Vrau të dashurën dhe veten, para krimit i dhuroi Ermirës pakon e Shën Valentinit

Guest2

Antarë i Respektuar
637499__640x400.jpeg


Viktima e dy ditëve më parë, Ermira Dushi (Arapi), dyshohet të ketë qenë shtatzënë, çka mund të jetë bërë shkak i tragjedisë ku i dashuri i saj, Drini Derveni, vrau atë dhe më pas veten.

Sipas ekspertëve të hetimit, ky dyshim është ngritur nga këqyrja e trupit të 29* vjeçares, e cila ka rrumbullakosje mjaftueshëm aq sa për t’u dukur disa javëshe shtatzënë. Por kjo nuk konfirmohet zyrtarisht deri në mbërritjen e përgjigjes nga mjekësia ligjore në Tiranë. “Janë dërguar mostrat në Tiranë dhe priten përgjigjet e sakta. Nga këqyrja paraprake dukej sikur Ermira Dushi ishte shtatzënë, por kjo mbetet ende në kuadër dyshimi dhe nuk mund të konfirmohet deri sa fjalën e fundit ta thonë ekspertët e mjekësisë ligjore”, bënë të ditur burime nga grupi i hetimit.

Ndërkohë policia, nga këqyrja që i bëri mjetit, gjeti pistoletën e cila i kaloi laboratorit të kriminalistikës, ndërsa janë kryer veprimet përkatëse nëse në dorën e 32 *vjeçarit ka shenja të barutit.

Ndërkohë, burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se në makinë është gjetur edhe një pako në formën e një dhurate, shkruan ‘Panorama’. Burimet nuk konfirmuan se çfarë kishte brenda pakos dhe për cilin prej tyre ishte destinuar, por paraprakisht dyshohet se mund të ketë qenë një dhuratë për Shën Valentinin.
noa.al
 
Tranzicion ,revolucion shoqeri :)

U preht ne paqe shpirti i saj.

Te lexosh komentet le per tu deshiruar se ne mesin tone ka plot te filozofise se atij burracakut.
 
Skandaloze per cfare gazetaresh kemi dhe cfare batardie bejme ne te tjeret me gjykime e mallkime.
Harrojme se gjithkush ka jeten e tij dhe e jeton si do ai.
Shpirti i prefte ne paqe ....
 
Krimi në Fier, gruan ia vrau dashnori, reagon ashpër burri i Ermirës
5bc69e1b373d50da90f6c2cfba9ff16f_L.jpg

Një ngjarje tragjike ndodhi në Fier para dy ditësh, ku Drini Dervini qëlloi me armë të dashurën e tij Ermira Arapi dhe më pas i dha fund edhe jetës së tij.

Lidhja jashtëmartesorë që kishin dy viktimat dhe një sherr i mundshëm mes tyre, mësohet të ketë qenë arsyeja që çoi në shkaktimin e kësaj tragjedi.

Grupi hetimor pas hetimeve, ka njoftuar se Ermira ka qënë shtatzënë dhe mund të ketë qënë kjo arsyeja që mund të ketë çuar në këtë ngjarje të rëndë.
Hetimorët kanë ngritur dyshime se 29-vjeçarja mund të ketë qenë shtatzënë me të dashurin e saj, Drini Derveni, dhe se ky i fundit i ka kërkuar të abortonte, pasi ai ishte baba i dy fëmijëve. Tjetër pistë e dyshuar është shtatzënia e Ermira Dushit me të shoqin. Për këtë shkak ajo i ka kërkuar ndarjen 32-vjeçarit, por ai nuk e ka pranuar këtë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se bashkëshorti i Ermirës nuk e dinte fillimisht se çfarë kishte ndodhur ndaj ishte nisur menjëherë nga Greqia së bashku me familjarët e tij për në Shqipëri.

