Whatsapp nuk do te funksionoj me ne telefona e vjeter

Poshnjari

Antar Aktiv
WhatsApp pritet të ndalojë së funksionuari në disa pajisje Android në vitin 2025, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar platformën me veçori të reja që përmirësojnë përvojën e përdoruesit. Meqenëse këto veçori kërkojnë softuer më të ri për funksionim optimal, aplikacioni do të ndalojë përditësimet për telefonat më të vjetër.
Sipas informacione të sigurta që ka Tech-Al, WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në pajisjet Android që përdorin Android 4.4 KitKat ose më të vjetër. Raporti thotë se aplikacioni i mesazheve të menjëhershme nuk do të mbështesë më këtë softuer të vjetër duke filluar nga data 1 janar 2025.

Për më tepër, WhatsApp ka përditësuar seksionin “Rreth pajisjeve që mbështet WhatsApp” në Qendrën e Ndihmës për të pasqyruar këto ndryshime. Faqja tani thotë se aplikacioni do të funksionojë vetëm në telefonat Android me Android 5.0 ose më të ri dhe në iPhone me iOS 12 ose më të ri.

Kompania kishte njoftuar më parë se përdoruesit e iPhone 5s, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus nuk do të mund të përdorin më WhatsApp në pajisjet e tyre. Megjithatë, përdoruesit e iPhone kanë afat deri më 5 maj 2025 për të përmirësuar pajisjet e tyre.

Shikoni listën e telefonave Android që nuk do të mbështesin më WhatsApp duke filluar nga 1 janari:

Samsung​

  • Galaxy S4 Mini
  • Galaxy S3
  • Galaxy Note 2
  • Galaxy Ace 3

Motorola​

  • Moto G
  • Moto RAZR HD
  • Moto E 2014

HTC​

  • HTC One X
  • HTC One X+
  • HTC Desire 500
  • HTC Desire 601

LG​

  • LG Optimus G
  • LG Nexus 4
  • LG G2 Mini
  • LG L90

Sony​

  • Sony Xperia Z
  • Sony Xperia SP
  • Sony Xperia T
  • Sony Xperia V

Ndonëse shumica e këtyre nuk qarkullojnë më në treg, mund të shumë përdorues që ende i ruajnë këto telefona të vjetër. Nëse jeni një nga ata që përdorin këto pajisje “retro” dhe WhatsApp, keni afat deri më 1 janar për të përmirësuar pajisjen tuaj!
Burimi:
 
Problemi nuk eshte qe nuk bejne me keta tel, por alternativa.
Do vije nje kohe qe sdo kete me alternative dhe aty eshte pika e mos-kthimit pas.
Teknologjia ka skadence ne gjithcka, dhe ne nje memory stick te futni foto e pas nje dekade ta hapni pa e perdorur fare do shihni qe ne ato foto kane filluar e dalin disa kuadrate, ose copeza nga ato nuk duken.
Dikur historine e fshinin me permbytje si ajo para 3 shekujsh tani ka nderruar metoda, e bejne ngadale ngadale si te ky rasti ne fjale me tel si ata qe ishin para tyre qe sjane me ne liste.
Teknologjia eshte armiku nr 1 i njerezimit sot!
 
nuk mendoj se teknologjia ka skadence. te marim rastin e Voyager 1. Sipas të dhënave fuqia e përpunimit të Voyager 1 është shumë më e vogël se ajo e një telefoni të thjeshtë të viteve 1990, por është jashtëzakonisht e besueshme për funksionimin në hapësirë për mbi 46 vjet!
Kam bere kerkime dhe kam gjetur qe Voyager 1 pedrore memorie 69.63 KB (e ndarë në segmente të ndryshme për komandat dhe të dhënat e përpunuara) a e kuptojme se cfare do te thote kjo? ose me sakte a e kuptojme se cfare mashtrimesh na shesin?!
 
Ti do doje te jetoje ne nje shpelle. 😁
 
Voyager egziston vec ne Hollywood, dhe pse po dalim jashte kontekstit te temes ja vlen perhere te rikujtojme sesi per Bariun* jemi vec dele!!
Nese NASA vajti ne Hene me 4kbRam para 60 vitesh, sot pse nuk shkojne dot me me 60kTb ??
Une ate rastin e usb e kam te faktuar vete ndaj e solla.
Dikur kishe nje sistem operativ si W-XP ne 300mb data e sot nje telefon qe blejme ka diku 15gb system..
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top