“Washington Times”: George Soros dhe Donald Lu po luajnë pisët në politikën shqiptare

lu-soros-s-500x275.jpg


Prestigjozja amerikane “Washington Times” ka publikuar një artikull lidhur me politikën në Shqipëri duke ngritur disa pyetje në lidhje me rolin dhe të drejtat që ka ambasadori Donald Lu në vend. “Washington Times” shkruan se Lu është duke punuar me partinë në fuqi të mbrojtur nga George Soros dhe se anulloi vizat amerikane për afro 70 anëtarë të PD-së në opozitë.


Shkrimi i “Washington Times”


Le të fillojmë me një pyetje të thjeshtë: A është në rregull që një ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shantazhojë një parti politike që t’i japë avantazh një partie tjetër – në një vend të huaj? Le ta çojmë një hap më tej. A është në rregull që një ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës t’i diktojë politika qeverisë së një vendi të huaj, nën kërcënime për “pasoja”, nëse qeveria nuk i ndjek këto urdhëra?

A është e pranueshme për një ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shtyjë agjendën e një miliarderi hungarezo-amerikan dhe organizatat që ai financon, dhe jo interesat e qeverisë amerikane, interesa që përfshijnë një proces demokratik të hapur dhe aftësinë e institucioneve të qeverisë së huaj të përmbushin detyrimet e tyre të mandatuara? اfarë nëse do ju thoja që kryeministri i këtij vendi ishte i ftuar në dasmën e miliarderit liberal George Soros? اfarë nëse do ju thoja që z. Soros ka mbështetur një qeveri në Shqipëri që kritikët thonë se ka përfituar nga një tregti droge që po vret me mijëra njerëz nëpër Evropë?

اfarë nëse ky ambasador amerikan u kap duke tentuar të mbyllë investigimin e një nga kompanive më të mëdha në Shqipëri, përderisa predikonte për nevojën e të marrit një qënderim kundër korrupsionit zyrtar? Gjithçka filloi para ca javësh në një shtet të vogël ballkanik, ku një përpjekje për të rindërtuar sistemin e drejtësisë së një vendi ishte duke u zhvilluar. Ambasadori i Amerikës, Donald Lu, duke punuar me partinë në fuqi të mbrojtur nga Soros, anuloi viza amerikane për afërsisht 70 anëtarë të Partisë Demokratike në opozitë, të cilët po konkurronin për verifikim që të emëroheshin si zyrtarët gjyqësorë në vend. Ky akt partizan dhe jodemokratik hodhi vendin në një krizë politike. Në një deklaratë, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë konfirmoi se kishte “tërhequr vizat jo-emigrante për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë pasi arritëm në përfundimin se zyrtarët nuk janë të kualifikuar më për këto viza. Për shkak se të dhënat e vizave janë konfidenciale nën ligjin e SHBA-ve, ne nuk mund të komentojmë në raste individuale.

Ambasada e SHBA-ve mori këtë aksion para se të fillojë procesi i verifikimit që do ndihmojë lidhjet me korrupsionin për disa zyrtarë të caktuar.” اfarë deklarata nuk tregon është se asnjë prej këtyrë individëve të prekur nuk ishte nga Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama, parti kjo e cila është në fuqi. Thënë shkurt, thirrja e qeverisë së SHBA-ve tani po përdor taktika “burri të fortë” që ta bëjë sistemin juridik shqiptar të zënë rob nga një parti e cila po pasurohet nga tregu i drogës dhe mbështetet nga iniciativa e z. Soros “Shoqëria e Hapur”, e cila mbron legalizimin e lëndëve narkotike. Zyrja e prokurorit shqiptar reagoi mjaft vrullshëm, duke dhënë një deklaratë që mes të tjerash, tha, “Gjenerali do t’i bëjë me dije z. Lu se nëse ai është mësuar të jetë zot në politikën shqiptare, s’mund ta bëjë më të njejtën gjë me ndjekjet penale.

Z. Lu mendon që ai ka në dorën fatin e ndjekjes penale për të shantazhuar këtë institucion me qëllim që të mbyllë investigimet ose duke hequr vizat. Deklarata thotë që potezat e ambasadorit janë “Soros tipike, duke shënjuar për manipulim të opinionit publik dhe kundërshtimin e institucioneve.” اdo lëvizje nga një diplomat i SHBA-ve i cili mbron një parti mbi tjetrën në një vend të huaj është jo-demokratike, jo-amerikane dhe jokonsistente me atë çfarë SHBA-të përfaqësojnë. Krijimi i një sistemi juridik të zaptuar për një parti është e kundërta e asaj se çfarë ishte planifikuar për reformat e drejtësisë në Shqipëri.

BalkanWeb
 
Qofash i gabuar, por nje diplomat si ambasadori i nje shteti te perfshihet ne politiken e mbrenshme kaq thelle, me duket absurde. As qe duhet te hape goje fare per politiken e shtetit ku eshte i caktuar.

Ndersa Soros, ti riepet lekura me duket pak.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top