Fillimisht u raportua që familja e burrit të Ermirës nuk ka dashur të marrë trupin e nuses së tyre për të zhvilluar cermoninë mortore, por si duket ky vendim ka qënë nga burri i saj i cili nuk ka pranuar kategorikisht të marrë trupin e Ermirës.

Sipas burimeve, ai nuk ka shkuar as në ceremoninë mortore në Ngurrëz dhe është distancuar nga të gjitha obligimet e familjes së saj, ndërsa vajza po qëndron me të. Gjithashtu mësohet se burri I Ermirës pas ngjarjes ka fshirë çdo foto dhe kujtim nga Facebook I tij.

Pasi janë kryer veprimet procedurale, trupin e Drini Dervenit e kanë tërhequr familjarët e tij, ndërsa atë të Ermira Arapit e kanë marrë prindërit e saj në Lushnjë. Në ceremoni ka qenë edhe bashkëshortja e tij, e lënduar nga vdekja e parakohshme e të shoqit, i cili i la pas dy fëmijë të mitur. Sipas fqinjëve të familjes, bashkëshortja e Dervenit nuk është vënë në dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe as lidhjen me 29¬vjeçaren.

intv.al
 
Ej zottt cfare skenaresh.
Mjere jeta e tyre qe eshte keput ne lule te rinis.
 
Po mire tani reagimi i te shoqit eshte ok....jo po ti conte e lule...... tani per burrin eshte e rende e kjo ska vend per koment.
 
Nga Majlinda Bregu
Ky Muri i Turmes!

Asnje piketakimi nuk ka mes historise se Musine Kokalarit, asaj te Ermira Arapit , gruas qe nuk u varros nga familja sepse kishte nje lidhje jashtmartesore dhe imazheve qe me vijne ne koke te filmit Malena, ku Malena( Monica Bellucci) masakrohet ne mes te qytezes nga grate qe e kishin urryer po aq sa burrat e tyre e kishin deshiruar.

Skenat e zbardhura te shkuljes se flokeve e poshterimit te Musine Kokalarit pas gjyqit ne 1946, sot me ngjajne edhe me rrenqethese sesa kur kam degjuar historine e saj. Sepse sot me vijne edhe me idhesine e rrengut te vetem qe i ben keto ngjarje te perballueshme per tu degjuar. Koha!

Ky eshte i vetmi rreng qe me lejon te mendoj se antikomunizmi nuk ishte vetem vdekja e paralajmeruar per kedo qe guxonte, por mendja e lire ishte dhe eshte, nje mallkim i shumefishte per grate.

Se cfare ndjesie braktisjeje, poshterimi, vdekjeje,duhet t’ja kete pershkuar kafken tej per tej, asaj gruaje, teksa nje turme e godiste e ndezur nga urrejtja se Musineja nuk ishte si ata, nje Zot e di!

Sikur te mos ishte per kete rreng te kohes, do te me dukej se sot s ka asnje ngjashmeri mes fatit te Musine Kokalarit dhe nje gruaje te re qe vdes sot dhe familjaret nuk pranojne ta varrosin.

Sado te mos dua ta shoh eshte nje fill i padukshem qe lidh fatin e grave pavaresisht rrethanave, tundimit,vendimit, historise.

Eshte turma dhe ndeshkimi qe mbajme gati per ate qe kundershton!

Nuk di te kete tjeter reagim qe e bashkon turmen me shume se sa te percaktoje fatin e nje gruaje qe kundershton dhe vendos vete.

Lexojeni Musine Kokalarin! Kush te munde! Lexojeni jo aq per te gjetur frymezim, por per te shmangur ate vetekenaqesi hipokrite kur flasim per grate sot. Kultura e dhunimit te grave i ka mbijetuar cdo ideologjie e kohe.

Dhe qajeni ate grua te re! 29 vjec! Grua, nene! Qajeni se edhe nese nuk “ju nderoi”, te pakten ju te gjalleve do t’ ju ngushelloje vaji.

