Votoni Krijimet e Prillit!

Status
E mbyllur për postime të tjera.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pershendetje miq te dashur
Ja ku erdhi dhe muaji prill per krijimet letrare ..
Duke ju falenderuar per dergimet tuaja,mbeshtetjen dhe pjesemarrjen,po fillojme me prezantimin e krijimeve qe na kane ardhur ne adresen tone.
Krijimet tuaja per muajin Prill vijojne si me poshte.




1-Pa jete.


Tash i lodhun ma spo nihem,
tu jetu qeshtu ka pak,
syt hapun po mkridhen,
smun me i myll prej imazhit tat.

Rruges eci kom zbathun,
si i mjer po dukna tash,
cdo rrugic po m’njall kujtime,
as qetu spo gjej rahat.

Syt jam tu i qel me kadal,
koken majtas smunem me kthy,
e djathtas smunem me majt prap,
se n’cdo ven t’shoh ty.

N’kok po m’rri kom permi kom,
e ka zemra smunem me te shkly,
cmu desh dashnia mu t’mjerit,
e tash spo munem me dasht njeri.

Koh t’bukra kan ken at’her,
a kan ndryshu tash spo di,
a veq ti ma boshe drit,
a veq un tash shoh t’zi.

A po munesh me qit pak zo,
veq me e dit a je real,
a vec un te shoh kado,
a i cmen qekam tash.

E me veten kam nis tu fol,
spo je fajtor as ti e asnji,
veq ne zemen teme ke nxit terror,
a gjall a vdekun do dal spo di.

Qato lule qe m’ke lon n’ballkon,
plot bukuri ishin sikur ti,
e tash t’thame i kom lon,
qaty shoh veten si jam tashi.

Qe limoni hije ka bo,
qaty po rrishim ne ket vakt,
syt e shpirtit ma sti shoh,
per zanin e ambel jam bo marak.

A po tkujtohet qysh me shihje,
si me kan un I vetmi n’ket bot,
e tash ne dit zie,
Ma vetem spo munem dot.

Qaty ku je a po menon?
a po don me dit ti qysh jam?
emrin tem a po e thu?
veq ta ni prap zanin tan.

Spaska ma keq me ken pa ty,
as alkoli spo m’ngushello,
sdi ne o dhimbje a hidhnim,
pasha zoten spo e di qka o.

Tash u bo shum koh pa ty,
cdo minut shekull mduket,
ene ni sekond spo munem me shty,
gjithqka bosh ma shumti duket.

A po munesh me prit e pak,
veq kostum t’vesh e t’vi,
se kjo bot paska ken e mjere,
e un pa ty smun po rri.




2-"Postim nga Engjelli"

1.
Me duani, me kujtoni
por kurre mos me qani
aty ne zemrat tuaja
gjithmone ju me mbani

2.
Do me keni prane
sa here te me kujtoni
ju dua me zemer
ju dua me besoni

3.
Nuk dua t'ju shoh
kurre te merzitur
per ju do te mbetem
nje zjarr i pafashitur

4.
po derdhet lot per mua
nga vetja me largoni
qendrimin ketu lart
ju ma veshtiresoni

5.
Ju dua une ju them
te gjithve ,ju shikoj
puthje ,perqafime
gjithmone ju dergoj

6.
Prane jush une do te jem
gjithmone me shpirt e zemer
ne halle ,ne gezime
ne lot, ne breng e ne dhimbje

7.
Shmangini ju hidherimet
qe ka e gjithe kjo bote
kthehuni gezimeve ,serisht
se prape do te jemi tok

8.
Tani o miq te dashur
po shkoj te shplodhem pak
sa here qe une te duhem
do te vij drejt jush me vrap

18.04.2012




3-Hajde ne prill...

