Vritet bebja sepse ishte vajzë

ida angel

:)
V.I.P
Për të paktën një javë ajo luftoi fort për të qëndruar në jetë, por e pati të pamundur për shkak se goditjet që kishte marrë në trup nga i ati ishin brutale. Bebja Neha Afreen vdiq pas një ataku kardiak në spitalin e Bangalores, në Indi, të mërkurën në mëngjes.
nena_afren-e1334231500992.jpg


Nëna e vajzës tre muajshe e kishte çuar të bijën më 5 prill në mbrëmje në spital, me plagë të rënda në kokë, qafë të thyer dhe shënja djegieje në trup. Babai i saj Umar Farooq, i cili merret me lyerjen e makinave akuzohet se i ka shkaktuar dhunë deri në vdekje vajzës së tij, vetëm se në vend të saj donte të kishte djalë.

Pavarësisht se Afreen shfaqi shenja përmirësimi të martën, gjendja e saj u përkeqësua pasi ajo pësoi konvulsione.

Mjekët thonë se foshnja e kishte të pamundur që të qëndronte në jetë. Ndërkohë që në spital pritej të vinte një ekip doktorësh nga Instituti Kombëtar për Shkencat e Shëndetit Mendor, për shkak se Afreen kishte plage të rënda në kokë dhe kërkonte një kujdes të specializuar, vajza 3-muajshe nuk arriti dot të mbijetonte.

Nëna e vajzës, Reshma rrëfeu se i shoqi i saj i alkoolizuar 37-vjeçar e kishte rrahur sistematikisht që ditën e lindi vajzën. Të enjten e shkuar ai u kthye i dehur në shtëpi dhe abuzoi sërish me gruan për shkak se ajo nuk i kishte sjellë në jetë djalin e dëshiruar.

Kur Reshma ra për të fjetur, burri i saj Farooq akuzohet se i ka futur një rrobë në gojën e Afreen për t’i ndaluar të qarat dhe më pas e ka qëlluar me një objekt të fortë me majë.

Reshma u zgjua në mesnatë dhe pa që foshnja kishte konvulsione. E informoi menjëherë burrin e saj, i cili u duk i painteresuar për këtë. Kur bebja nisi të vjellë gjak Farooq iku. Me ndihmën e fqinjëve, Reshma e çoi në spital foshnjën. Ajo tregoi se Farooq e kishte keqtrajtuar edhe dy herë të tjera vajzën, por ajo si nënë kishte heshtur duke dashur që të shpëtonte martesën. Herën e parë ai e kishte rrahur fëmijën, kurse herën e dytë, Reshma kishte gjetur shenja të djegies nga cigarja në ballë dhe mbrapa kokës.

Reshma fillimisht kishte patur frikë të kontaktonte me policinë, por autoritetet i kërkuan asaj që të ngrinte padi ndaj të shoqit.Farooq është arrestuar dhe ndodhet në arrest deri më 21 prill, ku do t’i duhet të ballafaqohet me drejtësinë me akuzën e vrasjes. Vdekja e kësaj foshnjeje dhe rrethanat, në të cilën u zhvilluan ngjarjet kanë tronditur mbarë shoqërinë vendase dhe të huaj.
femina.al
 
Titulli: Vritet bebja sepse ishte vajzë

O zot sa gjynah, per kta lloj kafshesh dhe denimi me vdekje eshte shume ...si nuk kane shpirt kta lloj mostrash te shemtuar qe marin fryme kot mbi toke.
Fotoja flet vet ...dhimbja e nenes qe e solli ne jete shume e madhe ...
 
Pe: Titulli: Vritet bebja sepse ishte vajzë

wow e tmershme keta njeres duhen pervelu vallai .... gjynaf per bebushen u prefte ne paqe
 
Pe: Vritet bebja sepse ishte vajzë

i urrej keto nena te pafuqishme qe nuk luftojne me dhembe krijesen e tyre

burrin do e kisha vra me duart e mia sepse ligji nuk me kthen mbrapsh femijen
 
Titulli: Vritet bebja sepse ishte vajzë

Zoti i ndeshkofte, se hyqmeti spo i ndeshkon si duhet !!!
 
Titulli: Vritet bebja sepse ishte vajzë

Ctju besh ktyre njerzve ...Kta jan per ti var per KO..SH Duke ua mar shpirtin nje cik e nga nje cik ashtu sic ka ber ky me fmijen e tij .....:(
 
Pe: Vritet bebja sepse ishte vajzë

Keta sjane njerez normal,jane te fiksuar nje vend e hajt...Si mund tja besh dicka te tille femijes tend?Ca ka rendesi djale apo vajze,rendesi ka te jete shendosh e mire,sikur ti kishte lind djale me te meta mendore apo fizike do ishte me i kenaqur ai babai??Le te rrije tani pa femije e te presin djalin...
 
Pe: Vritet bebja sepse ishte vajzë

Edhe kafshet i mbrojne krijesat e tyre me shpirt....po kjo ca bente, donte te shpetonte martesen! Nuk i falet!
 
Back
Top