Vuçiç: Do t’ju shesim shqiptarëve më shumë benzinë, Coca Cola…

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Zyrtarë serbë vazhdojnë të komentojnë dhe të jenë të kënaqur me marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës e Serbisë për përdorimin e tabelave të regjistrimit, transmeton Koha.net.

Kështu, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka thënë se marrëveshja për tabelat është e dobishme edhe për serbët e edhe për shqiptarët.

“Do të vazhdojmë të shkojmë në territorin tonë me tabelat tona. Ne kështu e konsiderojmë. Ata e konsiderojnë ndryshe. Do të kemi më shumë vetura të tyre, do të mund t’u shesim shqiptarëve më shumë benzinë, më shumë ujë të gazuar, Coca Cola. Njëkohësisht serbët nuk kanë humbur asgjë nga të drejtat që kemi pasur”, citon Veçernje Novosti të ketë thënë kryeministri serb, transmeton Koha.net.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën Marko Gjuriç ka thënë se “kemi penguar heqjen e tabelave që me status janë neutrale dhe i kemi vazhduar edhe për pesë vjet tabelat me regjistrim KS”.

Goran Rakiç, prefekt i Mitrovicës veriore vlerëson se është e mirë marrëveshja që tabelat serbe në veri nuk mund të hiqen pa marreveshje me Serbinë dhe me Bashkimin Evropian.

Marrëveshja për tabelat e nënshkruar më 14 shtator në Bruksel, do të fillojë së zbatuar më 15 nëntor. Ajo parasheh që targat e veturave të Kosovës, me rastin e hyrjes në Serbi, dhe ato të Serbisë me rastin e hyrjes në Kosovë, t’i kenë të mbuluara simbolet shtetërore.

Mbulimin e simboleve të Kosovës e bëjnë nëpunësit nga Serbia, ndërsa ato të Serbisë, nëpunësit nga Kosova.
vucic-2-620x330.jpg
http://www.tetovasot.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top