Une dashnorja jote, qe di vetem me u perul para teje, shpesh me u perhumb ne shtratin tend, di edhe me u trete ne mrembje prane buzeve tua, te lutem ia kam pas frike shpesh kercenimit tend se ke me ik nga une, me kete leter po te lutem me u kthy te une se zgjidhje tjeter pos teje qe me ke vendos grila ne shpirt nuk kam.
Shpesh po e pyes dashurine, mos nuk me ke dashur kurre? Une qe per ty kam vdek ne vete, jam zhduk e i kam humb te gjitha atributet, qe kam harruar cdo dituri qe e kam pas, e kam harruar cdo force, ngaqe te kam dasht me shume se sa veten? Ti ke ik tash large prej meje? Hajde kthehu te une, te foleja jote e dashurise.
Ti je veshtrimi kur une i hap syte, eja te une te pushojme se bashku, behu fqinji im i pare, behu si yjet qe jane per henen, miq, fqinje e dashnor.
Eja me zbulo, me hiq te padukshmen, eja me beje te dukshem.
Eja, ti qe me je jete, te une qe jam e pa epur.
Eja te une qe jam si pike uji, ti qe me je si oqean.
Eja le te zhytemi bashke, eja dhe hap dyerte e dashurise.
Une te deshiroj me shume se keto kujtime, trupi im me ndjenjat e mia duan te ushqehen vetem me pranine tende.
Eja, sepse zemra ime po te pret heshturazi, eja dhe jepi shkendija e ndize si dikur, ti dashuria ime, pertej dashurive.




4-Eja

Me melodine e nje kenge
Me nje varg te nje romani
Me nje lule ne stinen e pranveres,
Me nje bulze shkume te valeve te detit
Eja,
Me nje yll ne naten e veres,
Me nje gjethe ne mes te pyllit
Me te bardhen ne spectra ngjyrash
Me nje cep buzeqeshje ne plot te qeshura,
Me nje pike loti ne thellesine e trishtimit.
Ti vec,
Eja!
S’do te lodhem me se degjuari
serish e serish
Tere frikerat,
Endrrat,
Shpresat.
Dhe cdo gje qe ti beson,
Urren apo dashuron.`
Ti vec, eja
E le te jete e fundit here…
Memoria…




5-Ditari i Nje Vajze

Rastesisht lexova diku nje sms i cili dukej sikur kishte ardhur gabim ne adresen time..Ne fakt une isha ajo qe sdoja ta lexoja e sdoja ta pranoja qe em adresohej MUA..!E cuditshme fakti qe sa here ne,njerezit ikim e perseri kthehemi ne nje vend leme gjithmone e me shume hapesire per dyshime ,japim vuajtje me plot bindje,japim lote ZEMRE...Ikim heqim dore vecse per shkak te krenarise tone,ikim leme ate cfare ne na jep jete na jep mundesine te qeshim mes loteve per shkak se sduam te behemi sic duan ata,por sic ne jemi realisht!
Por harrojm qe mes gjithe ketyre ngjarjeve eshte diku thelle ajo qe quhet NDJENJE,ajo qe te thyen cdo kufi krenarie,cdo kufi imagjinate te con aq larg sa do te mendosh se je afer nje YLLI ne hapesire ku shpesh nuk ka as OKSigjen te mjaftueshem..por mjafton pamja bukuria shkelqimi i atij YLLI qe shkelqen atje TEJ...
Dicka e bukur do jete per NE TE DY...Une e di TI je ne rrugen e duhur e mbase bere zgjedhjen e duhur ...ne fakt tani mund te them per MUA dhe TY..sps ai binom sapo ra ..e fatkeqesisht nuk shpreha as dot deshiren sic une bej ndonjeher hihi...E qeshura me pershkoi fetyren e permes Lotesh mu kujtua nje fjale qe kisha lexuar diku: E QESHURA ME NDALOI TE QAJA!
Do jem cdo moment te te lexoj,te te ndjek cfare ben ..Por kurre sdo te jem me aty ku sot me pe per here te fundit,do te dukem e larget per te me pasur,por jo e larget nga ZEMRA..ا'egoizem do thuash ti???Haaa jam e bindur kshu do thuash...Sps ke filluar te mendosh pa mendje.te duash pa ZEMER....





6-Uragani im...

