WikiLeaks: Kufoma e Bin Ladenit është në SHBA

Kështu shkruan në e-mailet e kompanisë për spiunim “Stratfor” të cilat disa ditë me rradhë po i publikon Wikileaks.

Në të zbulohet se trupi i terroristit të dikurshëm së pari është transferuar në institutin patologjik të forcave ushtarake amerikane në Betezdi në shtetinMaryland, ndërsa më pas nëDovernë shtetin eDelaware.

Wikileaks publikoi e-maile të cilat Fred Burton, nënkryetar i Stratforit i ka dërguar në kompani më 2 maj 2011, një ditë pas vrasjes së Bin Ladenit në Pakistan, të njejtën ditë kur është shpallur se Bin Ladeni është varrosur sipas rriteve islamike në det në një lokacion të panjohur.

Burton është ekspert i njohur mbi sigurinë dhe luftën kundër terrorizimit i cili ka marrë pjesë në trajnime të CIA-s dhe ka lidhje të mira me rrjetin e spiunëve.

Nga mesazhet e tija që i ka shkëmbyer me qendrën dhe drejtorin e Stratforit, George Friedman duket se Amerikanët, menjëherë pasi e kanë vrarrë Bin Ladenin, i informojnë autoritetet pakistaneze dhe se trupin e tij e kanë marrë.

S.O/Shqipmedia
 
Titulli: WikiLeaks: Kufoma e Bin Ladenit është në SHBA

Po mire kush e besoj deri me sot se e hedhen trupin e tij?!! vrasesit i mbajne si trofe viktimat nuk i hedhin ne det ...........
 
Titulli: WikiLeaks: Kufoma e Bin Ladenit është në SHBA

Po dihet qe e kan mar me vete , po te ishte se do e hidhnin ne det , se kishin mar fare e kishin vra dhe e kishin len aty .Me siguri i kan ber DNA me e vertetu esht i verteti apo jo ;).
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top