Love
βeℓℓe â๓e
-
- Anëtarësuar më
- May 31, 2010
-
- Mesazhe
- 8,633
-
- Reagimet e mara
- 731
-
- Vendndodhja
- A jamais à toi.. A jamais à moi.. A jamais à nous.

Whoopi Goldberg ka rrëfyer se ka pirë hashash para marrjes së çmimit Oscar në vitin 1991.
Aktorja amerikane mori çmimin si aktorja më e mirë joprotagoniste në filmin “Ghost”, në të cilin interpretojnë Demi Moore dhe Patrick Swayze.
Në një video të vitit 1992 që është zbuluar ditët e fundit, ajo pranon se ka pirë hashash për të mposhtur emocionet që kishte para ceremonisë prestigjioze, gjë për të cilën është penduar në momentin kur Denzel Washington përmendi emrin e saj si fituese.
“Kam marrë një mësim të mirë: kurrë mos pi hashash kur ke për t’i folur miliona personave. Por, isha shumë e tensionuar dhe thashë të qetësohesha paksa”, tha komediania amerikane./TCH/