legjenda
MAQEDONIA E VERIUT
-
- Anëtarësuar më
- Sep 24, 2015
-
- Mesazhe
- 6,105
-
- Reagimet e mara
- 1,715
-
- Vendndodhja
- MAQEDONIA E VERIUT
Kryeministri serb, Aleksander Vucic i ka bërë një telefonatë sot, kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, për t’i ofruar ndihmë Qeverisë së Kosovës pas përmbytjeve që janë shkaktuar dje nga reshjet e mëdha të shiut.
Telefonatën e ka konfirmuar Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë.
Sipas zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, Mustafa e ka falënderuar Vucicin për interesimin ndërkohë që i ka thënë se janë tejkaluar rreziqet dhe se në këtë fazë nuk ka nevojë për ndihmë.
“Kryeministri Isa Mustafa e ka falënderuar z. Vucic për interesimin e shtetit fqinj, duke i bërë të ditur se institucionet lokale dhe qendrore të Republikës së Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe se janë tejkaluar rreziqet, dhe se në këtë fazë nuk ka nevojë për ndihmë nga shtetet fqinje ose më gjerë”, ka thënë Abrashi.
http://botasot.info/