Iron_Leon
شيطان בעל זבוב
Në këtë temë jeni të ftuar të gjithë të sillni nga site të ndryshme të gjitha kabllogramat e ambasadës U.S.A për Shqipërinë . Po e nis unë me disa artikuj të publikuar në Shekulli .
Kabllogrami: Ka rrjedhje toksike nga depot ushtarake të Qafëmollës
Qeveria shqiptare nuk ka lënë rast pa u vetëlëvduar për shkatërrimin e një pjese të arsenalit të LHL-ve (Lëndëve Helmuese Luftarake) në zotërim të forcave të armatosura shqiptare. Këtij kori iu bashkuan në jo pak raste edhe ligjvënësit e njohur amerikanë Nun dhe Luggar. Ky operacion reklamohej si një sukses absolut pa asnjë problem apo të metë. Por nga tre kabllograme të Ambasadës Amerikane në Tiranë të zbardhura nga Wikileaks, informohemi për probleme të rënda, që shoqëruan apo erdhën si rrjedhojë e këtij operacioni medemek “të suksesshëm”.
Në kabllogramin e 30 gushtit 2008 të karakterit konfidencial formuluar nga Ambasadori Amerikan ngrihen një sërë problemesh për sa i përket mbetjeve toksike të magazinuara në grup-depot e Qafmollës. Këto mbetje jashtëzakonisht helmuese janë nënprodukte të dala nga procesi i shpërbërjes me metoda industriale të municioneve kimike shqiptare. Sot dhe sidomos në fund të vitit 2012 ato do të rrezikojnë seriozisht shëndetin dhe jetën e fshatarëve dhe ushtarakëve të zonës së Qafmollës, por jo vetëm… Në kabllograme theksohet me forcë se në rast fatkeqësie natyrore në këtë zonë të Shqipërisë: tërmet, vullkan, zjarri në pyll, shkarje toke apo në rast dëmtimi të depove nga veprime terroriste apo luftarake rreziku i kontaminimit do të kërcënojë banorët e zonës rurale midis Qafmollës dhe kryeqytetit shqiptar, madje edhe të periferisë lindore të Tiranës.
*****
Sipas kabllogramit, në Qafmollë janë depozituar kontejnerë me mbetje të rrezikshme kimike. Këto kontejnerë kanë filluar të rrjedhin dhe mbetjet kimike kanë filluar të kontaminojnë ambientin rreth e qark tyre. Këtë rrezik e ka identifikuar së pari ai që ka dhënë alarmin nën/koloneli shqiptar kimisti Fadil Vucaj. Sipas planeve të agjencisë amerikane DTRA (Agjencia për Zvogëlimin e Rrezikimit të Mbrojtjes) mbetjet e dala nga procesi i shpërbërjes së municioneve kimike do të vendoseshin në kontejnerë me parete të dyfishta të cilët për 20 vjet nuk do të kishin rrezik rrjedhje të mbeturinave kimike. Meqenëse fondet u mbaruan (çudi se si një firmë e specializuar nuk di të përllogarisë drejt fondet që duhen për të përfunduar një projekt) disa kontejnerë me mbetje kimike, (që sipas marrëveshjes duhet të dërgoheshin jashtë Shqipërisë nga firma) iu lanë “peshqesh” Shqipërisë. Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ra dakord me shkrim, të pranonte t’i mbante këto kontejnerë me mbeturina kimike.
