VRASJA E SHEMTUAR E TE BUKURES

Nuk ka filluar sot kjo qe shohim ketyre diteve ne Amerike e kudo ne bote. Ka filluar shume dekada me pare ne vitin 1917 kur Marcel Duchamp ekspozoi nje nevojtore si veper te mirefillte arti. Ka filluar me Dadaizmin qe predikonte antiartin dhe hedhjen poshte te artit klasik qe nga antikiteti e deri ne kohet moderne. Viti zero i kultures.Viti zero i Te Bukures. Ne emer te turmave mbizoteruese injorante iu shpall lufte Te Bukures dhe ne piedestalin e mbetur bosh vune Te Shemtuaren. U krijua nje "art" i ri per pjesen e pakulturuar dhe te pakulturueshme te publikut, ne kendveshtrim financiar teper e favorshme per te mbushur xhepat e patroneve te ketij "arti" te ri qe kishin audienca turmat e medha te atyre qe perçmonin artin klasik, te atyre qe nuk e arrinin dot nivelin e artit klasik. Por mbi te gjitha per degradimin dhe denatyrimin e qyteterimit. Dadaizmi prodhoi miliona "artiste" ne gjithe boten duke e shnderruar "artin" ne nje sport masiv te ngjashem me revolucionet. Revolucioni kulturor dadaist ishte me i rrezikshem se revolucioni kulturor kinez. I pari prodhoi nje Njeri te Ri Militant te i cili deshperimi u zevendesua me urrejtjen dhe dija me matrioshkat ideologjike te se Keqes. I dyti prodhoi Lej Fenet e brumosur vetem me nje ideologji te ciles i njihej mire fillimi dhe fundi. Por arti e kultura jane ushqimi shpirteror i njeriut. Dhe shpirti i shume brezave filloi te mbushej me Shemti brenda. Dhe kur mposhtet E Bukura nga E Shemtuara eshte e lehte qe E Keqja te mposhte Te Miren. Dhe lindën shijet e reja të antiestetikës dhe antiartit. Çdokush u bë artist. Çdo gjë quhej art. Absolutisht çdo gjë. Edhe proçesi i defekimit në banjë u konsiderua art dhe është demonstruar jo rrallë në bienalet e artit kontemporan. Njerez qe deri pak kohe me pare i merrnim per budallenj rrugesh u konsideruan artiste. Arti i rruges zevendesoi artin klasik.Ia hoqen kuptimin hierarkise artistike dhe Mikelanxhelo kishte me pak shikues sesa satanistja Abramovich. Dadaizmi ka qenë axhenda mëmë e cila përgjatë shekullit XX dhe atë që pasoi lindi të gjitha axhendat e njohura antitradicionaliste. Nga dadaizmi lindën Antifa-t dhe nenproduktet kulturare të marksizmit me emra nga më të ndryshmit. Është pjesë e strategjisë së tyre krijimi i sa më shumë emërtesave të reja për çdo gjë e çdokënd. Edhe loja me emërtesat që çoi në atë që u quajt Political Correctness është Axhendë më vete. Axhenda që synon të ndajë në kategori shoqërinë, në mijëra grupime të vogla lehtësisht të dominueshme. Mijëra emërtesa për një gjë të vetme në thelb” antiartin, anti estetikën dhe pashmangshmërisht anti etikën. Arti, kultura, arsimi, etika, estetika, komunikimi, veshja të gjitha ndryshuan dhe u orientuan drejt të shëmtuarës. Sa me e shemtuar te jete nje gje aq me shume artistike konsiderohet nga skalionet e shkolluara te axhendave kunder te Bukures. U shkatërrua modeli i të bukurës. Referenca e saj. Dhe shpirti i shume brezave filloi te mbushej me Shemti. Dhe kur mposhtet E Bukura nga E Shemtuara eshte e lehte qe E Keqja te mposhte Te Miren. Një njeri që nuk eshte protestues konsiderohet çnjerëzor ose i paaftë mendërisht. Normaliteti i Ri qe predikohet sot në fakt është krijuar vit pas viti. Çdo vit ka pasur një Normalitet të ri. Me shumë adhurues kishte Madona që fuste në vaginën e saj flamurin e Portorikos se sa Maria Callas ne Casta Divën. Erdhën paketë bashke me globalizmin, hip hopi, pantallonat e varura poshtë bythës, shtrembanikët dhe surratdeformuarit që mbushin rrugët më dy fjalët e vetme që dinin "motherfuckers" dhe "fuck you", femra antifashiste më pamje burri, meshkuj delikatë të feminizuar krejtësisht, "hood" veshja qe dikur e preferonin hajdutët u bë trendy i rinisë në botë. Shkollave nuk mësohej me etika dhe klasi, por arroganca dhe protesta, militantizmi me çdo kusht, krijimi i sa më shumë kauzave të paqëna dhe lufte e vazhdueshme për to. Ne emer te lirive te njeriut na urdheruan te pelqejme shemtine, te semuret mendore, dhe perverset. E vetmja proteste e adhuruesve te te Bukures ishte heshtja. Ne heshtem, por ata nuk u kenaqen me kaq. Nje dite edhe heshtja do te denohet me ligj dhe te mospelqyerit e asaj qe te serviret nga Njeriu i Ri Globalist do te konsiderohet veper e denueshme penale. Thone eshte lufte e natyrshme brezash dhe qyteterimesh. Egërsia dhe urrejtja mbushën shpirtërat e atyre femijeve te shekullit 21, prindërit e të cilëve ishin mbushur me drogë ne vitet 70-te e gjyshërit me klasin e dikurshëm sqimatar te viteve 40-50-te.... Dekadenca ne zenit... "Morali shoqeror nuk eshte gje tjeter, vecse guri qe njeriu primitiv i vinte shpelles ku jetonte per t'u mbrojtur nga egersirat dhe njerezit e tjere. Nese nje dite ai gur do te thyhet, njerezimi do te rikthehet me shpejtesi ne origjinen e tij te egersise dhe barbarise", shkruante dikur babai i psikanalizes.

Artan Gj. Hasani
 
Top