Vota është liria që nuk ka çmim

Vendi ka nevojë për bashkimin e zëshëm të një shumice që nuk mund të vazhdojë heshtjen; zëri i lartë dhe kumbues, aspak zhurmues, por një jehonë dhe kushtrim i rëndësishëm për të mundësuar një fillim të ri për Shqipërinë; një fillim i ri përmes votës së lirë që është mundësia për të realizuar një ndryshim të bazuar në vullnetin qytetar të shprehur lirshëm dhe të interpretuar drejt; vota është liria që nuk ka çmim… i tillë është pushteti qytetar që mbron shtetin dhe shpëton shoqërinë; vota është instrument ndëshkimi dhe mekanizëm ndryshimi… është përgjegjësi qytetare që thërret përgjegjshmërinë e qeverisjes… është drita shoqërore që shemb errësirën keqqeverisëse… është demokracia e ushtruar që inkurajon oshëtimin asfare agresiv të zërit të shumicës, vota është e vërteta absolute e lirisë individuale, e tilla që nuk mund të jetë objekt i një ankandi skllavërues për individin.

lg.php
Sjellja shoqërore nuk mund të udhëhiqet nga leverdia dritëshkurtër e ujdive robëruese për shpirtin e qytetarit që do të vijonte të tillën endje të aty-këtushme në boshllëkun e honit të ngritur nga mendësia e jetësuar në sjellje pushtet-ushtruese të enturazhit hiç-qeverisës që qeveris interesat gjithfarësh të të njëjtëve duke sunduar të tillët që konsiderohen të tjerët… ata ndryshe që quhen me përçmim nga sejmenët e pushtetit si masa e të shumtëve që vendosen nën zgjedhën e kompromisit meskin, ndihmesës së gënjeshtërt dhe shantazhit të vërtetë… e tilla ndërthurje e secilit element ose veprimi ndaras për të ndarë dhe përçarë djallëzisht të tillën që konsiderohet me shpoti si masa, por që është shumica e vërtetë qytetare dhe shoqërore… e tilla jo vetëm morale, por dhe numerike në secilin kontekst përfshirë dhe të tillin të energjisë dhe fuqisë individuale… shumica që është thelbi i funksionimit normal të një shoqërie; – një shumicë që nuk mund të zoritet në kalvarin e pamundësive të së përditshmes duke u skllavëruar nga një pakicë me moral të munguar, që fsheh përdhunshëm në xhepat e humbëtirës së grykësisë së pakicës së vjetër me ambalazh njerëzor të ri, të tillën mundësi që është thelbi i lirisë individuale dhe shoqërore, gjithashtu.
lg.php
Qytetarët e zakonshëm të këtij vendi janë shprehja e shpirtit të qëndresës ndaj agresionit të një pakice vlerash të munguara dhe të harruara, që identifikohet me qeverisjen, por e tilla ka përdorur keq dhe braktisur angazhimet e së shkuarës së afërt duke ngërthyer të tashmen përmes arbitraritetit, të drejtës së mohuar dhe ligjit maliq që është kërbaçi represiv lotsjellës mbi fytyrën e vuajtur të shqiptarit; shqiptari ka vendosur të zgjedhë qëndresën asfare të lehtë, e tilla që është mbrujtja e revoltës paqësore që dëshmon ekzistencën tërësore të të njëjtit duke refuzuar frymimin mekanik dhe gjallimin pa dinjitet dhe plot frikë ku pllakos heshtja; – heshtja që do të ishte miratimi tragjik dhe përshtatshmëria me errësirën e imponuar nga falangat e së keqes- heshtja është zëri i shuar i shumicës që do të pranonte sundimin e një pakice gjoks-rrahur dhe zë-hakërryer që rreket të përcjellë kërcënimin për të sunduar në rendin e frikës qytetare; heshtja është zezona e së ardhmes së një shoqërie… e tilla është çmimi i pranimit të mungesës së lirisë.
lg.php
Koha për të shembur murin e heshtjes dhe të një reagimi shoqëror demokratik përmes votës për të realizuar ndryshimin është tani! Koha për një bashkim të madh, një shpresë të re dhe ditë më të mira në një Shqipëri normale, qeveri dhe Kryeministër normal është tani! Vota është materializmi i një bashkimi qytetar me frymën e shpresës. Bashkë sepse ka ende shpresë…

/Mapo.al
 
Ne fakt ne shqiperi ja kane gjete cminin,nje thes miell dhe votohet majtas-djathtas.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top