*****
Ndotja e ambientit, nuk shkaktohet vetëm nga rrjedhja e këtyre kontejnerëve me mbetje kimike, por edhe nga kontaminimi me mbetje të metaleve të rënda (plumb, zhivë apo bismuthi tri valent) i sipërfaqes prej betoni të repartit të asgjësimit të municioneve kimike. Nga kabllogramet mësojmë se firma shumë e njohur angleze e kësaj fushe Savant Environmental e konfirmoi ndotjen mjaft të lartë të ambientit. Nga kontejnerët kishin rrjedhur substanca ndotëse shumë të rrezikshme si kripëra të arsenikut, zhivës dhe plumbit. Kontejnerët për depozitimin e pajisjeve të impiantit nuk ishin të padepërtueshëm nga uji, kështu pajisjet e kontaminuara të magazinuara në këto kontejnerë – (pra jo kontejnerët me mbetje kimike) – filluan të kontaminojnë truallin, ku ishin vendosur. Këto pajisje për faj të firmës sipërmarrëse gjermane Eisenmann ishin vendosur pa u pastruar si duhet. Dhe nuk ishte ky “gabimi i parë” i firmës gjermane në projektin shqiptar. Në prill 2006 në Shtutgard firma bëri provat teknike të pajisjes ETTS (Sistemi Eisenmann për Trajtimin Termal), që do shërbente për shkatërrimin e municioneve kimike në Qafëmollë. Për shkak të gabimeve të personelit pajisja u dëmtua dhe u vonua fillimi i projektit në Shqipëri nga fundi i qershorit 2006 për në fund të tetorit të të njëjtit vit.
“Specialistë britanikë shpresuan ta zgjidhnin më vonë problemin e ndotjes në maj të vitit 2008, por mbetjet kimike të kripërave të metaleve të rënda të vendosura në fuçi metalike i kishin ndryshkur fuçitë thuajse menjëherë duke krijuar premisa për ndotje të re mjedisore. Tashmë këto kripëra po vendosen në fuçi plastike, që do të mbyllen në kontejnerë plastikë së bashku me pajisjet e impiantit pasi të bëhet dekontaminimi i këtyre pajisjeve, – shkruan kabllogrami i Ambasadës amerikane në Tiranë. Sipas firmës angleze pretendimi i firmës gjermane për një afat 20 vjeçar të sigurisë së kontejnerëve është i gënjeshtërt. Afati i sigurisë së këtyre kontejnerëve është nga 5 deri 10 vjet.
Disa konkluzione nga ky kabllogram
Duke e studiuar me kujdes kabllogramin mund të nxjerrim disa konkluzione.
Së pari: Pentagoni, – njëlloj si me kontratën 300 milionë dollarëshe me adoleshentin Diveroli, – shpeshherë është i pakujdesshëm me shpenzimin e parave. Si në rastin e Diverolit edhe në rastin e Agjencisë amerikane DTRA dhe firmës gjermane Eisenmann faturën e keqpërdorimit të parave publike amerikane, dje e paguan fshatarët shqiptarë (plus baxhanaku i Berishës) në Gërdec dhe nesër me siguri fshatarët dhe ushtarakët shqiptarë në Qafëmollë.
Së dyti; Ministrat e shtetit shqiptar janë gjithnjë të gatshëm të hedhin firmën në projekte, që dëmtojnë interesat kombëtare, jetën dhe shëndetin e shqiptarëve.
Së treti: Mungesa flagrante e transparencës së Ekzekutivit shqiptar në këtë rast, bën që mileti i merr vesh bëmat e gjëmat e qeveritarëve ose nga burime të huaja, (media, kabllograme etj) ose nga shpërthime vrastare si ai i Gërdecit.
Së katërti: Qeveritarët shqiptarë nuk kanë vënë mend nga “kopili” i pesticideve të skaduara gjermanolindore që ua lanë në derë ish agjentët e STASI-t gjermanolindor së bashku me Yllin Kryeministër, Rulin Ministër dhe Romeon Kryedoganier, por përsëri me një firmë të hedhur (më së paku me mendjelehtësi) pranojnë magazinimin e mbeturinave helmuese në truallin shqiptar.
