Vrasja e 9-vjeçarit në Mamurras, vijon hasmëria mes dy familjeve.Po shteti ku është?

Love

βeℓℓe â๓e
Vrasja e 9-vjeçarit në Mamurras, vijon hasmëria mes dy familjeve. Qëllohen në pritë vëllezërit Shkreta.
Po shteti ku është?


vrasja.jpg


Një person është vrarë ndërsa vëllai i tij është plagosur rëndë, si pasojë e një një ngjarje të nisur disa muaj më parë me vrasjen e një 9-vjeçari në Mamurras.

Viktimë i atentatit në Fushë Mamurras ka mbetur Gentian Shkreta, ndërkohë që është plagosur rëndë vëllai i tij Leli Shkreta, i cili është dëerguar menjëherë në Spitalin Ushtarak.

Autorët e dyshuar të vrasjes mendohet të jenë nga fisi Llani, duke qenë se Olgert dhe Mariglen Shkreta vranë në korrik 9-vjeçarin Endrit Llani.

Në gusht, babai i 9-vjeçarit , Jetmir Llani, ekzekuton babanë e personave që ekzekutuan djalin e tij, Mark Shkreta.

Historia e hakmarrjeve ka vazhduar ditën e sotme me dy vëllezërit Shkreta, të cilët ktheheshin nga Serbia.

Por, ndërsa këto dy familje kanë hyrë prej muajsh në një spirale vrasjesh për hakmarrje, policia nuk ka marrë asnjë masë parandalimi, duke i lënë ata të vrasin njëri-tjetrin.
Burimi: tema
 
Titulli: Vrasja e 9-vjeçarit në Mamurras, vijon hasmëria mes dy familjeve.Po shteti k

T'lumt pushka o lum miku .
 
Back
Top