Vuçiç provokon, mbulon Kosovën me flamurin serb, Majko reagon ashpër dhe i kujton NATO-n

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Vuçiç provokon, mbulon Kosovën me flamurin serb, Majko reagon ashpër dhe i kujton NATO-n​

1616161825647.png
Presidenti serb Aleksandar Vuçic ka provokuar së fundmi duke e mbuluar Kosovën me flamurin serb. Postimi i tij në Instagram për 17 mars në ditën kur nisën sulmet e NATO-s në vitin 1999 në Beograd kanë shkaktuar polemika të shumta.
Të menjëhershëm kanë qenë reagimet kundër tij nga Kosova, por edhe nga Shqipëria. Reagimi i parë në Shqipëri erdhi nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i cili ka qenë kryeministër në kohën e luftës së Kosovës.


“Me publikimin e fotos së Republikës së Kosovës me flamurin serb, Presidenti i Serbisë Vuçiç, tregon se i pëlqen papajtueshmëria. Ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.
Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në marrëdhëniet ndërkombëtare”, shkruan Majko.

Më tej ministri shqiptar thekson se “sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga Instagrami. Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram!”.
Presidenti serb i gjendur përballë presionit ndërkombëtar për arritjen e një marrëveshje për njohjen reciproke mes dy shteteve fqinje, me këtë status është munduar të kapet pas nacionalizmave. Në postimin më të fundit të tij, Vuçiç shkruan për sulmet e NATO-s në 17 mars, duke e cilësuar si masakër, duke thënë se ‘Serbia nuk është e dobët”.
g.shqip
 
Kto provokimet jane perpelitje te kota ne fakt; nuk e shmang dot njohjen e kosoves Serbia thjesht po e vonon si proces asgje me shume.

Majko ka qene si hero per kosovaret ne luften e kosoves, eshte i vetmi politikan shqiptar qe ka goje te flase.
 
Shkau mbetet shka, ky eshte trashigimtar i Millosheviqit. Na shqiptart dojm me hanger njani-tjetrin, armiqt bohen bashke edhe na coptojne prap.

Flej sheeptar fleeej !
 
Klyshi i Miloshevicit e ndjen qe presioni nga administrata Biden per njohje te Kosoves do jete ne rritje, ashtu sic do jete ne rritje edhe kunderveprimi ndaj nderhyrjeve ruse. Klyshi nacionalist po pergatit terrenin per te bere si patriot ne sy te serbeve, njekohesisht i sinjalizon perendimit se Serbia nuk eshte gati te bej leshime per kete ceshtje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top