Vulat prehistorike të indigjenëve Dogon dhe vizitorët e para 5000 vjetëve të Sirus!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Misticizmi dhe tradita e shenjtë e fisit Dogon në Afrikën Perëndimore, thotë se civilizimi tokësor është rezultat i kontakteve të popujve të Tokës me banorët e një planti që ndodhet brenda sistemit të plejadës së Sirius, 3.000 vjet para erës së re!

Dogon-1-300x201.jpg


Dogon-ët, citon alb-observer.com flisnin për vizitorët e planetit Nian. Ky planet ndodhet pranë yllit Emme Gia, në plejadën e Sirius, që ka një periudhë orbite rreth 50 vjeçare, është më i madh se Sirius B (Po Tolo) dhe katër herë më i lehtë se ai. Ylli Emme Gia, u zbulua pak vite më parë dhe u quajt zyrtarisht si Siruis C.

Dogon-2-300x174.jpg


Tradita e shenjtë i fisit Dogon, ishte e skalitur në vulat e stërlashta të tyre, të cilat veç të thënave të sipërpërmendura, tregojnë pozicion e saktë të orbitës të Sirius dhe sistemin tresh “Po Tolo, Emme Gia, Sigi Tolo” në plejadën e Mjellmës së Madhe.

Planeti Sirius ndodhet larg Tokës, rreth 8.57 vite dritë larg. Deri në dekadën e 1990, astronomët njihnin vetëm Siruis A dhe Sirius B, të cilët janë nano të bardhë.
Ndërsa në vitin 1995 u zbulua dhe Sirius C.

Dogon-3-300x183.jpg


Autoktonët Dogon, citon alb-observer.com, veç Sirius ishin njohës të shkëlqyer, këtu e mijëra vjet dhe të sistemit Diellor, si deh të orbitës së planetëve rreth diellit. Dinin gjithashtu se Saturni, dispononte unaza dhe se Jupiteri ka katër Hëna. Madje, në jetën e tyre të përditshme, ata udhëhiqen nga katër kalendar, nga ai i Diellit, i Hënës, i Sirius dhe i Afërditës/Venusit.

Dogon-4-300x196.jpg


Pra vetvetiu lind pyetja: Si ishte e mundur, që një fis primitiv afrikanë të njohë me saktësi të plotë të dhëna astronomike, të cilat shumë vonë u zbuluan nga shkencëtarët dhe teleskopët e tyre modern?
Nga ku ata i morën këto të dhëna dhe njohuri?

Dogon-5-300x225.jpg


Vetë Dogon-ët pretendojnë se këto informacione dhe të dhëna iu vijnë nga Ligjet (qenie të çuditshme amfibe të ardhura nga Sirius). Prezenca e tyre në Tokë, sipas Dogon-ve, kishte të bënte me shpëtimin e Botës, duke i prezantuar ata si shpëtimtarë dhe roje shpirtërorë. Duke folur me hollësira, ata përshkruajnë dhe mjetin transportues të “çuditshëm” që i solli ata në Nommos në juglindje të zonës së tyre, të cilën e fshinin brenda një liqeni aty pranë.

Fisi Dogon për më shumë se 5000 vjet, jetonte i veçuar nga pjesa tjetër e civilizimit modern. Dr. Marcel Gkriol,një shkencëtar antropolog Francez, ishte i pari studiues që i vizitoi ata në vitin 1931. Në vitin 1946 shkoi përsëri në Mali, së bashku me kolegen e tij antropologen franceze Ntiterlen Germain, të cilët studiuan dhe regjistruan hollësira rreth traditave dhe mitologjisë së indigjenëve. Raporti i tyre i 1951-it, ishte shumë befasues pasi të gjithë mbeten me gojë hapur, kur mësuan se Dogon-ët njihnin rreth yjeve që nuk shiheshin me sy hapur.

Gjatë dekadës së 1970-ës, një gjuhëtar amerikanë dhe studiues i Shoqërisë Astronomike të Mbretërisë në Londër, Robert Temple, bëri “kurban” tetë vjet për të shkruar të librin e tij të famshëm “Sirios i panjohur”, me pyeten qendrore nëse në të shkuarën, Toka priti vizitor qenie më inteligjente nga planeti Sirius.



Ndërsa, Erich von Nteniken, në veprën e tij të famshme “Fakte –Autopsi në pesë kontinente”, pasi mbështet librin e Tebal, duke thënë: “اfarë gjëje mbresëlënëse ekziston në mitet e Mogan. ثndrra, paragjykime fetare, fantazmagori ose njohuri të sakta, çdo 50 vjet Dogon-ët, festojnë feston e tyre të “Sigkoui”. Ceremonia Sigkoui ka si tematikë dëshirën për rinovimin e botës. Kohën e festës e përcakton Po Tolo, pra ylli i Sigkoui”.

Njohuritë astronomike, mistike të shenjta dhe të lashta i paraardhësve të fisit Dogon, rezultojnë të sakta dhe vërtetohen dita ditës nga vetë shkenca dhe astronomët modern, me një përgjigje të vetme ekzistencën e planetit Nian (i quajtur sot Xylanthia)./alb-observer.com/

Me pak fjalë, mesazhet e shenjta, për vizitën dhe ardhjen e jashtëtokësorëve Nommos, janë të vetmet që presin konfirmimin zyrtarë.



Dogon...-300x203.jpg


Eric-300x220.jpg


b.albaniaobserver
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top