Vrasja misterjoze e piloteve qe sulmuan Serbin

Hartini

Antarë i Respektuar
2 marsi i vitit 2011 do të shënojë njërën nga ngjarjet më të kobshme në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë. Në aeroportin ndërkombëtar të Frankfurtit, 22 vjeçari nga Mitrovica, Arid Uka, e kreu me gjakftohtësi të paimagjinueshme aktin terrorist kundër pilotëve të ushtrisë amerikane, duke vrarë dy prej tyre dhe duke plagosur tre të tjerë.

Lajmi për aktin terrorist të kryer nga një shqiptar i Kosovës pushtoi mediat ndërkombëtare. U theksua kudo se viktimat e aktit terrorist ishin po ata pilot të Ushtrisë Amerikane, që në vitin 1999 e sulmuan Serbinë për t’a mbrojtur popullsinë shqiptare të Kosovës!

Në vendin e origjinës, qytetarët shqiptarë filluan të distancoheshin haptas nga aktet e terrorizmit dhe kundërshtonin me zë të fuqishëm tendencat e instrumentalizimit të religjionit, si dhe manipulimit të rinisë shqiptare për interesa të dyshimta politike.

Megjithatë, disa vite më vonë, numri i të rinjëve shqiptarë të indoktrinuar me ideologji politike në baza religjioze, do të marrë përmasa alarmante. Shkuarja e shumë prej tyre për të luftuar në Siri, nuk ishte e rastësishme.

Përgjegjësia s’ishte atëherë dhe s’është as sot pa adresë të saktë, por mundësia reale për t’a sjellur përgjegjësinë para drejtësisë, duket se do të jetë shumë e vështirë të realizohet.

Megjithatë, për të riun Arid Uka, si duket çdo shpresë ka marrë fund. Ai, para Gjykatës gjermane u shfaq i penduar për aktin që kishte kryer në aeroportin e Frankfurtit, duke mos ngurruar të kërkoj falje nga familjarët e viktimave dhe mirëkuptim të skajshëm nga drejtësia gjermane.

Arid Uka, gjatë seancave gjyqësore rrëfeu të vërtetën e tij, arsyet që e kishin shtyrë të ndërmarrë një hap të tillë dhe rolin që kishte luajtur indoktrinimi fetar në procesin e vendimmarrjes për të kryer aktin terrorist kundër pilotëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të stacionuar në njërën nga bazat ushtarake amerikane në Gjermani.

Gjykata gjermane nuk e mori në konsideratë kërkimfaljen publike të Arid Ukës dhe pohoi se nuk gjeti asnjë argument lehtësues që do të ndikonte në vendimin e saj përfundimtar. Arid Ukës, Gjykata gjermane ia shqiptoi dënimin me burg të përjetshëm. Kështu, i riu Arid Uka nga Mitrovica, në vend se tani t’a gëzonte lirinë e vendlindjes së vet, që e sollën përpjekjet titanike të shqiptarëve dhe mbështetja e pilotëve të pakursyer të SHBA-ve, ai sot e vuan dënimin e shqiptuar nga Gjykata gjermane për akte terrorizmi, pa pasur asnjë shpresë të vetme se Drejtësia e këtij vendi do ta lirojë pas periudhës 15 vjeçare të mbajtjes së dënimit!
 
Back
Top