Vritet në pritë babai i tre fëmijëve në Dibër, e motra vrau vjehrrën

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Hakmarrja

Hetimet, policia lokale shoqëron familjen e “hasmit”

Basri Nikolli, 39 vjeç, babai i tre fëmijëve, u vra në një rrugicë teksa shkonte në banesën e tij
Viktima - Basri Nikolli është vëllai i Hike Skukës, e cila është arrestuar bashkë me kunatën e saj, për vrasjen e vjehrrës, Naime Skuka


policia-diber-320x199.jpg


Hysen Likdisha

Vëllai i njërës prej dy nuseve që vranë vjehrrën, duke i hedhur vaj të nxehtë në vesh dhe më pas e varrosën në kasollen e bagëtive është ekzekutuar mbrëmë në një pritë gjatë rrugës, kur po shkonte për në shtëpi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Katund i Ri të Komunës Luzni të Dibrës, ndërkohë që policia ka ngritur dyshimet se ka lidhje me vrasjen e Naime Skukës në shkurt të vitit të kaluar. Sipas policisë, viktima e djeshme është Basri Nikolli, 39 vjeç, i cili rezulton të jetë vëllai i Hike Skukës (Nikolli), e cila u arrestua bashkë me kunatën Xhemile Skuka për vrasjen vjehrrës së tyre në fshatin Hotesh të Dibrës.

Prita ndaj 39-vjeçarit

Policia lokale bëri të ditur se për vrasjen e Basri Nikollit janë njoftuar mbrëmë nga kalimtarë të rastit, të cilët e kanë gjetur të pajetë 39-vjeçarin në një rrugicë të fshatit Katund i Ri, ku ai ka lindur dhe jetuar, bashkë me familjen e tij. Menjëherë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet policore, të cilat kanë bërë rrethimin e vendit të ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj. Nga informacionet paraprake të policisë mësohet se ai është qëlluar me armë zjarri rreth orës 18:00 të pasdites, ndërkohë që po punohet për gjetjen e ndonjë dëshmitari të mundshëm për këtë krim. Në lidhje me viktimën, policia tha se Basri Nikolli, babai i tre fëmijëve, është vëllai i vetëm i 34-vjeçares Hike Skuka, e arrestuar për vrasjen e vjehrrës së saj.

Pista e hakmarrjes

Duke marrë shkas nga ngjarja, ku është përfshirë motra e tij, policia ka ngritur dyshimet se vrasja e tij është kryer për hakmarrje. Madje, për të zbardhur sa më shumë informacion mbi këtë rast, policia ka pyetur paraprakisht edhe familjen e viktimës së djeshme, e cila ka deklaruar se nuk kishte asnjë konflikt tjetër personal. Në këto kushte, policia ka shkuar në fshatin ku Nikolli kishte martuar motrën dhe ka bërë shoqërime të familjes Skuka, të cilët janë marrë në pyetje për orë të tëra. Policia tha se dyshimet kryesore i ka tek ish-burri i Hike Skukës dhe vëllai i tij, të cilët janë djemtë e gruas së vrarë më 12 shkurt të vitit 2013.

Vrasja e vjehrrës

Dy nuset Xhemile e Hike Skuka janë akuzuar se i hodhën vaj të nxehtë në vesh vjehrrës, teksa kjo e fundit ishte në gjumë. E moshuara Naime Skuka jetonte vetëm me dy nuset, pasi të dy djemtë, Urani (burri i Hikes) dhe Etmonti (burri e Xhemiles), ishin emigrantë në Greqi. Policia e Dibrës zbuloi krimin pas lajmërimit të fqinjëve, të cilët prej ditësh nuk e shihnin 67-vjeçaren. Madje, pasi e kishin vrarë, dy nuset e kishin varrosur vjehrrën në kasollen e bagëtive. Pas zbulimit të këtij krimi të rëndë, nusja e madhe, Xhemile Skuka, u vetëdorëzua në Policinë e Dibrës dhe deklaroi se krimin e ka kryer e vetme. Në atë kohë, bujë bëri edhe problemi për gjashtë fëmijët e dy nuseve të arrestuara, tre të njërës dhe tre të tjetrës, pasi baballarët e tyre ndodheshin në Greqi dhe ata u strehuan në spital.//G.Shqip
 
Titulli: Vritet në pritë babai i tre fëmijëve në Dibër, e motra vrau vjehrrën

Kasaphane! :(
 
Titulli: Vritet në pritë babai i tre fëmijëve në Dibër, e motra vrau vjehrrën

Eshte faji Tahirit dhe piktorit!
Ata e kane vrare patjeter!
 
Back
Top