Vrasja, një lokal me emrin “Emmy”

eGo0sTyle

System Engineer
elsina-hidersha-emmy.jpg

lokali-i-emmyt-300x225.jpg

KELMENDIN-Biznesmeni-kosovar-Aziz-Kelmendi-300x216.jpg

Këngëtarja Emmy (Elsina Hidershaj), prej katër muajsh nuk jeton më, por familja e saj, vëlle-zërit dhe babai, duket se kanë gjetur një mënyrë origjinale për ta përjetësuar 21-vjeçaren në kujtesën e tyre.Prej mëngjesit të datës 28 shkurt Emmy vdiq në reanimacionin e Spitalit Ushtarak pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë. Ajo gjeti vdekjen si pasojë e aksidentit teksa po mbahej në makinën e biznesmenit kosovar Aziz Kelmendi, i cili u la i lirë tri ditë më parë nga Gjykata e Tiranës, që e dënoi njëherësh me një vit e katër muaj burg, por e pezulloi këtë masë dënimi. Ata i kanë vendosur emrin “Emmy” lokalit të tyre në zonën ku banojnë në Tiranë, për të mos e harruar kështu asnjëherë vajzën 22-vjeçare. Ajo shfaqet duke buzëqeshur në emisione të ndryshme dhe këngët e saj, që ndoshta jo rastësisht prej katër muajsh dëgjohen më shpesh, ndërsa të afërmit thonë se ndërsa shikojnë videot në fjalë, besojnë se ajo ende jeton. Ata tashmë e dinë që Elsinën nuk mund ta sjellin më në jetë, por kanë gjetur një mënyrë për të mos u ndarë prej saj. Mendimi i parë që u ka ardhur në mendje, fillimisht babait të saj, Ali Hidershës, e më pas është mbështetur edhe nga vëllezërit dhe motra e Emmy-t, ishte që të kenë një lokal me emrin e saj. “Fillimisht ky ka qenë restorant në kohën kur Emmy ishte gjallë. Kur ndodhi ngjarja, ne e mbyllëm. Nuk kishim më as dëshirë, as vullnet që të merreshim me biznes në atë kohë. Më pas na e kërkuan me qira që ta përdornin si zyrë elektorale gjatë fushatës dhe e dhamë”, shprehet vëllai i Emmy-t, Emiljano Hidersha. Më pas ai tregon se gjatë kohës kur restoranti ishte i mbyllur, babai dha një mendim që lokali t’i dedikohej plotësisht Emmy-t, si një kujtim për të dhe që ajo të dukej sikur ishte ende pranë tyre. “Lokali që kemi do të mbajë emrin e Emmy-t. Sapo ta hapim sërish, do të shkruajmë emrin e saj”. Kjo ka qenë ideja e Ali Hidershës, i cili ende nuk është pajtuar me vdekjen e së bijës.
LOKALI ME EMRIN “EMMY”

