Vritet në Holandë Festim Lato, presidenti i vetëshpallur i Çamërisë (FOTO)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Vritet në Holandë Festim Lato, presidenti i vetëshpallur i Çamërisë (FOTO)


festim-lato2-1.jpg

Presidenti i vetëshpallur i Çamërisë Festim Lato dyshohet se është vrarë në Holandë. Kështu së paku shkruajnë miqtë e tij në rrjetet sociale. Miqtë thonë se ai është vrarë në një atentat nga shërbimet sekrete greke.
Gjithashtu, mediat shqipfolëse raportojnë se Lato është ekzekutuar në mënyrë misterioze sot në mëngjes në shtetin holandez.

Në profilin e tij në Facebook shumë miq të tij i shprehin ngushëllimet familjes dhe kombit shqiptar për këtë humbje të madhe.
Atentati ndaj Festim Latos dyshohet se është bërë në kushte misterioze dhe ende nuk dihet se kush mund të jetë autori. Po ashtu, nuk ka informacion zyrtar për këtë ngjarje. Policia holandeze ka njoftuar sot familjen e Latos në Vlorë. Siç thuhet, vrasja mund të jetë bërë për arsye politike.
Festim Lato është përfolur shpesh herë për shkak edhe të listës së personazheve të njohur publike në Shqipëri që qarkulloi kohë më parë se ishin të paguar nga shteti grek. Kjo listë dyshohet se ishte nxjerrë pikërisht nga Lato.
Nga policia shqiptare nuk ka asnjë informacion zyrtare për vrasjen e tij. Ndërkohë që të afërm e miq, vijojnë të shprehin ngushëllimet për humbjen e tij në faqen e “Facebook”-ut.

festim3-1.jpg

festimi1.jpg


g.shqip
 

Attachments

  • festim-lato2-1.jpg
    festim-lato2-1.jpg
    202.9 KB · Shikime: 0
  • festim3-1.jpg
    festim3-1.jpg
    53.4 KB · Shikime: 0
  • festimi1.jpg
    festimi1.jpg
    57.4 KB · Shikime: 0
  • festim-lato2-1.jpg
    festim-lato2-1.jpg
    202.9 KB · Shikime: 0
  • festim3-1.jpg
    festim3-1.jpg
    53.4 KB · Shikime: 0
  • festimi1.jpg
    festimi1.jpg
    57.4 KB · Shikime: 0
Back
Top