Vrau nënën për 70 euro!

U zbardh plotësisht një vrasje që kishte ndodhur në lagjen Koridalos të kryeqytetit grek. Bëhet fjalë për vrasjen e një nëne 39-vjeçare. Ajo humbi jetën në këtë moshë kaq të re, por autori i vrasjes ishte vetë djali i saj, i cili i shkaktoi plagë vdekjeprurës me një thikë kuzhine.

I biri 21-vjeçar i gruas pa fat, nga martesa e mëparshme, është përdorues lëndësh narkotike. Policia dyshoi për të, sepse pasi vrau nënën me duart e tij, mori nga shtëpia 20 euro, si edhe një televizor, të cilin e shiti në një dyqan me pajisje elektroshtëpiake për 50 euro.

Përveç autorit të krimit, policia arrestoi edhe një punonjës 31-vjeçar të huaj të dyqanit, i cili bleu televizorin në fjalë.

Nga hetimet paraprake mësohet se vrasja nuk ishte e planifikuar, por erdhi si pasojë e një grindjeje. Gruan fatkeqe e gjeti të vdekur vajza e saj 13-vjeçare./albobserver.com/
vrasje_thike-300x223.jpg
 
Pe: Vrau nënën për 70 euro!

Nese do kish ndodh ne shqiperi fajin do ja kishin lene saliut
 
Pe: Vrau nënën për 70 euro!

Ncncncn,eh medet...Kur bie njeriu pre e disa veseve e ka te veshtire te largohet...
 
Titulli: Vrau nënën për 70 euro!

Eh droga.

Ja kiu qerebelane rinise.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top