Vrau kushëririn, dënohet me 15 vite burg

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shkodër- Gjykata e shkallës së parë në Shkodrës ka dënuar me 15 vite burgim, 32-vjeçarin Besnik Shytani, i akuzuar për vrasjen me dashje të kushëririt të tij, Leonard Kodra. Në senacën e sotme, mbrojtja e të pandehurit ka kërkuar pafajësi për Shytanin, me pretendimin se ai e ka kryer krimin në kushtet e vetëmbrojtjes.

Prokuroria, gjatë pretencës kishte kërkuar 16 vjet burgim për të arrestuarin, i cili ka deklaruar se viktimën Leonard Kodra, e ka pasur, jo vetëm djalë tezeje, por dhe shok dhe se asnjëherë nuk ka dashur ta vriste. Ngjarja ku mbeti i vdekur Leonard Kodra ndodhi më 30 dhjetor 2007, në fshatin Bardhaj në Shkodër, në banesën e autorit të ngjarjes.
Leonard Kodra, 23-vjeç, bashkë me babanë e tij kanë shkuar tek banesa e kushëririt Besnik Shytani, rreth 100 m përtej pallateve në Bardhaj të komunës Rrethina. Aty kanë debatuar lidhur me faktin se 32 vjeçari Besnik Shytani kishte goditur me pëllëmbë nipin e viktimës, pas një grindjeje mes fëmijësh.
Sqarimet për këtë zënkë kanë shkaktuar konflikt mes dy kushërinjve dhe Besnik Shytani që ndodhej në shtëpinë e tij ka marrë thikën e bukës dhe ka goditur me të, Leonard KodrënNga familjarët e Shytanit dhe të Kodrës, i dëmtuari, 23-vjeçar është dërguar në spital, por ka humbur jetën pa shkuar atje. Autori është larguar dhe është endur nëpër kodrat e Bardhajt, për t’u kapur nga policia tre ditë pas ngjarjes.Shekulli
 
Back
Top