"Jam dehur,jam dehur me deshiren qe te te harroj.
Por nuk ishte asgje tjeter vecse nje parlizim i perkoheshem..dhe te nesermen ti,vije me fort,me fuqishem brenda meje.
Tamam si nje uragan.
Qe vjen furishem,shkatarron gjithcka,edhe iken.. une shpirtin tim e le te pa mbrojtur perballe teje....dhe krejt pa pritur ndjehem i rrenuar qe,pas stuhise tende,sigurisht qe do gjej forcen te ngrihem e te ngjis cdo copes te thyer qe le ti brenda meje.sepse une jam i fort,edhe jam perballur me fortun, ere me te fort se kaq,edhe nuk me kane shembur.kam gjetur forcen,jam ngritur serish duke te dashuruar ty,pastertisht dhe me force shpirti,bukuri hyjnore qe shkrihesh ne syte e mi"..




7-Errsira qe nuk mbulon cdo gje .

Sa e erret eshte kjo nate , dhe sa te thella jan sekretet e saj !Duke e pare deshperimin e nje fantazme te zeze e cila e mbertheu qe ne fillim dashurin tone..duke e mbyte si nje embrion ne fillimet e saj.....Zemra e gruas nuk ndryshon ne transformimin e stines se vitit .Pranvera ne te mbetet Pranver dhe Dimeri mbetet Dimer deri ne mbarim te kohes.Kujtimet ,nostalgjija jane dhembjet e shpirti qe e ngacmojn trurin dhe e bejne te kaloje ne agoni.
A sa te embla jane ditet e dashuris dhe endrrat tyre,e sa te shemtuara jane netet e piklluara qe te bejne ti flasesh vetem henes dhe yjeve qe vetem te vershtrojn sikurse nje mumje pa ze...
Rrezja e cila i ndriqonte shpirtat tane,ishte me e forte se errsira e kesaj nate...qe me mori sonte me vete, dhe me dergoje ne nje ishull te larget.
.Aqe te larget, sa mendon se dielli linde ne perendim dhe perendon ne lindje.
Ne benim plane te ngjitemi lart me shpejtesi shume te madhe dhe ti preknim yjet ne qiellin Blu..
Por krahet na u ligshtuan dhe perfunduam ne humner.Sa here i tham njeri tjetriT;
Edhe nese stuhia na ndan ne kete det te terbuar, valet dikur do qetsohen dhe do na hidhin ne nje breg te qet.
Po valet asnjhere nuk u qetsuan!
Rryma te reja ishin aqe shume te fuqishme sa na mberthyen ne gjirin e tyre perfundimisht ,, Duke na fundosur ne fund te detit .
Deshiroj te me duash deri ne pafundesi ,ishin fjalet qe u than ..!Te me duash ashtu sikurse poeti mendimet e tij piklluese ,te me kujtosh ashtu sikurse nje nene embrionin e saj te humbur.:
Sado qe errsira sonte mundohet te mbuloj drunjet dhe lulet nga shikimi ,ajo nuk arrine te mbuloj kurr dashurin nga shpirti...




