Vota "djathtas" e të majtëve

Зngjεll

___________
Përmbyllja e zgjedhjeve politike të 28 qershorit në një barazim të sforcuar, midis të tjerave, ofron disa përfundime të çuditshme, në mos absurde. Një prej këtyre absurdeve, është sjellja e votuesve që jetojnë në disa nga hapësirat verilindore të vendit. Në shumicë, vota e tyre ka shkuar "djathtas".

Konkretisht, në Qarkun e Dibrës, për "Aleancën e Ndryshimit" votoi 56.1 për qind e elektoratit; për "Koalicionin për Ndryshim", përndryshe për Partinë Socialiste, votoi 36.2 për qind e elektoratit, ndërkohë që LSI-së iu dha 5.6 për qind.

Pothuaj e njëjta panoramë në Kukës. Për "Aleancën e Ndryshimit", përndryshe për Partinë Demokratike, votoi 66.8 për qind e elektoratit; për "Koalicionin për Ndryshim", përndryshe për Partinë Socialiste votoi vetëm 30 për qind e elektoratit, ndërkohë që LSI-ja mori 2.6 për qind(!)
ثshtë e habitshme që zonat më të varfra të vendit, të votojnë "djathtas".

Një nga studimet më të fundit të vetë INSTAT-it, tregonte se në qytete si Tropoja, Kukësi, Hasi, Bulqiza, Dibra etj., niveli i varfërisë në vitin 2005 ishte 25.6 % dhe në vitin 2008, 26.6%. "Në zonat malore, kemi një rritje të varfërisë, thuhej në këtë studim. Shkak për këtë është bërë pamundësia për migrim brenda territorit të Shqipërisë të banorëve që jetojnë atje...".

Ekspertët e Bankës Botërore sugjeronin me këtë rast që shteti "të analizojë faktorët e kësaj rritjeje dhe të marrë masa që gjatë viteve të ardhshme të mos kemi rënie të këtyre treguesve, që mund të vijnë edhe nga kriza ekonomike që ka prekur botën."

Për ta vështruar më nga afër këtë realitet, në majën e piramidës së varfërisë qëndron prefektura e Kukësit. Thuhet se këtu, më shumë se gjysma e popullsisë (pothuaj 57 për qind), trajtohet me ndihmë ekonomike. Sipas një prononcimi të paradokoshëm të kreut të Bashkisë së Kukësit, gjysma e qytetit është e papunë.

Por përqindjen e familjeve me ndihmë sociale, ai, megjithatë, e gjen më pak. "Në Kukës, ka thënë zyrtari vendor, trajtohen me ndihma sociale 1 mijë e 900, nga 5 mijë familje gjithsej.

Papunësia është problemi ynë më i madh." (Këto janë deklaruar me rastin e fillimit të një projekti të USAID-it). Ndërsa e dyta në këtë listë varfërie, vjen pikërisht Dibra, ku gjithashtu, 41 për qind e popullsisë përfiton ndihmë ekonomike, për shkak të ardhurave të pakta që kanë.
Verilindja ka qenë dhe mbetet ndër zonat më problematike të vendit.

Gjatë gjithë kohës, flitet për gjendjen e vështirë ekonomike, për shkallën e lartë të papunësisë, për problematikat e biznesit modest të këtyre anëve, për shpërnguljet e vazhdueshme të banorëve.

Në media, ka patur shumë kritika në lidhje me verifikimin e investimeve në minierat e dhëna me koncesion në këto zona. Po ashtu, është kërkuar transparencë për kushtet në të cilat punohet në disa vendburime.

E vërteta është që nuk kanë munguar edhe viktimat. Bulqiza mbetet një ndër krahinat më problematike, sa i takon varfërisë dhe punësimit. Tropoja dhe Hasi janë gjithashtu ndër rrethet që e kanë paguar shtrenjtë "faturën" e largësisë.

Më së pari, me papunësi dhe varfëri. Na vjen mirë apo jo, në këto zona, votimi ishte "ideologjik", që do të thotë se shumëkujt i ka mbetur ora tek hesapet e paqëruara mirë me të shkuarën.

Mirëpo varfëria dhe papunësia nuk përballohen duke shfryrë inate ideologjike. Në të njëjtën kohë, kjo s'do të thotë aspak se programi i të majtëve në këto zgjedhje ka qenë i qartë dhe i shpjegueshëm për qytetarët e këtyre zonave.

Edhe një fakt tjetër të bën përshtypje. Duke përjashtuar investimet dhe shpresat që lidhen me rrugën Durrës-Morinë, për këto zona ende ka pak të ardhme. Në një studim të paradokohshëm, për shpërndarjen e kredive bankare në rrethe, mund të shihet qartazi se ç'diferencë përfaqëson largësia nga kryeqyteti.

Kreditë e akorduara në rrethin e Tiranës dhe të Durrësit, përbëjnë 75% të totalit të kredisë, ndërsa pjesa tjetër e portofolit të kredisë, është shpërndarë përafërsisht në këtë gjeografi: 5% për rrethet në Veri të vendit; 6% për rrethet në Shqipërinë e Mesme; dhe 15% për rrethet në Jug.

Kur edhe qendra të rëndësishme si Vlora e Shkodra kanë nga 5 për qind të portofolit të kredisë, kuptohet që për rrethe të ashtuquajtur të vegjël, inkurajimi financiar është larg kërkesave për një zhvillim ekonomik sa më të qëndrueshëm.

Më në fund, duhet thënë se qytetarët janë të lirë të shprehin vullnetin e tyre politik dhe kështu ndodhi pak a shumë edhe në zgjedhjet e 28 qershorit.

Nuk mund të marrim përsipër të gjykojmë ku dhe pse e hodhën votën aso një pjesë e elektoratit shqiptar. ثshtë detyra e politikës t'i heqë njerëzit nga përjetimet ideologjike dhe t'i sjellë në realitetin që duhet jetuar tani.

Institucionet, gjithashtu, mund të bëjnë më shumë për t'i orientuar qytetarët në lidhjet me politikat e zhvillimit dhe të përmbushjes së kërkesave të tyre, në një vend demokratik që po përpiqet t'i bashkohet komunitetit të demokracisë Perëndimore./Shekulli/
 
300 me xero ke pa noj her ti ?

Edhe vota e kandidatit te majte nuk gjendet si ka mundesi :D loool kur vjedh votat imagjino ca ju bo lekve ai :D loool :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top