Vrasja e nënës së Elsa Lilës, Kushtetuesja rrëzon dënimin e autorit

Love

βeℓℓe â๓e
  • Gjykata Kushtetuese prishi vendimin e dënimit me 20 vjet burg të të pandehurit Albens Ago dhe kthen çështjen për rigjykim në Apel. Vendimi: “Gjykatat i kanë shkelur të drejtat themelore të pandehurit”
Nga: Flamur Fezaj

-Gjykata Kushtetuese ktheu për rigjykim në Gjykatën e Apelit dosjen penale në ngarkim të pandehurit Albens Ago, duke prishur njëkohësisht edhe vendimin e dënimit të tij me 20 vjet heqje lire për vrasjen e shtetases Eva Vishaj (Lila) e njohur ndryshe edhe si nëna e këngëtares Elsa Lila. Vrasje kjo e ndodhur në fund të majit të vitit 1997, kohë kjo kur edhe u gjet trupi i viktimës në kilometrin e 29 të rrugës Tiranë – Elbasan, konkretisht pranë fshatit Gracen.

timthumb.php


Vendimi

Sipas vendimit me nr.50, mësohet se vetëm gjyqtari Xhezair Zaganjori ishte kundër këtij vendimi të marrë nga shumica e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
“Nuk janë respektuar të drejtat e ankuesit, duke mos përsëritur marrjen dhe ripyetjen e dëshmitarëve të çështjes, të cilët janë pyetur në gjyqin ku ankuesi është gjykuar në mungesë”, - thuhet në vendimin e togave të zeza, duke renditur këtë shkelje si një nga disa shkeljet e konstatuara që u bënë shkak për kthimin e çështjes për rigjykim.
Nga ana tjetër, vetë Ago në parashtrimet e dorëzuara në gjykatë ka shfuqizimin e vendimeve gjyqësore të tre shkallëve të gjykimit, duke pretenduar se ato janë rrjedhojë e një procesi jo të rregullt ligjor.
“Gjykatat i kanë mbështetur vendimet e tyre vetëm në hamendje, lidhje e deduksione dhe mbi asnjë provë direkt ose indirekte, që të provojë fajësinë e kërkuesit. Vendimi i dënimit është plotësisht i paarsyetuar, ai vetëm përshkruan histori dhe citon emra dëshmitarësh që nuk tregojnë asnjë lloj burimi dhe prove. Edhe në Gjykatën e Apelit, ku kërkuesi u paraqit për të provuar pafajësinë e tij, por, gjyqtarët e paragjykuan dhe vendimin e kishin marrë para se të nis ai proces gjyqësor”, - thuhet në vendimin e kthimit të çështjes për rigjykim.

Gjyqet

Vrasja e shtetases Eva Vishaj (Lila) kishte mbetur pa autor deri në vitin 2004, kohë kur me iniciativën e saj, prokuroria rihapi çështjen duke administruar një sërë dëshmish dhe provash që e identifikonin të pandehurin Albens Ago si i dyshuar kryesor. Hetimi u zhvillua në mungesë të Agos dhe në vitin 2005 dosja përfundoi në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, kjo gjykatë e dënoi në mungesë të pandehurin me 20 vite burg. Nga ana tjetër, në fund të vitit 2007 Ago u arrestua në Itali dhe më pas u ekstradua në vitin 2008 në Shqipëri. Me ekstradimin e tij, i pandehuri Ago meqë ishte hetuar dhe gjykuar në mungesë, kërkoi rihapjen e procesit, kërkesë e cila u pranua.
Gjykata e Apelit ku u shqyrtua dosja, u mjaftua vetëm me pyetjen e të ekstraduarit dhe më pas u shpreh me vendim, duke e dënuar përsëri me 20 vite burg. Ky vendim u ankimua pranë Gjykatës së Lartë, ku Kolegji Penal nuk e merr parasysh duke lënë kështu në fuqi vendimin e dënimit.
Ago gjatë gjithë kohës pretendoi për pafajësi, duke ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese e cila tashmë e prishi vendimin e dënimit dhe e ktheu çështjen për rigjykim në Apelin e Tiranës, por, me një trup tjetër gjykues.