8-Winter flower

Ne pallatin tim dikur jetonte Lori , sa here qe kalonim te shkallet e saj mami me vinte duart tek syte qe te mos e shihja. Thonin qe ishte e pacipe. Nje dite u gjendem vetem une e ajo ne ashensor dhe tha e di pse mami yt me urren? Ngrita supet dhe per here te pare e pashe ne sy. Nuk e dija qe krijesa mitologjike kishin sy aq blu e floke te verdhe aq sa te sajat. Sapo dolem ne korridor dhe po kalonte nje mashkull i veshur me kollare dhe kemishe te bardhe, i vuri duart tek jaka e terhoqi drejt vetes dhe e puthi. Pastaj u kthye nga une dhe me shkeli syrin e u zhduk. Une dhe ai kishim ngelur te dy te hutuar, por u larguam te dy duke kthyer koken here pas here drejt rruges ku ajo u zhduk. Kaloi plot 1 vit dhe Lorin me syte e saj blu te thelle nuk e pashe me, ama degjoja vetem ulerimat e saj dhe gotat qe thyente pas dyerve qe mbylleshin me force. Nje dite po e prisja fshehurazi tek shkallet dhe vura re djalin me kemishe kollare kishte sjelle dy dega lulesh. U ul prane meje, keto jane 'winter flower' tha. Dhe me zgjati njeren Ajo eshte e tille tha, e brishte e forte sepse arrin te shpertheje dhe ne dimer, eshte nje uragan i vertete. Lori sikur degjoi biseden tone dhe vrapoi. Kishte syte sikur i leshonin xixa ti maskara tha dhe i ngjeshi nje shuplake. Pastaj e puthi me aq force sa i kafshoi buzen. Per here te dyte Lori po tregonte ndjenjat e saj perballe meje. Nuk u skuqa nga turpi apo mendova qe ishte e pacipe, thelle thelle e admiroja. Ai i zgjati lulen, my girl i tha, my winter flower. Ajo e mori lulen vrapoi tek shtepia e saj dhe mbylli deren ndersa cuni me kollare po priste tek shkallet...po Lori i thashe iku , me gjysem zeri. Shsht tha dhe numeroi deri ne 3 kur dera u hap dhe kjo doli. Ai u ngrit ne kembe dhe i buzeqeshi. Iu hodh ne qafe ndersa i vuri kembet rreth belit dhe u zhduken te dy tek shtepia e saj duke u mbajtur per mur.
Lori ishte nje uragan i vertete, ndersa une tani kisha vendosur te jetoja ne fshat me nje mace te bardhe, kalin qe te me bente pak zhurme naten dhe pemen e qershise qe zgjatej deri tek dritarja. Ne nje kavanoz te bere vazo nga duart e mia kisha akoma winter flower qe ishte thare dhe pse tentativat e mia per ta ujitur ishin te kota. Lori..ajo winter flower e vogel buzeqesha me vete dhe vrapova drejt kutise se postes me qershiat ne dore. Sot ishte data ekzakte kur ajo do me shkruante.




9-Rruget e kujtimeve.


..Rruget kishin ndryshuar disi, pemet ishin me te rritura.Rrugicat e ngushta te shtruar me guralec me ngjyra,ishin te njejtat.Dukej qe koha,stinet e as nxehtesia e diellit te veres,si kishte ndryshuar.
Stoli ne cepin e parkut ishte bosh,rreth tij sillej dhe lozte nje kotele e vogel..dukej aq e lumtur tek kapte ca fije bari neper putrat e saj te vogla...ngjante shume e lumtur.Ndoshta po aq sa ne te dy dikur!
Tek hapat ndiqnin shkujdesur copezat e guralecve te ren ne rruge,syte e mi perplaseshin ne nje peisazh te ri disi, rruge te harruara nga shetitoret e saj te zakonshem.Ne nje moment koha ndaloje,dhe kujtimet e dikurshme filluan te ngjalleshin, nje nga nje . Zbrisnin nga krahrori im,drejte stolit ,drejte koteles se vogel.
Ndjeva ftohte,ndjeva zhveshjen e nje emocioni qe po tentonte te me kthente ne kohe.
Hapat u dehen,dhe kembet filluan nje mpirje te lehte,nje grumbull fluturash pushtuan trurin tim,stina u be pranver,lulet ishin vallezuesit e rradhes qe ju shtuan,peisazhit te kujtimeve,aroma e tyre ngjalli puthjen e kohes se kaluar.
Supi im dritheroj nga dora e kohes qe kujtonte doren tende ,tek perkedhelte floket e mi .
Thoje qe, floku im me honde ,ka nje egersi qe ngjane me egersin e karakterit tim.
Ishin shetitjet tona qe benin te gjalle, plot ndjenje stolin e koteles se vogel.Ishte stoli qe dinte shume per shpirtrat tane,rrefimet tona,ishte stoli qe ishte ujitur me fjale te embla,perkdhelje dhe puthje.
Ishte stoli i thurjes se mendimeve nen qiellin me yje,apo ditet me diell.
Tani dukej i vetmuar,nje tantell melankolie e kishte mbuluar, ngjante i braktisur,nuk ulej askush me aty,pervec asaj koteles se bardhe qe lozte rreth ti.
Une isha vizitoria e stolit tone,por isha vetem ,stoli vetem gjithashtu, ndoshta ,ndoshta,vetem,...vetem je dhe ti...
Ju afrova ngadale koteles se vogel,me shikimin e humbur ne kujtimet me ne te dy ,ju drejtova koteles plot embelsi;
Kotele e vogel ji dashuri,
kotele e vogel ji dashuria,prane stolit qe u deshem aq shume ne te dy.





