Vullneti për ndryshim është thirrja qytetare për drejtësi shoqërore


Drejtësia shoqërore nuk mund të përmbushet në një demokraci të cenuar nga segmentet e shtet-pushtetit që kërkojnë të instalojnë rendin e një stabiliteti të gënjeshtërt; mbrojtja e demokracisë është angazhimi i përbashkët i mbrujtur me besimin për një Shqipëri të jetueshme dhe të rëndësishme sërish; Shqipëria që fiton shtetin e së drejtës si thelbi i drejtësisë shoqërore që ka në shpirtin e së të njëjtës barazinë përpara mundësive dhe lëshimin e shtetit nga kthetrat e pushtetit.
lg.php
Pushteti nuk mund të përdorë drejtësinë si strehën e radhës së mbrojtjes dhe justifikimit të pasojave të padrejtësisë mbi të përditshmet e qytetarit të zakonshëm të këtij vendi që nuk mund të pranojë zakonshmërinë e së keqes.
lg.php
Keqqeverisja thërret në apel ndërgjegjen politike të lëshuar qëllimshëm në mëshirën e munguar të vargonjve të hordhive uzurpuese që rreken të tjetërsojnë të tillën sjelljen shoqërore përmes pranimit të autokracisë si një normalitet shoqëror; Keqqeverisja thërret -me zë të lartë që kumbon prej të tillës humbëtirë ku ka vërtitur vetveten- moralin e munguar dhe të premtuar; thërret moralin duke folur për drejtësinë e harruar në kulisat e lojës së pushtetit që ka luajtur dramatikisht me të ardhmen e Shqipërisë duke e shndërruar jetën e të tillit qytetar në një subjekt të ankandit politik duke i deformuar vullnetin e shprehur përmes votës së lirë; vullnet i deformuar për të shkurajuar përpjekjen dhe vullnetin qytetar për ndëshkim politik qytetar dhe për ndryshim, gjithashtu.
lg.php
Jetojmë në humbëtirën qeverisëse të padrejtësisë që ka shkretuar një vend duke mbartur mbi kurrizin e kërrusur nga mëkatet e vazhdueshme një enumeracion humbjesh që e kanë kthyer Shqipërinë në oazin e mundësive të vjedhura, shpresës së rrëmbyer dhe drejtësisë së munguar.

Padrejtësia e rrënjosur në secilën sjellje politike dhe në të tillat akte që ekzekutohen në vullnet të plotë të qeverisësve që kanë humbur njerëzoren në skutat e errëta të pangopësisë dhe pandjeshmërisë që ka errësuar shikimin qeverisës; ka humbur arsyen për shkak të braktisjes makabër të misionit të mirë-qeverisjes për të tillin qytetar që është harruar të konsiderohet qenie njerëzore; ka humbur vullnetin për të dëgjuar dhe korrigjuar shumëçka të rrokullisur në dreqnim për shkak të dreqit që ka ngritur krye në trupin qeverisës duke vjedhur ndërgjegjen njerëzore të pushtet-ushtruesve; ndërgjegje e rrëmbyer për të dërguar Shqipërinë në kthetrat e djallëzisë që sundon të tillën në një rend padrejtësie që shkel të drejtën përmes fuqisë së arbitraritetit që shndërrohet në ligj.

Secila humbje shënohet e tillë për Shqipërinë që nuk tjetërsohet dot nga ansambli ndërgjegje- humbur që nuk mund të pengojë vullnetin për ndryshim; ndryshim për një Shqipëri të ditëve më të mira dhe qeverisjeje me fytyrë njerëzore, një Shqipëri e shpresës dhe një besimi të ri, një Shqipëri ku ligji buron nga e drejta, një Shqipëri normale me një Kryeministër dhe qeveri normale, gjithashtu.

Koha që Shqipëria të fitojë përmes një ndryshimi të rëndësishëm është tani! Koha për një bashkim të madh dhe një angazhim të përbashkët për ndryshim përtej ndasive të vogla është tani! Ndëshkimi ndaj keqqeverisjes dhe vullneti qytetar për ndryshim janë shprehja më e lartë e drejtësisë shoqërore.
Koha për një shpresë të re për të mbrojtur demokracinë dhe ndalur instalimin e autokracisë është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë…

/Ardit Gjinali Mapo.al

 
I bashkohem mendimit te autorit.
Shoqeria shqiptare ka nevoje per NDRYSHIM rrenjesor.
Bojkotoni sepse i vetmi ndryshim i vertete eshte bojkoti.
PS na ka lodhur, PD (komunistet e konvertuar) ne aleance me komunistet e LSI e sollen nje here ndryshimin kur qeverisen bashke.
Ca do ndryshojne kete here?
Do ndryshojne ndryshimin qe bene heren e kaluar?
Do na kthejne aty ku ishim dmth.
Nga PS nuk pres ndryshim keshtu qe BOJKOT masiv ta kuptojne qe jane te gjithe per ne kosh te plehrave.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top