Qajeni se perdhunimi,rrahja, poshterimi i grave dhe ndalja e loteve per nje grua qe vritet,nuk ndahet ne kohe!

Qajeni se kur shqyhen, lendohen,vriten grate, vdekja na perqesh te gjitheve ne fytyre!
 
Kur trillimet perfundojne ne tragjedi .

Ne Shqiperi, me duken shume te peshtira k'to gjeste.... te tera pothuajse mes njeri-tjetrit, e tradhetira neper martesa/familje.
 
C'krahasim !!
Kokalari ,intelektualja,ideatorja,politikane,e suksesshme,perballe kesaj te ndjeres.

C'krahasim !!
 
Atij ju bene 1000 nderime, ajo u damkos edhe e vdekur.Shoqeria shqiptare eshte shoqeri preshi.
Hipokrizia sheshit!
Si ne realitet, si ne virtualitet, si ne enderr e si ne zgjenderr ne shqiptaret e adhurojme hipokrizine.
 
Nga Agim Xhafka
Dashnorja

Dje u varrosën dy trupa, një mashkull në Fier dhe një femër në Lushnjë. Të dy vrarë nga plumbat. Nxjerrë nga revolja e mashkullit drejt femres e drejt vetes. Krim pasioni e quajti policia. Ashtu e besuan të gjithë. Dhe u provua se mashkulli ishte krimineli dhe u varros si burri më i ndershëm e më i drejtë. Qindra vetë në varrimin e tij, plot lule mbi dheun e freskët. Tek femra, viktima e vërtetë, u çapitën pas arkivolit vetëm nëna e babai i së ngratës. Askush tjetër se ajo i kishte turpëruar, ishte e martuar, kishte fëmijë e dashuronte një të martuar tjetër që ia hapi gropën. Populli namusqar braktisi vajzën, nënën, dashnoren dhe përqafoi kriminelin, vrasësin. Hynë tek shtëpia e tij, pinë cigare, ngushëlluan dhe bënë për një lekë atë putanën që ua mori më qafë djalin e fshatit.

Historia është rrënqethëse e tragjike. E gjykuar mbi klishe vajza 29 vjeçe, apo nëna e nje vajze ka një shkelje kodi moral. Ka tradhëtuar kurorën. ثshtë lidhur me dikë, i cili e donte aq shumë sa dhe në prag të vrasjes i kishte bërë dhuratë si prag Valentini. Pra një lidhje jo për lekë, jo për interes, jo për favore. Dashuri mes dy njerëzve. Kësaj i mungonte burri dhe atij mbase i mungonte pasioni, zjarri në shtëpinë e vet. Një shoqëri që hesht për mijëra prostituta nëpër botë që i ka nga halli dhe varfëria, që zë rradhë në agjencitë e transfertave për të tërhequr eurot e tyre, që e di se për një vend pune bëhen kodoshllëqe pa fund, befas bëhet puritan e sedërli e godet pas vdekjes një 29 vjeçare.

Ajo gocë e krijoi atë marrëdhënie sipas zemrës, pasionit, ngrohtësisë e dashurisë. Por u nxit dhe nga rrethanat kur plot femra shqiptare kanë burrat, të dashurit, meshkujt në vende të ndryshme të globit. Kanë pranë veç fotot e tyre. E çdo dalje nga vija nxitet nga një rrethanë a nga një mungesë. Ndaj varrimi drithërues i një vajze si një qen rruge dhe keqardhja masive për vrasësin më sjell aktual, sot titullin e një romani afër 100 vjeçar "Sikur të isha grua."

Edhe pas një shekulli femra nuk gjen barazi. Dashuron, vritet, është viktimë e shoqëria jonë vulgare dhe banale respekton vrasësin, atëe që shkrepi plumbat mbi tëmthin e të ngratës.

Nuk gjej fjalë për këtë ndodhi. Lutem që dheu të jetë i lehtë mbi trupin e asaj Zhuliete që fati ia solli të kishte nje Romeo vrasës...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top