Keto ishin krijimet tuaja,,
Lexime,komentime sa me te kendshme!!

Mos harroni tema per muajin qe vjen eshte;

-Maj- Kur lulet kompozojne..!


Mire u lexfshim!!
Flm per dergimet :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

Te kjo e para mu ngulit ne koke ajo "Tashi" :), e bukur e dhimbshme :)

4- do vij me spectra :p, edhe kjo e lezetshme

Kete 5-en sikur po e identifikoj :p, po sidoqofte me pelqeu dhe kjo, ka shprehur nje menyre femijerore te ndjenjave, shume e lezetshme

7-sa thash waawww epo te kete erresire e mos e pelqej une hahah, i bukur si koncept, nje fillim shume te fuqishem, aty kety perseri rreshta te fuqishem por qe diku ne mes sikur e humbte ate fuqine, sidomos ato q-jat pse, pse? :(

8-hahahaha dhe awwwww, ok kush do qe e ka shkruar 8 ka talent per te shkruar dhe ate hic mos mendohet te shkoje te botoje krijimet :p

dhe 9 e mire pa disa gabime te vockla aty kety

Dhe vota ime shkon per 8 hic pa u menduar fare :D
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

Hyra apostafat vetem per te votuar meqe u hapen krijimet.

E per mua plotesisht e meriton krijimi nr 1, dialekti i embel figurat letrare e krahasimet jane wow

Ai krijimi ditari i nje vajze sh banal, sh mllef, asgje letrare ska, ato shkronjat e medha ne mes te fjalive pa kuptim

E dyta sh e dhimbshme gati gati duket mekat edhe ta komentosh

Ai krijimi tj eja ne prill mjaft i lezetshem, sikur te mos ishte 1...do e votoja.
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

Hyra apostafat vetem per te votuar meqe u hapen krijimet.

E per mua plotesisht e meriton krijimi nr 1, dialekti i embel figurat letrare e krahasimet jane wow

Ai krijimi ditari i nje vajze sh banal, sh mllef, asgje letrare ska, ato shkronjat e medha ne mes te fjalive pa kuptim

E dyta sh e dhimbshme gati gati duket mekat edhe ta komentosh

Ai krijimi tj eja ne prill mjaft i lezetshem, sikur te mos ishte 1...do e votoja.

mua kur dikush krijon dhe me pas kritikon me duket si propagande dhe anti propagande.

psh ti ne keto kritika se ke perfshire veten (me llogjike)

e shtyn tufen ne "variantet" e tjera :p
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

mua kur dikush krijon dhe me pas kritikon me duket si propagande dhe anti propagande.

psh ti ne keto kritika se ke perfshire veten (me llogjike)

e shtyn tufen ne "variantet" e tjera :p

Haha :D
Te them te drejten ke pjeserisht te drejte.
Se pari di te them qe kritike letrare sdi te bej, dmth cf me bie ne sy e mire apo e keqe e them (sipas parimit tim te gabuar apo jo)

Se dyti skam lene asnjehere hapesire dyshimi per krjimin tim (pervec menyres se shkrimit qe disa njohin e kete se ndryshoj dot perpos perpjekjeve)
qe i bie qe gjithmone kam lene 2 krijime pa i komentuar fare, timin dhe x tjeter, por , theksoj por
duke qene se jam vete mjaft kritike ndaj shkrimeve te mia edhe e kam kritikuar sepse me raste me duken sh te vakta

