Vret gruan shtatzënë dhe fle në një shtrat me kufomën

Aren

Anëtar i Respektuar
timthumb.php

timthumb.php

Vlorë/ Krim horror në Orikum. Burri e torturon dy ditë rresht bashkëshorten, në fund i merr jetën me goditjet e një sqepari. Dy fëmijët dëshmojnë te psikologia. Rrëfimi i fqinjës që zbuloi krimin

Vret gruan me sqepar dhe fle me kufomën në shtëpi. Shpëtim اeliku nga Orikumi, pa vrasje ndërgjegjeje nga krimi për të cilin akuzohet, i ka paraqitur policisë një alibi. “Nuk e kam vrarë unë. Kërkojeni dhe gjejeni vrasësin se unë nuk kam qenë në shtëpi”. Në momentin që në banesën e tij është gjendur e masakruar gruaja me foshnjën gjashtëmuajshe në bark, اeliku ka nxjerrë alibinë, që nuk është besuar nga policia. Krimi bëhet edhe më i rëndë, kur dyshohet se viktima është vrarë rreth 24 orë para se të zbulohej, ndërsa bashkëshorti-vrasës ka mundur të largojë me aq mundësi sa ka patur provat e fajësisë, ka marrë dy vajzat, 7 dhe 3 vjeç dhe është larguar nga banesa. Mirëpo, nuk kanë qenë vetëm fëmijët paditësit e vetëm të horrorit të kryer nga i ati i tyre mbi nënën, por edhe rrobat e tij të mbushura me gjakun e gruas, të fshehura rreth 150 metër larg ndërtesës së rrënuar dhe sqepari, mjeti me të cilin i ka dhënë goditjen fatale 34-vjeçares, Manushaqe اeliku. Krimin e ka zbuluar një fqinjë dhe e njohur e çiftit, ndërsa policia më pas, ka mundur të mbledhë provat e masakrës që 35-vjeçari, Shpëtim اeliku ka kryer mbi gruan shtatzënë me fëmijën e tij të tretë. Dyshohet se krimi është kryer për xhelozi. Sikur të mos mjaftonin grindjet, çifti me dy fëmijët jetonin në varfëri ekstreme.

Ngjarja

Policia e Vlorës është njoftuar se në Orikum të Vlorës është gjetur e pajetë një grua në banesën e saj. Fqinjë të viktimës kanë identifikuar gruan për policinë si dhe kanë dëshmuar rrethanat, çka ka bërë që autori i krimit të gjurmohet dhe të arrestohet menjëherë. Pas vënies në pranga, paçka se autori nuk ka pranuar krimin, policia ka nisur me dokumentimin. Pas këqyrjes së banesës, ku njollat e gjakut gjendeshin në të gjithë dhomën dhe dërgimit të trupit të masakruar në morgun e spitalit rajonal të Vlorës, policia ka marrë me vete autorin që më bë fund është dorëzuar dhe ka nisur të tregojë se ku ishin fshehur sendet që e kompromentonin. “Fillimisht i kërkuam se ku ishte mjeti me të cilin i kishte marrë jetën. Na çoi nga pas banesës. Diku në një grumbull mbeturinash, ku mes tallashit të dërrasave ishte fshehur sqepari. Më pas, pasi kuptohej se ishte munduar të gjente rroba të tjera për tu sajuar, i kërkuam se ku kishte rrobat që mbante në momentin e vrasjes. I gjetëm rreth 150 m larg shtëpisë, të hedhura në ca shkurre. Ishin të mbushura me gjak”. Këto janë detajet që dalin nga grupi hetimor i Policisë së Vlorës, që lidhen me sigurimin e provave të patjetërsueshme të autorësisë së vrasjes. Sipas burimeve, bëhet me dije se Shpëtim اeliku e ka vrarë gruan për shkak të xhelozisë, pasi dyshonte se gruaja kishte të dashur një burrë që banonte afër tyre. “Na e tregoi edhe personin që dyshonte. ثshtë banor i atyshëm, por që s`ka asnjë lidhje me ta, pasi familja e tyre kishte vetëm pak muaj që kishte ardhur në Orikum dhe se preteksti i nxjerrë prej tij për të fajësuar dikë është më tepër tentativë për të shpëtuar.” Kështu e fikson policia motivin e masakrës së kryer prej Shpëtim اelikut, i cili rreth 8 muaj më parë, ka ikur nga Librazhdi dhe është vendosur në Orikum të Vlorës. Policia saktësoi mbrëmë se çifti ishte strehuar në atë ndërtesë të braktisur, ndërsa rrobat dhe ato pak gjëra që kishin në shtëpi mësohet se ua kanë dhënë njerëzit e zonës.

