Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vuçiq e pranon: Kosova nuk ishte gjithmonë e Serbisë, e morëm pas Kongresit të Berlin

Këtë deklaratë bombastike e dha të premten hiq më pak se Aleksandar Vuciq.


“Duhet ta kemi paraqysh se Kosova nuk ka qenë gjithmonë e jona dhe ata që thonë kështu, duhet të lexojnë libra”, ka thënë ai gjatë një fjalimi, në Beograd, përcjellë klankosova.tv. “Disa pjesë të Serbisë Jugore i kemi fituar (marrë) pas Kongresit të Berlinit”.

Serbi, siç transmeton klankosova.tv, e ka shpjeguar këtë fakt, duke dhënë fakte që dëshmojnë që Kosova ishte pjesë e tjetër kujt, para më tepër se 100 vjetëve, teksa foli për një prani diplomatike këtu, të shtetit të atëhershëm serb.

“Kah fundi i shekullit XIX kemi patur konzuj të vrarë serbë në Prishtinë”, ka thënë ai. “Gjithmonë ka ekzistuar lufta për Kosovën. Për mënyrën se si është vrarë konzulli ynë në Prishtinë janë shkruar disa libra. Kemi gabuar shumë, shumë, por nuk duhet harruar se kah fundi i shekullit XVII një numër i madh i popullatës është shpërngulur nga Kosova e Metohia, pasi që njerëzit tanë ishin nën sulme të vazhdueshme të arbanasve”.

Në këtë frymë ai ka folur edhe për një pjesë tjetër që Serbia e ka futur tash vonë nën kontrollin e vetë të tërësishëm.

“Dikur nuk kemi patur asgjë në Vojvodinë e sot ajo është e dominuar nga serbët, ndonëse është një territor multietnik”, ka shtuar presidenti, përcjellë klankosova.tv.

Vuçiq ka thënë që serbët nuk duhet të vajtojnë, pasi as ata vetë nuk kanë qenë gjithmonë të shenjtë, ndërsa ka shtuar se gabimet në politikë paguhen dhe nuk ka ngurruar të thotë që Serbia nuk ka shumë pika të ndritshme përsa i përket cështjes së Kosovës. /klankosova.tv/ZgjohuShqiptar.info
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back