Vrasja e pesëfishtë në Gjilan, dalin të tjera detaje - ja ku dërgohen trupat e familjes Bllaca

Kresha

A pretty face can never trick me
auto_trupa-1-696x392-11582048929.jpg


(E plotësuar) - Pesë trupat e pajetë të familjes Bllaca, të vrarë sot në mesditë në Gjilan, u dërguan për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri gjatë ditës ka thënë se kjo familje ishte e respektueshme në Gjilan dhe për këtë tragjedi ka kërkuar që të mbahet një ditë zie në nivel vendi.


Në këtë tragjedi sot rreth orës 13:00 nga Valdete Bllaca, zyrtare e Policisë së Kosovës, dyshohet se janë vrarë katër persona, anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

***


Shtëpia e familjes Bllaca në Gjilan sot u kthye në zonë krimi pasi që vajza e vetme e kësaj shtëpie, policja Valdete Bllaca vrau prindërit, dy vëllezërit dhe më pas bëri vetëvrasje.

Sinjali ka mësuar nga burime të sigurta se viktimat dyshohet që janë qëlluar me nga dy plumba në kokë.

Burimet e njëjta kanë bërë të ditur se vëllau i madh, Fisnik Bllaca u qëllua për vdekje nga e motra, derisa ishte duke fjetur në dhomën e tij të gjumit.

Ndërsa babai, Zeqir Bllaca dhe vëllai Blerim Bllaca janë vrarë në dhomën e ndejës, e nëna Hanife Bllaca u qëllua për vdekje në një dhomë tjetër.

Pasi që vrau të gjithë anëtarët e familjes, policja Valdete Bllaca ka bërë vetëvrasje në koridorin e shtëpisë së saj.


Rastin e kishte konfirmuar dhe Prokuroria Themelore në Gjilan përmes një komunikate për media.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

***

Prokuroria dhe Policia në Gjilan kanë konfirmuar se zyrtarja policore në këtë qytet ka vrarë me armë zyrtare prindërit, më pas dy vëllezërit e në fund ka kryer vetëvrasje.


Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani në një konferencë për media, tha se V.B nuk ka qenë e suspenduar dhe se ka punuar në stacionin policor në Gjilan.

“Ka qenë policie e stacionit policor të Gjilanit, police e Kosovës. Nuk ka qenë e suspenduar, për informata shtesë sigurt keni me u informuar”, tha ai.

Prokurori i rastit, Arben Kadriu tha se nuk kanë asnjë informacion për motivet e vrasjes.

“Dyshohet se një zyrtare policore në shtëpinë e saj ka vrarë nënën, babën dhe dy vëllezërit dhe pastaj veten…Ishte zyrtare policore aktive dhe dyshohet se ka përdorur armën zyrtare. Për të gjitha detajet tjera iu informojmë ndërkohë sepse jemi duke e hetuar”, tha prokurori Kadriu.


Ndërsa, nënkolonel Remzi Azemi tha se në vendngjarje kanë dal gjitha njësitet kompetente për të kryer ekzaminimet e duhura.

“Ne me të marrë informacionin për të shtëna me armë kanë dal njësitet patrulluese, pastaj njësia hetues rajonale, njësia e krimeve rajonale. Pastaj edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë njësit e krimeve të rënda dhe forenzikës. Po ashtu pasi kem të bëj me një zyrtare policore siç e përmendi Prokurori në vend ngjarjes janë ftuar edhe Inspektorati policor i Kosovës. Ju lutem na kuptoni se jemi në fazën fillestare të hetimeve, ende janë duke u kryer hetimet dhe vëzhgimi i vendit të ngjarjes. Prandaj e kemi të pamundur të japim informacione më të mëdha”, tha ai.


Mesditën e sotme qyteti i Gjilanit është tronditur nga një vrasje e pesëfishtë, ky dyshohet se një zyrtare policore ka vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe më pas vetën.

***

Zyrtarisht është konfirmuar tash se policja Valdete Bllaca ka vrarë prindërit e saj, dy vëllezërit dhe veten më pas me armën e saj zyrtare.

Kjo është konfirmuar në një konferencë të përbashkët të Policisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit dhe Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Dyshohet se revolja e përdorur në rast është zyrtare. Zyrtarja policore ka qenë zyrtare aktive e policisë”, ka thënë nënkolonel Remzi Azemi.


auto_arbr-730x4401582037640.jpg



“Kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë. Kemi marr informacionin për të shtëna. Kemi të bëjmë me një zyrtare policore dhe këtu kanë ardhur për të asistuar edhe IPK-ja. Jemi në fazën fillestare të hetimeve po bëhet vëzhgimi i vendit të ngjarjes dhe nuk mund të japim informacione të tjera”, ka thënë prokurori i shtetit.