Si shkrimi i uraganit psh rrjeshta fjali pa asnje pike, te merret fryma ndersa e lexon.
Kur shkrimi ska pike ( ajo qe te pakten me percjell mua, pika eshte sikur theksim i nje emocioni, fik e ndiz dicka) dhe aty ska
ecccc me shkrim eccc edhe pakk edhe pakkk ia PIKE pas 5 rrjeshtave :p


Se u zgjata shume por dua te dal edhe tek propaganda

Ata persona qe me njohin ne fv apo jo e dine qe letersine e kam pike te dobet
dhe jam teper e ndershme ketu , nese me pelqen shkrimi 1 sme duhet kush e ka shkruar
ai shkrim percjell ndjenja e pike ndaj per mua ia vlen ashtu sikur 3.

Kjo sdo te thote te tjeret te influencohen nga une...gjithsekush ka shijet e veta :)
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

Vota ime eshte nr . 8 :)
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

Shum te Bukura te Gjitha.
Un votova nr 7 per vete :)
Suksese te gjith pjesmarresve te konkursit :D
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

1 shume e bukur.
Mu duk sikur po lexoja migjenin,nga dialektorja :p
Edhe me duket eshte e callit :p

2 sikur e ka shkruajtur na nje qe ka marr vesh qe do vdesi :p

5 paska qene e dashuruar goca ate periudhe ;)
Mendoj qe te hapi nje flete te re,e te bej nje dedikim tjeter,dikujt tjeter (5) :D

8 per mua ishte kot fare njehere :)

Por he per he nuk po votoj :)
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

Te nderuar votues ju kujtoj qe me rregullore konkursi;
Te gjitha votat fantazem, qe do jepen nga Nickname te rinje,qe nuk kane te pakten nje minimum postimesh ne forum,nuk do te quhen.
Kjo per arsye transparence ndaj jush dhe ndaj konkursit.
Flm!
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

I lexova dhe vertet jan shume te bukura me pelqej dhe vura re gegerishten qe shumices i tingellon e ashper te tregoj doren qe perkedhel..fjalen qe embelson... lexova mallet.. deshirat..lutjet ne thirrjen eja sic edhe lulen e bukur qe priste ne daten fiks..per nhe cast ndjeva temperaturat qe trazmetoj krijimi i fundit..ngroht e ngric... te mrekulleshme te gjitha!
Suksese cdo autori..
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

E gjeta Vangjel,e gjeta.
Do ta gjeja se s'ben.

:):)

Si kam lexuar te gjithe shkrimet,por per te votuar nuk votoj.

Duhet te votosh..... vota jote vlen.. mund te ndryshoj rezultatin.... jemi apo nuk jemi demokrat.. dhe pikerisht kjo lind nga liria, vota dhe detyra e te votuarit!
Thuaj qe sbej per politike.. (do e vertetoj nga vota jote )
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

I bashkohem edhe une mendimit te jana..voto passion,sepse eshte nje obligim qytetar/forumor :)
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

1-shin e kritikuam, disa fjale i ka perdorur shpesh sa mund te bajatoset disi, ne disa vende ben nje kontrast djalekti, C dhe Q ne 2-3 vende sikur seshte ne harmoni me njera tjetren, me duket sikur e ka leshuar doren me moskokcarje.

2 spo merem se me duket shum e hidhur, as e lavderoj dhe as e shaj dot.

3 sme ngjall asnje emocion, me duket me teper si qurravitje se sa si leter dashnurie dashnorie.

4 me pelqen, vetem ajo fjala ne fund Memorie me vret syrin, me duket e tepert por jo dicka per ta share po sa per ti gjetur mangesi aty ku ska (sme haet buka mua po sgjeta dicka negative)

5 me duket si nje rrefim me teper se nje "krijim", njesoj si te rri un tani e te pershkruaj diten ca bera sot.