Lokali me emrin e Emmy-t, këngëtares së vdekur
Sapo kalon Digën e Liqenit Artificial në Tiranë, hyrjen e Kopshtit Zoologji dhe ecën përgjatë rrugës që të çon në Saukun e Vjetër, në katin e parë të një blloku pallatesh ndodhet lokali i Ali Hidershës, babait të këngëtares Emmy. Vetëm disa metra më larg ndodhet edhe shtëpia ku banon familja e këngëtares. Po të kalosh para lokalit arrin ta njohësh vetëm nga familjarët e këngëtares që qëndrojnë aty pothuajse gjithë ditën. Ndërsa kur ulesh për të pirë një kafe, shikon të skalitur, me shkronja të mëdha emrin “Emmy”. Në tavanin e lokalit është shkruar me mermer emri i artit të këngëtares Elsina Hidersha, “Emmy” dhe rreth emrit janë skalitur yje dhe çelësi i solit, që ajo i kishte tatuazh në sup dhe në krah. “Nuk ka shumë që e kemi vendosur emrin e Emmy-t në lokal. Por do të shtojmë edhe gjëra të tjerë”, tregon vëllai, Emiljano. Sipas tij, në të gjitha faqet e murit të lokalit do të vendosen fotografi të saj, do të gdhenden në mur në formën e pikturës. Ndërsa me kalimin e kohës në sfond do të dëgjohen vetëm këngët e Emmy-t, që kushdo që të jetë në lokal të mendojë se ajo është ende gjallë.
Gjykata: Kualifikimi i Akuzës vrasje nga pakujdesia, i saktë
TIRANE – Tri ditë më parë, Gjykata e Tiranës dha dënimin me dy vjet burg për biznesmenin Aziz Kelmendi, i akuzuar për vrasjen nga pakujdesia të këngëtares Emmy. Prokuroria kishte kërkuar tre vjet burg, ndërsa gjykata, pasi dha dy vjet, konstatoi të drejtën e të akuzuarit për përfitimin e uljes së 1/3 së dënimit si pasojë e gjykimit të shkurtuar. Dënimi që mbetej ishte një vit e katër muaj, por për shkak të asaj që gjykata e konsideroi mungesë të rrezikshmërisë, biznesmenit iu pezullua mbajtja në burg dhe ai u la i lirë. Gjatë procesit gjyqësor që u zhvillua në seanca të reduktuara ndaj biznesmenit, Ali Hidershaj, babai i këngëtares, paraqiti një avokat dhe kërkoi të përfaqësohej si palë e dëmtuar në procesin penal. Gjykata e Tiranës e rrëzoi kërkesën e tij duke mos e legjitimuar si palë në gjyq avokatin e babait të këngëtares së vdekur. Pak ditë më pas ai mësohet se ka vendosur ta apelojë këtë vendim të Gjykatës së Tiranës duke bërë një padi kundërshtuese në Apel. Apelimi në fjalë duket se ka mbetur nul tashmë kur Gjykata e Tiranës dha vendimin e saj duke mbyllur procesin dhe duke ezauruar gjyqin në të cilin kërkonte të përfaqësohej babai i këngëtares. Në arsyetimin e vendimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës u përmendën edhe disa dëshmitare që nuk ishin cituar gjatë shqyrtimit gjyqësor. Gjyqtari relatoi në seancë se në dosje ndodheshin dëshmi të disa vajzave që kishin treguar se këngëtarja Emmy kishte shkuar në Kosovë në dhjetor 2010 e paftuar nga Aziz Kelmendi dhe kishte “bezdisur” atë dhe familjen e tij. Po kështu, një tjetër dëshmitare kishte akuzuar babanë e këngëtares duke thënë se i ati i Emmy-t i kishte kërkuar asaj që kur të shkonte në polici si dëshmitare të mos tregonte për lidhjen e vajzës me biznesmenin. Gjykata e Tiranës, në vendimin e saj e konsideroi të drejtë mënyrën se si Prokuroria e kryeqytetit e kualifikoi akuzën nga vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia. Akuza në fjalë u bazua në dëshmitë mbi ngjarjen dhe në aktin e autopsisë.
Vrasja e Emmy-t, letër Ina Ramës
TIRANE – Babai dhe vëllezërit e Emmy-t kanë paralajmëruar vetëgjyqësi nëse, sipas tyre, drejtësia nuk vihet në vend për vdekjen e këngëtares. Dy herë Ali Hidershaj i ka dërguar letra Ina Ramës, duke kërkuar zbardhjen e plotë të vrasjes së vajzës së tij, si dhe një hetim objektiv e të gjithanshëm. I ati i këngëtares ka dërguar letra edhe në Prokurorinë e Tiranës, ku ka kërkuar të njihet me një kopje të dosjes penale në lidhje me vdekjen e 21-vjeçares. Nga ana tjetër, pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës, e drejta e ankimit ose e apelimit kundër dënimit dhe lirimit të biznesmenit Aziz Kelmendi i përket vetëm prokurorisë, si palë në proces. ثshtë e qartë se mbrojtja nuk do ta apelojë vendimin, pasi kërkesa e saj për pezullimin e mbajtjes në burg të biznesmenit u plotësua nga gjykata. Mbetet e paqartë nëse do të apelojë prokuroria, e cila kërkoi dënimin e biznesmenit me 3 vjet burg, ndërkohë që Gjykata e Tiranës më pas vendosi dënimin me dy vjet dhe në vendimin e saj u shpreh për pezullimin e dënimit me burgim.

ETLEVA DELIA
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top