Vrasja në Bularat, Ministria e Jashtme thërret ambasadoren greke

Lauraa

Antar Aktiv
Vrasja në Bularat, Ministria e Jashtme thërret ambasadoren greke

ministria-jashtme.jpg


Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani u thirr sot në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme për ngjarjen e ndodhur në Bularat, Gjirokastër.

Ambasadores iu komunikua pozicioni i qartë i autoriteteve shqiptare lidhur me çështjen në fjalë. Sipas njoftimit të ministrisë, asaj iu theksua se ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria Shqiptare.

“Ky institucion është autoriteti i vetëm që në bazë të kushtetutës dhe legjislacionit penal shqiptar kryen hetim të pavarur për çdo vepër penale që ndodh në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsëriti thirrjen për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të kësaj çështje, duke siguruar se Shqipëria është vend i sigurt e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke”, njofton Ministria e Jashtme.

gazeta-Shqip.com
 
Vrasja e 35-vjeçarit, Meta: Ngjarja të mos përdoret për retorikë nacionaliste

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë në lidhje me ngjarjen e Bularatit, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë u vra 35-vjeçari Konstandinos Kacifa.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, kreu i shtetit e cilësoi atë si një ngjarje të izoluar, e cila nuk duhet të zbehë miqësinë shqiptaro-greke.

Minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi do vazhdojnë të jenë ura solide të këtyre marrëdhënieve dhe kësaj miqësie.

Presidenti Meta vlerëson qëndrimet e ministres së Kulturës së Greqisë lidhur me ngjarjen dhe ju bën apel të gjithëve të qëndrojnë larg përpjekjeve për të shfrytëzuar këtë ngjarje për retorikë nacionaliste e nevoja politike destruktive.

Në të njëjtën kohë Presidenti Meta thekson se parulla e shfaqur dje në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi” gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu është jo vetëm e papranueshme, por thellësisht e dënueshme.

“Një parullë e tillë antisportive dhe raciste është edhe një fyerje për korifenjtë e futbollit shqiptar që nderuan fanellën e ekipit tonë kombëtar duke pasur kombësinë greke.

Sidoqoftë këto ngjarje të izoluara duhet të na shërbejnë si një kambanë alarmi për të parandaluar dhe frenuar që në gjenezë pasojat e gjuhës së urrejtjes mes popujve tanë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
 
Qekur ka filluar Greku ,qe ti dhimbsen Shqiptaret? Njerez te poshter.

Kjo ngjarje fare mire hyn tek ekstremistet terroriste... kshuqe policia ka bere punen e duhur, ashtu sic ja kerkon detyra.
 
Zgjohu o politiqen shqiptar nga gjumi cohu!

Ne vend te benin qeveria jone note proteste per kete korakun me arme, lejojme Greqine te bej note proteste..u pika mu ne minstri e ca dreqin jeni!
 
Qekur ka filluar Greku ,qe ti dhimbsen Shqiptaret? Njerez te poshter.

Kjo ngjarje fare mire hyn tek ekstremistet terroriste... kshuqe policia ka bere punen e duhur, ashtu sic ja kerkon detyra.

Hahaha zana i dhimbsen greket jo ne :D

Kosta ishte ''grek'' mos ti ngaterrojme gjerat . sikur ne greqi nje shqiptar te qellonte me arme e njejta gje do ndodhte nga policia greke .
 
Hahaha zana i dhimbsen greket jo ne :D

Kosta ishte ''grek'' mos ti ngaterrojme gjerat . sikur ne greqi nje shqiptar te qellonte me arme e njejta gje do ndodhte nga policia greke .

Ky sikur ishte Shqiptar me origjine? Por qe punonte per grekerit? Is this right ?
 
Ishte me,Kombesi Greke,Shtetesi Shqipetare..Minoritar

Ore Grek mund te ndihet edhe nje turk, cifut apo ca do kombesie mund te jete....ceshtja eshte nenshtesia kujt i perket.
Ku i ka plasur temthi se emes kur e solli ne drite.

Te jesh grek mjafton:

Te flasesh grqisht
Te ndihesh grek
Te jesh ortodoks...

Komb pa prejardhje me nje fjale...
 
Policia duhet te veproje mbi shkelsit e ligjit. Askush s'ka te drejte te shkele rregullat dhe ligjet e shtetit shqiptar.

Shteti grek s'ka pse te perzihet ne keto ceshtje qe jane ceshtje qe i perkasin shtetit shqiptar. Ne kete rast, pales greke i duhet dhene pergjigja e duhur se po fut hunden aty ku nuk i takon.

Darius
 
Shqiperia ksaj rradhe veproi mire por fatkeqsisht ska mbeshtetjen e duhur tek nderkombetaret.
Lajmi qe Shqiptaret vrane nje grek qe po ngrinte flamurin e greqise u shpernda si rrufe , qe do t'thote greket e kane te forte lobingun e tyre ne mediat nderkombetare. Nderkohe Shqiperia jo vetem ishte e ngathet ne reagim , por edhe mediat tona nuk e cilsuan ngjarjen si nje akt terrorist ndaj forcave tona te rendit , por e cilsuan thjesht si nje shkarje mendore e nje minoritari grek . Jemi shume naiv ose te blere , ku me shume mundesi eshte kjo e dyta.
 
Ishte me,Kombesi Greke,Shtetesi Shqipetare..Minoritar

Mbase qenkam keqkuptuar une, por jam shume e sigurte qe mua me thane qe ishte Shqiptar pra me origjine Shqiptare ....por qe ishte me nenshtetesi greke, ektremist i c’mendur grek qe i urrente Shqiptaret.

Ps... Origjina eshte kryesorja se nenshtesia varja . Por c’ne qe nje grek I tille ... te kerkoje nenshtetesi Shqiptare?!
 
Mbase qenkam keqkuptuar une, por jam shume e sigurte qe mua me thane qe ishte Shqiptar pra me origjine Shqiptare ....por qe ishte me nenshtetesi greke, ektremist i c’mendur grek qe i urrente Shqiptaret.

Ps... Origjina eshte kryesorja se nenshtesia varja . Por c’ne qe nje grek I tille ... te kerkoje nenshtetesi Shqiptare?!

Eshte Minoritar Zane..Grek qe jetojne Ne Shqiperi..madje jane dy Bashki te vogla,ne Gjirokaster,ne perberje vetem Grek.
 
Back
Top