6 spo kuptoj ca do te thote autori, me duket kuturru, hajt te fusim nje uragan ne shtepi te bej lemsh dhe ja tregojme forumit

7 me pelqen dicka por jo ndonje gje kushedi

8 me duket tregim interesant, personazhet capkene gjithmone te terheqin vemendjen por duket sikur behen shume dhe kalojne ne monotoni, ose dora e nick ose frymezim nga letra qe fitoj muajin e shkuar

9 sme pelqejne macet, me duket sikur do rrij te luaj me macen gjithe diten, sorry



Un jam Mes 1, 4 dhe 8, meqense 1 nga keto "pretendoj" se dalloj doren e autorit, e heq nga "lista" pasi i bie pak si me mik.

te shohim kush do me korruptoj me nje tjeter thes miell :p


Nev e kenaqur?
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

Dhe ti si une nuk ja thenke letersise :p

Nevit mos i beso dhe shume kujdes ahah

Ne fakt po me ben cudii e mua,kesaj here asnjerin skam kuptuar kush eshte...as nickun booo ...Nev se mos e kishe me vertet e do zhgenjesh Passionin!? :p
Nuk ja them per te shkruar vete,por e njoh te bukuren.e bukur per mua eshte 1
Edhe dy tjere,por voten spo ma ben dora t'jap 1 ;) :p
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

Votova teten
E vetmja qe me beri te fluturoj me imagjinaten
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

Vangjel e gjeta Vangjel:gjuhe:

Jana vota ime matet normal,por votat jane te padrejta.
E kam thene e me pare qe jam pro hipotezes se hedhur nga shkrimtari turk ne lidhje me voten.

Ai tha qe nuk mund te jete e barabrte vota ime,me dike te qe se ka idene c'ndodh perreth.


Me kane pelqyer tejmase shkrimet,i kam percjelle e ato te muajve me pare,por nuk di per letersine.
Ekzakt si ai qe se ka idene c'ndodh perreth.

S'kam njohurine,apo syrin e nje vleresuesi te mire ne lidhje me krijimtarine letrare.

:) :)
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

Mua per vete kto shkrimet qe perdorin gjuhe me lule nuk me terheqin shume (shkrimi 4). Eshte e vertete qe ndonjehere eshte e nevojshme ti zbukurosh fjalet, por ka raste qe gjate procesit perfundon duke perdorur fjale boshe. Une e gjej te lodhshme per vete kte lloj stili te te shkruari. Tani qe po mendoja kte, po me kujtohen vuajtet qe duhet te kaloja duke lexuar odat e John Keats ne klasen e Anglishtes ne gjimnaz. :p

Nje gje tjeter qe nuk me pelqen jane fjalite e gjata pa mbarim, kur fillon dhe humb ne to. Shembull: 'dhe krejt pa pritur ndjehem i rrenuar qe,pas stuhise tende,sigurisht qe do gjej forcen te ngrihem e te ngjis cdo copes te thyer qe le ti brenda meje.sepse une jam i fort,edhe jam perballur me fortun, ere me te fort se kaq,edhe nuk me kane shembur.' Hemingway do ju keshillonte te perdorni fjali te shkurtra! :D

Nejse, une si voten time te pare ne historine e ktij konkursi shumevjeçar po ja jap 8-tes!
PS> Nicku lutet te konfirmoj me nje rep, nqfse 8-ta eshte krijim i saj :p
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

Mua per vete kto shkrimet qe perdorin gjuhe me lule nuk me terheqin shume (shkrimi 4). Eshte e vertete qe ndonjehere eshte e nevojshme ti zbukurosh fjalet, por ka raste qe gjate procesit perfundon duke perdorur fjale boshe. Une e gjej te lodhshme per vete kte lloj stili te te shkruari. Tani qe po mendoja kte, po me kujtohen vuajtet qe duhet te kaloja duke lexuar odat e John Keats ne klasen e Anglishtes ne gjimnaz. :p

