLIAM MORTON FULLERTON
PARIS,
17 shkurt 1920
 
‘Kujtime’ të Ismail Qemalit, botuar në Londër më '20

Një anë tjetër e panjohur që nuk e kishim njohur nga burri i urtë Ismail Qemali. Vizione dhe mendime të themeluesit të shtetit shqiptar në vitet e fundit të jetës. اfarë ka ndryshuar në konceptet e këtij mendimtari dhe burri shteti? Sa afër dhe larg Perëndimit qëndrojnë vizionet e tij për një Evropë të madhe, apo të bashkuar? Verifikime dhe rishikime të historisë vijnë tashmë edhe për lexuesin shqiptar.

Në prag të 166 vjetorit të lindjes dhe 91 vjetorit të vdekjes të themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit, Shtëpia Botuese “Toena” hedh në qarkullim vëllimin me “Kujtime” të tij përkthyer nga anglishtja prej Abdurrahim Myftiut. “Kujtime” e Ismail Qemalit u botuan në Londër më 1920, një vit pas vdekjes së tij. ثshtë hera e parë që ky libër vjen në shqip i përkthyer nga origjinali.

Në parathënmien e librit Uilliam Morton Fullerton shkruan: “Duke vënë përpara “Kujtimeve” të Ismail Qemalit, si punë “Hyrjeje”, dy fjalë jo aq të domosdoshme, por, me shpresë timen, jo krejt të padobishme, nuk po bëj tjetër veçse po mbaj një premtim të dhënë gjatë atyre muajve, që i kaluam së bashku në Paris më 1917 dhe 1918. Pa dyshim, qe mjaft e natyrshme që Ismail Qemal Beu të jepte shkas njëfarësoj për një gjë të tillë. Libri i tij, sigurisht, nuk do të ishte shkruar pa këmbënguljen time të fuqishme. Përveç kësaj, edhe pse isha i zhytur tepër drejtpërdrejt e thellësisht në punët e lidhura me ecurinë e luftës për të qenë në gjendje t’i ofroja mikut tim bashkëpunimin e pandërprerë, që më kërkonte – e që, në të vërtetë, i duhej medoemos – unë arrita t’ia jap ndihmën e domosdoshme, të cilën e kërkonte ky rast.

Duhet thënë se këto “Kujtime” janë “redaktuar” prej Sommerville Story dhe lypset parë si detyrë ndaj Ismail Qemal Beut dhe zotit Story bashkë, që të mos lëmë fije dyshimi për kuptimin e “redaktimit” në fjalë.

Hartimi i këtij libri qe punë me mund e lodhje të madhe. Gjatë kësaj pune Ismail Qemal Beun e trazuan si disa probleme vetjake të rënda, shpesh sfilitëse në shpirt, ashtu edhe preokupimet atdhetare e intrigat, që luheshin për të ardhmen e mëmëdheut të tij, Shqipërisë. Hartimit të këtij libri ai nuk ia kushtoi, dhe pa dyshim nuk mund t’ia kushtonte, gjithë kohën në dorë të tij. Interesimi dhe entuziazmi herë i lartë e herë i ulët, rastet kur herë e gjeje për ta takuar e herë jo, e madje edhe ngurrimi për t’ia rinisur punës, kur kthehej, për të rimbledhur kujtimet - të gjitha këto së bashku përbënin rrethana jashtëzakonisht të pavolitshme për suksesin e një zotimi, që z. Story dhe unë patëm marrë përsipër. Sepse lypset thënë, se pa një ndihmë të tillë të z. Story këto “Kujtime” kurrë nuk do ta kishin parë dritën e botimit. Bosëell-i1 pati zhvilluar takime e biseda me Johnson-in me qejf për vite me radhë. Por Johnson-i ishte ndryshe, ai zakonisht ndodhej aty kur linin takim. Kurse z. Story pati biseda me Ismail Qemal Beun për muaj të tërë, duke e kapur ku t’i binte hera. Pas një sërë takimesh me peshë e me grat vinin periudha të gjata ndërprerjesh, në të cilat medoemos heroi i këtij libri herë-herë do ta humbte fillin e rrëfimit. Me një durim për t’u pasur zili, “redaktori” i kthehej punës, duke mbajtur shënime, duke risistemuar me kujdes materialin, dhe më pas, po aq me kujdes, duke ia dhënë Ismail Qemal Beut për verifikim e rishikim ato kujtime, disi të parenditura mirë, por gjithmonë jashtëzakonisht të bollshme e të çmueshme, të bashkëbiseduesit të tij. Rezultati, për mendimin tim, brenda rrethanave, është i lartë. Më duket se ky rezultat e përligj plotësisht këmbënguljen time, që Ismail Qemali të zhbironte në thellësitë e mëdha të përvojës së gjatë si shtetar osman i shkollës së vjetër.

Këto “Kujtime” janë, madje, diçka më tepër se vrojtime të një zotnie shqiptar e plaku shumë të urtë. Ato japin një pasqyrë tepër vetjake, jashtëzakonisht objektive, të botës osmane, e cila, sado parahistorike të jetë bërë në dukje, si pasojë e luftës, nuk është aq e largët sa të mos na flasë me këshilla lloj-lloji për kohën tonë e për të ardhshmen e afërt.

Një nga përfitimet më të mëdha nga libri i Ismail Qemal Beut është mënyra sesi ai ilustron të vërtetën a priori, në fund të fundit, se metoda e vjetër është pafundësisht më e mira. Në ditët e fundit të jetës, vizioni konkret i Ismail Qemal Beut ishte bërë, pa dyshim, vështrim disi i mjegullt e i pasaktë”. - Uilliam Morton Fullerton11 Paris, 17 shkurt 1920.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top