Vrasja e 42 vjeçarit në Genova, në arrati tre shqiptarët

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
GENOVA- Arratisen tre shqiptarët e dyshuar për vrasjen e bashkëkombësit të tyre,
Ilir Krypi, 42-vjeçarit, që ndërroi jetë pas një goditjeje pistolete, sepse bashkëpunoi me policinë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave tre të dyshuarit ka shumë mundësi të jenë tashmë larg Genovas. Sipas burimeve policore, ata po kërkohen në të gjithë Italinë dhe ka mundësi që të kenë gjetur strehim jashtë vendit.
Biagio Mazzeo, drejtuesi i hetimeve për këtë rast ka kërkuar autopsinë e trupit të viktimës, për të kuptuar më mirë tipin dhe kalibrin e armës që është përdorur për vrasjen, pasi në vendin e ngjarjes nuk u gjetën gjurmë gëzhojash.
Mendohet se do të dëgjohet edhe vajza rumune, e cila është e vetmja dëshmitare okulare e ngjarjes. Pikërisht ajo, duket se është shkak për krimin. E reja kishte kontaktuar Krypin për t'u arratisur nga grupi i shqiptarëve që e shfrytëzonin për prostituim. Pas ngjarjes, mediat italiane theksonin se ekzekutimi i tipit mafioz mendohej të kishte shkak bashkëpunimin e viktimës me policinë e prokurorinë për trafikun e kokainës. Shekulli
 
Back
Top