Nje gje tjeter qe nuk me pelqen jane fjalite e gjata pa mbarim, kur fillon dhe humb ne to. Shembull: 'dhe krejt pa pritur ndjehem i rrenuar qe,pas stuhise tende,sigurisht qe do gjej forcen te ngrihem e te ngjis cdo copes te thyer qe le ti brenda meje.sepse une jam i fort,edhe jam perballur me fortun, ere me te fort se kaq,edhe nuk me kane shembur.' Hemingway do ju keshillonte te perdorni fjali te shkurtra! :D

Nejse, une si voten time te pare ne historine e ktij konkursi shumevjeçar po ja jap 8-tes!
PS> Nicku lutet te konfirmoj me nje rep, nqfse 8-ta eshte krijim i saj :p



Une e them haptas qe,me e bukura eshte 1.
Po qe t'i futesh nje analize te thelle sic bete ju,duhet te kesh perballe profesionist,dhe jo amator sic kunder jane shumica ..thjesht jane shprehur ndjenja te momentit..dhe kjo duhet vlersuar mendoj.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

E 4- me pelqeu me shum..

Ama secili shkrim ka ato specifikat e veta qe te ben ta ndjesh me shpirt cdo shkronje..

Pergezime per gjith autoret..se nuk eshte edhe leht ti bashkosh qoft edhe pak rreshta.
Bravo :bravo:
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

Mua me pelqen kjo 'postim nga engjelli'.....thjesht me e mira...no other comments
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

kjo postim nga engjelli me ben te qaj
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

Nen presionin e Nevit per te votuar sa me shpejte, ne mashtrimin e Janes me nje kek te vjedhur ne net dhe ne fjalen time te dhene Burrerisht publikisht un shpall voten time zyrtare per nr 4
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

Ju lutem,votoni dhe mos aludoni shume mbi emrat.
Sepse pastaj vertet do dyshohet qe emerat e autorve qarkullojne fshehurazi.
Po patet ide se ksuh jane.
Ok,kjo do thote qe keni iden tuaj.
Por duhet mos ti servirim/rni emrat ne postime,sepse humb cdo shije konkursi.
Kjo eshte ne dem te konkursit.
Dhe sdo kemi me dergime krijimeshe,nga autoret tane!
Flm ! :)
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

Mua po me pelqen ''URAGANI IM'' edhe pse sbesoj te jete ai shkrimi qe kerkoj...!
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

Kerkimi i secilit autor, nuk i prish bukurine temes dhe as u ben dem autoreve! Perderisa tema e kerkon te komentohet e te votohet.
Do flasin njerezit, dhe nuk eshte se duke fshire postimet, zgjidhni ndonje gje. Dhe shaka do behet! Nuk do shume per ta kuptuar se
ai qe do te votoj e ben dhe pa ditur se kush ka shkruajtur ke. Ata qe se bejn ose qe presin emrin e shoqes/shokut eshte tjeter gje,
nuk do ndryshoj tani se keshtu ka qene me kohe. Edhe pse duhet te votohet pa ditur gje.

Se po flas per veten tani, une nuk kam folur me njeri dhe as qe me intereson fare. Arrij te kuptoj shkrimin e secilit dhe prandaj komentova.
Gjithsesi Nev, ishte shaka te pakten nga ana ime, mos u bej merak se nuk korruptohem. ;)
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

qenka bere nami.Lol
do votoj 4-tren se paska ngel jetime pa vote :p
Shaka.
S'i kam lexuar akoma. Kur te gjej pak kohe do i lexoj te tera :)
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

Siklet e keni ju te stafit ti beni ndryshime,por duhet pak kujdes me keto shenjat e pikesimit sepse nuk kuptohen mire.
Vota ime per nr:5 sepse me duket me reale se keto te krijimet e tjera.
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

Sa per reale,vetem kjo 8 nuk ka pike te vertet brenda.eshte tamam si filmat imagjinar qe sheh pesti :p
Por cuditerisht antaret pelqejn keto imagjinatat qe nuk lidhen kerkund me realen :)
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

TE BUKURA TE GJITHA!

6-TA VOTA! ZYRTARISHT..

Fly: Une nuk bej kompromise :D
 
Titulli: Votoni Krijimet e Prillit!

Pse genjen? Sjane te bukura te gjitha :p
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top