Media edhe kësaj radhe e kreu detyrën e saj duke shfrytëzuar kabllogramet amerikane për të dhënë alarmin për katastrofën e pritshme ambientale. Tashmë është detyrë e OJQ-ve ambientaliste, që u rruajnë e u qethin miliona euro dhe dollarë donatorëve të japin alarmin për ndotjen e mjedisit. ثshtë detyrë e ushtarakëve shqiptarë, që mos bëhen më legenë se Gjeneral-Major Luan Hoxha, por të protestojnë fuqimisht për të mos rrezikuar jetën dhe shëndetin e kolegëve të tyre në grup depot e Qafmollës, si edhe të shqiptarëve të kësaj zone. Së fundmi si qershia mbi tortë: Ministri i Mjedisit Mehdiu duhet të marrë masa urgjente për të pastruar mbetjet kimike, që për shkak të firmës së tij si Ministër i Mbrojtjes, gjermanët i lanë në Qafëmollë si lopa bajgën. Pas dhjetorit të vitit 2012 për këto mbetje kimike nuk ka asnjë siguri që nuk do të helmojnë ushtarakët dhe fshatarët, që jetojnë dhe punojnë në zonën e Qafmollës.
Në këtë shkrim në “Shekulli” të mbështetur në kabllogramin amerikan të 30 gushtit 2008, u trajtua vetëm problemi i mbetjeve të rrezikshme kimike të dala nga shpërbërja e municioneve kimike. Por problemet e sasive reale dhe vendndodhjes së tyre sot, për sa i përket municioneve kimike, që ushtria shqiptare i trashëgoi nga koha e diktaturës komuniste, normalisht përbëjnë një temë shumë më të gjerë, sidomos në kontekstin e luftës globale antiterror.
---------- Post added at 19:51 ---------- Previous post was at 19:49 ----------
Ben Blushi në ambasadë: Qëllimi i vetëm i Ramës, postet në bashki dhe PS
Ben Blushi një nga zërat më kritikë ndaj Ramës, duket se ka qenë vërtet i ashpër me kryetarin e Partisë së tij në bisedat që ka bërë në Ambasadën Amerikane. Ai e ka cilësuar Ramën si person që po përdor bojkotin dhe lëvizjet e tjera vetëm për të siguruar postet e tij në Bashki dhe PS. Më poshtë, pjesë nga ky kabllogram.
Titulli: I brendshmi i PS-së:
Bojkotit nuk i duket fundi..
Datë 11 shtator 2009
Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë
Merr Departamenti Amerikan i Shtetit
Firmosur: Zv.ambasadorja Debora Xhons
Klasifikuar si Material konfidencial, deklasifikohet me 09/10/2018 (fillim kabllogrami)
“Ben Blushi, deputeti i PS-së, i cili është një nga zërat më kritikë ndaj Ramës që pas zgjedhjeve të qershorit, tha se Rama do të vazhdojë bojkotin deri sa Berisha të hyjë në negociata me PS-në për një listë me tetë kërkesa. Blushi i cilësoi disa nga kërkesat e PS-së si totalisht
të palogjikshme, veçanërisht kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor, të dominuar nga PS-ja, për të hetuar dyshimet për manipulime elektorale. Blushi tha se Rama po kërkon një garanci politike të pa përcaktuar, e cila do ti sigurojë Ramës rolin e ndërmjetësit me pushtet më të madh. Në fund të ditës Blushi tha se bojkoti i parlamentit nga PS s’ka të bëjë shumë me Parlamentin,
por me rolin e Ramës si kryebashkiak i Tiranës. Blushi tha se për shkak se Rama nuk është në parlament, ai ka shumë pak për të humbur duke vazhduar bojkotin. Blushi tha se Ramës i intereson vetëm roli si kryebashkiak i Tiranës dhe kryetar i PS-së. Ai tha se koalicioni mes PD-së dhe LSI-së ka bërë që PS të mos kontrollojë më Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe efektivisht i heq Ramës mundësinë që të kontrollojë lejet e ndërtimit.