NGJARJA

Kush ishte Ago dhe si u vra Lila


Ngjarja për të cilën akuzohet Albens Ago, është ajo e datës 23 maj 1997, kur në kilometrin 29 të rrugës Tiranë – Elbasan, pranë fshatit Gracen një shofer fugoni gjeti trupin e pa jetë të Eva Vishaj (Lila), e vrarë me një plumb në sy. Në atë kohë, viktima punonte pranë një lokali në sheshin “Rinia” si kameriere dhe vazhdonte një kurs aerobie.
Pikërisht mbrëmjen e datës 23 maj 1997, në vendin ku po kryente kursin e aerobisë, është parë i pandehuri Ago me makinën e tipit “Mitsubishi” që i përkiste shtetasit A.L., por që përdorej nga shtetasi G.D. për të cilin i pandehuri punonte si shofer. G.D. në mënyrë vullnetare e kishte dërguar Agon (shoferin e tij personal) dhe makinën që kishte në përdorim në shërbim të Partisë Socialiste për nevojat e fushatës në atë kohë.
Pikërisht në këtë makinë, sipas dëshmitarëve, viktima është parë natën e 23 majit ’97 duke kaluar pranë Liceut Artistik së bashku me të pandehurin që po drejtonte makinën. Të nesërmen e kësaj dite, Eva Vishaj (Lila) është gjetur e vrarë.
 
Pe: Vrasja e nënës së Elsa Lilës, Kushtetuesja rrëzon dënimin e autorit

Eh nuk eshte gje e re kjo gje...Mjere ajo qe iku...
 
Reagon Elsa Lila: “Vrasësi i nënës sime, Gjykata më shokoi”

TIRANE- Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi dënimin me 20 vjet burg ndaj Albenc Agos si autor i vrasjes së Eva Vishajt në vitin 1997, e ëma e këngëtares Elsa Lila, ka shokuar familjarët e së ndjerës.

52171_1.jpg


Ky vendim “tronditës” për familjen Vishaj pritet të sjellë në Tiranë edhe këngëtaren Lila, e cila do të shfaqë publikisht qëndrimin e saj.
Në një prononcim për gazetën “Panorama”, avokati Sajmir Vishaj, vëllai i së ndjerës Eva Vishaj shprehu keqardhje për verdiktin e dhënë nga Kushtetuesja.
“Jemi të shokuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Albenc Agon. E konsiderojmë vendimin të turpshëm”, u shpreh Vishaj.
Në vijim avokati tha se të premten ishte vënë në dijeni të vendimit edhe këngëtarja Elsa Lila, e bija e së ndjerës Vishaj, që aktualisht jeton në Itali, dhe si familje ata janë të shokuar nga vendimi i dhënë.
“Këto ditë pres të vijë edhe mbesa ime, Elsa Lila, dhe të dalim në një konferencë për shtyp, ku do të japim qëndrimin tonë”, tha avokati Sajmir Vishaj, vëllai i gruas së vrarë në vitin 1997.

Sipas juristit Visha, i cili njëkohësisht është kryetar i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Gjykata Kushtetuese në vendimin e dhënë ndaj Albenc Agos ka dalë jashtë kompetencave të saj.
“Gjykata Kushtetuese ka marrë atributet e gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit. E ka sqaruar gjithçka për këtë shkelje gjyqtari Xhezair Zaganjori në po atë vendim, ku ai është në mendimin e pakicës”, tha avokati.

I prekur nga vendimi, në prononcimin e tij për gazetën, Vishaj përmendi edhe një nga anëtaret femra të Gjykatës Kushtetuese, e cila është pjesë e shumicës në vendimin për prishjes e dënimit ndaj Agos.
“Nuk e kuptojmë nëse Altina Xhoxhaj është nënë apo jo. ثshtë dhënë një vendim ndaj një personi që ka vrarë një femër”, tha avokati Vishaj.
Burimi: panorama
 
Titulli: Vrasja e nënës së Elsa Lilës, Kushtetuesja rrëzon dënimin e autorit

.....gjeti trupin e pa jetë të Eva Vishaj (Lila), e vrarë me një plumb në sy.

Ca vdekje tragjike....Ca kafshe mund te bej dicka te tille?!!!

Gjynah ajo qe humbi jeten, e gjynah familja qe mbeti pas, dhe e humbi nenen ne nje menyre kaq barbare.
 
Titulli: Vrasja e nënës së Elsa Lilës, Kushtetuesja rrëzon dënimin e autorit

Sa gjynah, se dija qe nenen ja kishin vrare, drejtesia eshte e korruptuar....thjesht si term quhet ''drejtesi''
 
Back
Top