Policia ka qenë duke punuar sipas konfirmimit në Stacionin Policor të Gjilanit.

Tragjedi në familje: Dyshohet se policja vrau 4 anëtarë të familjes dhe më pas vetën

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.

***

Pas një përleshje familjare dyshohet se një police e Kosovës ka vrarë katër persona të familjes së saj e më pas edhe vetën.

Burime nga Policia e Kosovës për "Bota sot", kanë treguar se dyshohet se një police ka vrarë katër anëtarët e familjes së saj e më pas edhe veten.

Burimet kanë bërë të ditur se ajo ka vrarë babain, nënën dhe dy vëllezërit, teksa në fund ka vrarë edhe vetën.

***

Një incident ka ndodhur në Gjilan, ndërsa po dyshohet se është vrasje e shumëfisht

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur në rrugën “Xhevat Ajvazi” në Gjilan.

Policia e Gjilanit e ka konfirmuar për media se ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të vrarë.

//botasot
 
Mu kujtua thenja profetike e Muhammedit a.s. qe ka thene se para qametit do te shtohet numri i vrasjeve, do te kete vrasje te atilla saqe as i vrari nuk e din perse eshte vrare, sikur ky i ndjeri ne gjume ?
 
Gjynaf

Cpati?! O kushtet ekonomike ose ndonje dashuri e ndaluar.
Po jo mi se besoi se ka qen ne pyetje ndonje dashuri..po kush e di,dikun lexova se kishe qen me probleme mendore kjo vajza.
 
Po me vje kq :(
Stresi e halli ben te veten
 
probleme mendore dhe punonte ne polici?

Gjynaf

Ketu eshte problemi sepse si ka pasur mundesi ta kaloje tekstin e psikologjise, ose edhe nese e kan suspenduar perkohesisht, pse arma ti ipet?
 
Ketu eshte problemi sepse si ka pasur mundesi ta kaloje tekstin e psikologjise, ose edhe nese e kan suspenduar perkohesisht, pse arma ti ipet?
Per kete arsye u suspendun komandanti, zevendsi i tij, shefi i operacioneve si dhe zyrtari civil i burimeve njerezore ne policine rajonale te Gjilanit. Arma ka qene e mbyllur ne kasafort, çelesine dikush ia dha.
 
po tani munde te jet krejt dikush tjeter vrasesi..sepse nuk eshte kry vrasja naten po diten..
 
Ncncnc gjith ai mund e sakrific perkthehet ndryshe ?‍♂️?‍♂️?‍♂️
Pergjigjja e arsyes esht ai me lyp gjilperen n kashte
 
Dyshimet e reja në tragjedinë e Gjilanit: Vëllai vrau vëllanë dhe prindërit, e shokuar motra vret atë dhe veten (VIDEO)

fff-4.png

Në ngjarjen fatkeqe që ndodhi sot në Gjilan pista e hetimit po dyshohet se mund të ketë edhe skenar tjetër nga dyshimet e konfirmuara të Prokurorisë se zyrtarja policore me inicialet V.B. vrau të gjithë anëtarët e familjes së saj, nënën, babanë, dy vëllezërit e më pas i mori jetën edhe vetes.
Në rrugë jo zyrtare Klan Kosova merr vesh se një motiv i pakonfirmuar që çoi te kjo tragjedi ishte një banesë.
Dyshohet se vëllai i madh, i cili nuk u lejua ta shesë banesën, e kishte vra fillimisht vëllanë e vogël, e më pas prindërit. E shokuar nga ngjarja, dyshohet se motra police kishte ndërhyrë duke e vrarë këtë të fundit e më pas veten.
Po ashtu, jozyrtarisht mësohet se të tre fëmijët të cilët ishin mbi të tridhjetat, ishin në depresion dhe karakterizoheshin nga paqëndrueshmëria emocionale.


B.kl.kosova
 

Attachments

  • fff-4.png
    fff-4.png
    649 KB · Shikime: 0
  • fff-4.png
    fff-4.png
    649 KB · Shikime: 0
Po tani do lindin versioni te ndryshme per ta bere lemsh te verteten
 
Tani ky verzioni i fundit mund te jete me i sakt(lajme e dezinformata ka sa te duash tani)por femrat sikur jan me te ndishme kur eshte ne pyetje familja..
E kjo e fundite ,meqe posedonte arme,,policia nga aty jan bazuar se mos kjo e kreu krimin.


Gjithmon duke supozuar.
 
Ne kete ngjarje nuk di kujt t’ja drejtosh ngushellimet.
Zot, na ruaj mendjen, se nje kokerr gruri eshte ??
 
Psikopate ka kudo ne bote por problemi eshte qe shqiptaret kane 1 kombinim te tmerrshem te varferise dhe injorances pervec psikopatise se rasteve sporadike.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top