Blushi tha se Rama ka mashtruar veten duke menduar se e vetmja rrugë që ka PS për të marrë pushtetin është përmes një “revolucioni me ngjyra”, si Ukraina ose Gjeorgjia. Blushi tha se Rama ka urdhëruar që protestuesit të mbajnë shalle me ngjyra të ndezura. Blushi tha se pak deputetë socialistë ndjekin Ramën me dëshirë në protestat masive (një vëzhgim ky i thënë nga shumë njerëz) dhe e cilësoi planin e Ramës për revolucion si një fantazi qesharake. Blushi tha se komentet e ambasadorëve të OSBE-së, BEsë dhe Britanisë se “opozita e ka vendin në parlament” ishin ndihmë, por jo aq të forta sa të influenconin Edi Ramën. Blushi tha se vetëm një deklaratë e fortë nga SHBA do ta bindte Ramën që të mbyll bojkotin.
Blushi tha se ai dhe një grup i vogël deputetësh socialistë mund të thyejnë urdhrat e Ramës dhe të hyjnë në parlament, por pranoi se ai dhe të tjerët hezitojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Blushi tha se cilido që kundërshton Ramën duke hyrë në parlament do të përjashtohet
nga PS-ja. Blushi tha se “pothuajse të gjithë” në grupin e 25 anëtarë që drejtojnë PS-në (e njohur si kryesia), privatisht është kundër bojkotit, por vetëm një grusht njerëzish e kanë kundërshtuar publikisht. Blushi tha se ai vetë dhe të tjerët kundër bojkotit do të mbanin një miting të vogël (para PS – sh.r.) më 11 shtator që ti kërkonin publikisht Ramës të mbyllë bojkotin.
Blushi tha se disa nga deputetët që Berisha zgjodhi për postet ministrore nuk e kishin idenë se po merreshin në konsiderate deri sa Berisha i tha ato publikisht më 9 shtator. Blushi tha se ishte me ministrin e Mbrojtjes Arben Imami vetëm dy orë përpara emërimit
publik dhe se Imami nuk kishte asnjë ide se emri i tij po diskutohej për post ministror. Blushi tha se ish- ministri i Jashtëm Lulzim Basha u zgjodh në atë post që të promovohet përmes liberalizimit të vizave pasi do të kandidojë për kryebashkiak të Tiranës më 2011. Ai shpjegoi se kryeministri Berisha dhe PD-ja do ia njohin meritat e liberalizimit të vizave Ministrisë së Brendshme dhe jo Ministrisë
së Jashtme që drejtohet nga Meta. Për këtë arsye Basha është vendosur në Ministrinë e Brendshme. Blushi tha se Berisha duket se po mbështet Bashën, të paktën për tani, që të bëhet kreu i PD-së pas tij. (fund i kabllogramit të zbardhur nga Wikileaks)
Nga i njihte Blushi planet e “Familjes”?
Në kabllogramin e mësipërm dhe në disa kabllograme të tjera të Ambasadës ku flitet për bisedat e Blushit në këtë Ambasadë, bie në sy se Blushi ka qenë në dijeni të lëvizjeve të PD-së prej kohësh. Që në 2009, Blushi i ka thënë Ambasadës se Basha do ishte kandidat i PD për Tiranën, madje kryebashkiak i Tiranës dhe kryetar i ardhshëm i PD-së. Gjysma e “profecisë” është përmbushur, megjithatë Blushi nuk është profet. Informacionet e tij kanë ardhur nga afër Berishës, që do të thotë që lidhjet e anëtarit të lartë të PS, me “familjen” kanë qenë të hershme. Edhe rregjistrat e aeroportit të Rinasit, ndonjëherë të tradhtojnë.
Sipas këtyre rregjistrave, ku hidhen të gjitha hyrje-daljet nga Shqipëria, Ben Blushi dhe Blendi Fevziu janë larguar me gjithë familjet e tyre, bashkëshortët dhe fëmijët, nga Rinasi në 28 dhjetor jo shumë javë pas kësaj bisede në Ambasadë. Edhe Aleksandër Frangaj është larguar me bashkëshorten nga Rinasi më 29 dhjetor me të njëjtën linjë. Destinacioni ka qenë i njëjtë dhe kalimi i Vitit të Ri larg streseve të Tiranës nuk është ide e keqe. Vetëm se duhet ta kesh pak xhepin plot. Të tre çiftet janë kthyer me të njëjtin avion të linjës Turkish Airlines në Rinas në datën 3 janar në orën 14 e 38. Nga rregjistrat, edhe kjo..
