Kresha
A pretty face can never trick me
Vula e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Sqarim i detyrueshëm nga profesioni
Vula e “Lidhjes së Prizrenit” e "zbuluar" nga historiani (studioi shkencat politike) Bejtullah Destani është identike, përkatësisht e njëjta vulë qe e ka botuar orientalisti Iljaz Rexha. Përmbajtja e vulës se "zbuluar" nga Destani është: "Xhem'ijjeti ittihadije-i Prizren" qe d.m.th. “Lidhja e Prizrenit”, respektivisht përkthyer fjale për fjale: "Shoqata e Lidhjes Prizren" apo: “ Shoqata e Bashkimit Prizren". Destani nuk flet për tekstin e vulës së “zbuluar”. Dokumenti i evidencuar nga Destani, sa shihet nga datimi, është i datuar “3 nisan 97” (3 prill 1297) qe i përgjigjet datës 15 prillit 1881 të dokumentit të botuar nga I. Rexha. Dokumenti anglez është prezantim i mëvonshëm. Kjo vulë është venë në dokumentin e botuar nga I. Rexha në librin: “Lidhja e Prizrenit në dokumente Osmane”, Prishtinë, 1978, fq. 121-123, kurse faksimili osmanisht dok. nr. 60, Të dy këto dokumente, sa shihet nga kaligrafia janë shkruar nga e njëjta dorë (për saktësi mbështetem në mendimin e orientalistëve: N. Krasniqi e S. Mehmeti), por kanë përfundim të ndryshëm. Shumë studiues e kanë quajtur dokument i dalë nga dora e Myderriz Ymer Prizrenit.
Për hir të realitetit shkencor, tekstin e “Vulës” së “zbuluar” nga Destani, e ka deshifruar Iljaz Rexha, por jo saktësisht, por më shumë me përngjasim të funksionit që ka pasur kryesuesi i “Lidhjes së Prizrenit” - Myderriz Ymer Prizreni. I. Rexha tekstin e vulës "Xhem'ijjeti ittihadije-i Prizren" e shqipëroi: “Komiteti Qendror i Lidhjes së Prizrenit", që, shikuar nga aspekti funksional, nuk bartë me veti ndonjë gabim material, ndaj, e kam përfillur pa hezitim, në disa përqasje shkencore (i mbështetur edhe në shtypin kroat) si dhe në studimin historiografik: Myderriz Ymer Prizreni- Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2003,364-370. Vërtet, dokumentin qe mbanë vulën e “zbuluar” nga Destani, e kanë përmendur shumë historianë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke u mbështetur edhe në ekstrate të dokumentit osman në gjuhën gjermane. Edhe ata e konsiderojnë si dokument të “Komitetit Qendror të Lidhjes së Prizrenit", por nuk flasin për vulën. Dihet se Myderriz Haxhي Ymer Prizreni , Kryetari i parë dhe i vetmi i Shqipërisë Etnike (Natyrore) “memorandumin” e 15 prillit 1881 e shkroi dhe ua dërgoi, me telegraf, përpos Instancave më të larta Perandorake Osmane (version më të gjerë), edhe përfaqësive diplomatike të Fuqive të Mëdha të Evropës në Stamboll. E gjejmë të botuar, si dokument në gjuhën gjermane botuar shqip nga: S. Pollo- S. Pulaha: Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Tiranë, 1978, 120-122.
Besoj se kjo mjafton për të sqaruar të vërtetën për “zbulimin epokal” të “Vulës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, me urimet me të sinqerta për punë të tjera, të vyera, të Z. Bejtullah Destani!
Prof. Dr. Muhamet Pirraku, Prishtinë, 1 mars 2010