Vrasja e 5-fishtë në Shkup, arrestohen 20 persona, Jankullovska: Ekstremistë shqiptar

  • Hapësi i temës Hapësi i temës WxP
  • Start date Start date

WxP

Staf në FV.AL
Adm
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka arrestuar rreth 20 persona të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smillkovcë, në afërsi të liqenit të Shkupit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, në konferencën për shtyp që po vijon në këto çaste. Sipas njoftimeve të arrestuarit janë të rinj shqiptarë të cilët sipas medias maqedonase dhe sipas policisë, kanë kryer vrasjen e rëndë në Smilkovicë më 13 prill 2012.
Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Janullovska, e cila tha se të arrestuarit u përkasin grupeve radikale islamike.
Arrestimet dhe bastisjet, sipas informacioneve jo zyrtare, janë kryer në Seravë të اairit, Hasanbeg dhe Haraçinë.
“Ata janë persona që tentojnë t’u bëjnë keq edhe të krishterëve por edhe myslimanëve të vërtetë në vendin tonë”, ka thënë Jankullovska.
Hetimet per vrasjen e pesefishte u zhvilluan nen nje atmosfere akuzash dhe presioni ndaj komunitetit shqiptar ne Maqedoni. Vrasja e pesefishte pasoi nje proteste masive ne Shkup ku shtetas maqedonas bene thirrje raciste ndaj shqiptareve duke brohoritur per vrasjen e tyre.

/albsocial
 

Attachments

  • vrasja_maqedoni1-300x18111.jpg
    vrasja_maqedoni1-300x18111.jpg
    17.5 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top