VRASJE MAKABRE/ Dy viktimat e radhës janë gjendur pas katër ditësh në banesën e tyre

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Berat- Dy kushërinj nga qyteti i Beratit janë vrarë në shtetin e Holandës nga persona ende të paindentifikuar. Viktimat janë Gentjan Kondi, 25 vjeç, Ervis Bendo 28 vjeç lindur e banues në fshatin Vdelabisht, 1 kilometër larg qytetit. Disa burime jo zyrtare bëjnë të ditur se ata ishin të pajisur me pasaporta spanjolle. Të dy personat janë vrarë në dhomën e tyre në mesnatë me armë. Por e gjitha kjo nuk ka përfunduar këtu, pas vrasjes të dy djemve i’u është prerë dhe koka për të mos u njohur. Madje, mbi trupin e tyre dyshohet të jetë hedhur lëndë kimike për dekompozimin e trupit. Kjo mendohet të jetë bërë për arsye që të mos mbetej asnjë gjurmë. Vrasësit pasi kanë kryer vrasjen kanë mbyllur derën e pallatit dhe janë larguar në qetësi pa u kuptuar nga asnjë. Të dy kushërinjtë e vrarë janë gjetur pas 4 ditësh. E vetmja arsye që trupat e tyre janë gjetur ka qenë era e keqe që është ndjerë nga komshinjtë në pallatin, ku ata po jetonin para pak kohë se të vriteshin. Banorët kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje sipas koordinatave që kishin dhënë banorët e pallatit, policia pasi ka hapur derën, ka gjetur të masakruar trupin e dy shqiptarëve. Trupat e tyre ishin dekompozuar pjesërisht. Pas hetimeve të kryera nga policia holandeze është bërë e lehtë njohja e personave pasi këta ishin të pajisur me pasaportë spanjolle. Pas një hetimi nga policia holandeze është bërë e mundur edhe lajmërimi i vëllait të njërit nga të vrarëve, pasi jetonte po në Holandë, prej tij është vërtetuar e gjithë ngjarja.
telegraf

thumbnail.php
 
Back
Top