Dëshmitarja

Dëshmitarja që çoi policinë te zbulimi i krimit quhet Flora Muka. Ajo nuk e kishte parë Manushaqen që ditën e shtunë, pra dyshohet se vrasja ka ndodhur qysh në orët e mbrëmjes së të shtunës ose orëve të para të së dielës. Autori pasi pakryer vrasjen ka qëndruar në një shtrat me viktimën deri sa ka zbardhur dita. Por një përgjigje më e saktë pritet nga përfundimet e ekspertizës mjeko-ligjore të trupit të viktimës. Fqinja dhe mikja e Manushaqes, një ndër personat që i ka ndihmuar të ardhurit nga Librazhdi me rroba, materiale shtëpiake dhe ushqime, i ka treguar policisë bisedën që e bëri të dyshonte. Ajo e ka takuar Shpëtimin para se ai të merrte dy vajzat dhe të largohej nga banesa. “U bëra merak se nuk e pashë Manushaqen dhe i thashë me shaka se mos e ke vrarë more qyq. Por ishte shumë i qetë pothuajse si gjithë ditët e tjera kur i shikoja që shkonin në drejtim të Vlorës për të mbledhur kanaçe e për të siguruar ndonjë lekë për fëmijët. Policia gjithashtu me ndihmën e psikologes ka mundur të sigurojë edhe rrëfimin e vazjës së madhe të çifti. Ajo ka treguar para bluve se i ati i saj e kishte lidhur dhe djegur me zjarr në trup nënën e saj, ndërsa plagët vdekjeprurëse, sipas policisë, ia kanë shkaktuar një sërë goditjesh pas koke, të cilat dyshohet se ia ka dhënë në momentin që ka qenë e lidhur.

Rrëfimi i vajzës

“Ziheshin shumë shpesh dhe babi e masakronte. E kam parë vetë disa herë që e ka lidhur dhe e ka rrahur, por asnjëherë nuk guxoja t’ia thoja kujt. Të shtunën e rrahu sërish. Madje e lidhi dhe nisi ta digjte me diçka që mbante zjarr. Më pas nuk e di se çfarë ka ndodhur se mua dhe motrën nuk na la të hynim. Na mori me vete dhe na largoi nga shtëpia”

Policia

“Dy vajzat e çiftit اeliku janë marrë menjëherë nën kujdesin e psikologëve dhe janë dërguar në një qendër strehimi. Menjëherë pas arrestimit të babait të tyre strukturat të posaçme në policinë e Vlorës kanë siguruar kujdesin për dy të miturat, ndërsa po punohet për t’i mbajtur nën kontroll sidomos vajzën e madhe nga ana e punonjësve socialë”.

Dëshmitarja

“ I kam njohur që kur kanë ardhur në Orikum. Ishin shumë fukarenj, por nuk të linin përshtypjen se kishin grindje mes njëri-tjetrit. Iu kam dhënë ç’kam mundur, ndërsa burrë e grua dilnin çdo mëngjes në Vlorë për të mbledhur dhe shitur kanaçe, hekura e ndonjë gjë tjetër që mund të gjenin. Më ka bërë përshtypje diçka se Shpëtimi gjithnjë ecte me biçikletë, ndërsa Manushaqja edhe pse ishte shtatzënë ecte në këmbë”.

اifti

اifti اeliku mësohet se ishin nga një fshat i Librazhdit dhe 8 muaj më parë janë shpërngulur për në Orikum të Vlorës. Policia është kthyer në familjet e të dy personave në Librazhd dhe ka nisur hetimet për të mësuar se përse kanë lëvizur dhe mësohet se kanë nisur dokumentimin e një sërë rrëfimesh, ndërsa trupi i pajetë i gruas së masakruar nga burri i është dërguar familjes së saj

Niloleta Kovaçi
 
Titulli: Vret gruan shtatzënë dhe fle në një shtrat me kufomën

E tmerrshme.. S'ka fjalë një akt i tillë mizor..

Kur do marri fund në Shqipëri torturimi, mos respektimi, mos keqtrajtimi etj etj, i grave dhe femrave shqipëtare?
Ku po shkojmë? :mah:
 
Back
Top