Blushi e Islami: Nano pret vetëshkatërimin e Partisë Socialiste
Titulli: PS në prag të trazirave të brendshme
Datë 28 korrik 2009
Dërguar nga Ambasada
Amerikane në Tiranë
Klasifikuar si Material konfidencial, deklasifikohet me 07/27/2019 (fillim kabllogrami) “…
Blushi ngurroi kur u pyet për rivalët e mundshëm të Ramës, por mediat kanë raportuar se vetë Blushi, ish-ministri i Financave Arben Malaj dhe të tjerë brenda PSsë mund të sfidojnë Ramën. Blushi, Malaj dhe të tjerët kanë bërë deklarata publike kundër Ramës dhe strategjisë elektorale të PS-së. Por pavarësisht këtyre emrave, Islami shtoi se nuk ka asnjë kandidat real që të sfidojë Ramën brenda PS-së. Ai ofroi emrin e ish-kryetarit Fatos Nano, i cili ndodhet me pushime në Greqi dhe po pret që partia të vetëshkatërrohet. Nga ana e tij, Rama i tha ambasadorit se nuk ka asnjë rrezik që ai të largohet nga karrigia e kryetarit të PS-së…” (fund kabllogrami)
Blushi ankohet në Ambasadë për Doshin

Firmosur: Ambasadori Xhon Uidhers
Klasifikuar si Material konfidencial, deklasifikohet me 07/27/2019
“… Blushi citoi dy shkaqe për humbjen e zgjedhjeve: Kandidatët dhe Koalicionin. Pjesa më e madhe e kandidatëve, të cilët janë zgjedhur personalisht nga Rama pa asnjë konsultim, nuk ishin të përshtatshëm për postin dhe kualifikimi i tyre i vetëm ishte besnikëria ndaj
Ramës, sipas Blushit. Ai u ankua për disa kandidatë që i quajti “tipa të fortë” e “bodigardë” si Tom Doshi nga Shkodra edhe disa të tjerë nga Lezha e qarqe të tjera. Ai tha se PS nuk mund të tolerojë individë të tillë në parti dhe kjo gjë po e shpie partinë 20 vjet pas. Ai tha se Doshi i ka thënë Ramës se nuk mund të dorëhiqet nga kryetar i partisë pasi Doshi ka investuar 500 mijë euro në fushatën në Shkodër dhe kërkon paratë e tij pas. Blushi tha se paratë e shpenzuara nuk sollën asnjë dobi. Teksa kandidatët ishin të rëndësishëm, sipas Blushit, dështim ishte edhe koalicioni. Ai tha se mungesa e dëshirës nga Rama për të negociuar me Ilir Metën virtualisht siguroi humbjen e PS-së dhe të majtës. (Koment i Ambasadës: As Meta nuk dha shenja se kishte dëshirë të negocionte me PS-në. Fundi i shënimit të Ambasadës). Në fund, Blushi tha se PS do të mblidhet sërish në gusht ose shtator që të zgjidhë çështjen e kryetarit. Sipas rregullave të PS-së, nëse kryetari humb zgjedhjet, ai duhet të dorëhiqet. Gjithsesi Blushi dhe të tjerët mendojnë se Rama po planifikon të deklarojë se
zgjedhjet u vodhën dhe kështu ai nuk do të jetë i detyruar të japë dorëheqjen pasi ai nuk humbi, por u grabit… Teksa zërat brenda PS-së po gjëmojnë edhe më shumë, është interesante të shohim se si kreu i PS-së do ta zgjidhë këtë situatë. Gushti do të vazhdojë të nxehet teksa PS po ecën përpara…”.