Vot(dh)ime te mbara e mashtrime te kendshme

Petrit101

Ta ka ta pu! ta kam me ti ba
Dje mbaroj telenovela e votimeve te 2009,sot
filloj dita e pare e votimeve tragjikomedike te 2013.
Asnjera nga keto dy parti nuk ngjalli ne individin nje diçka qe quhet ndjenje perkatesie ,nje ndjenje qe une, ti, ai,ajo,i perkasim nje komunitetit.Ndjenje kjo qe ka nje vlere te shenjte qe duhet te mbrohet ne çdo kusht sepse vjen para çdo koncepti politik apo ekonomik qe ata prezentojne.

Do vrapojne votuesit sot si gnu-te afrikan ne vendin e votimit.Dikush voton per interesa te veta,dikush per interesa te terthorta,dikush per inerci,dikush per te genjyer veten,dikush nuk voton fare(pjesa qe preferoj).Nuk qortohen ata qe votojne sepse kane hupur ndjenjen e perkatesise nga fuqija qe ushtrohet me propaganden e tepert , i kane hequr njerezve kete ndjenje te prejardhur ,qe i jep njeriut kapacitet autonom te interpretimit te botes,te perpunimit e te rrugedaljeve perfundimtare.Shembull konkret jane militantet(sklleverit) e ketyre partive qe interpretojne boten vetem sipas kategorive sulmuese te klasave sundimtare

Nuk vlen programi politik,analiza ekonomike,apo zgjedhja e nje klase drejtuese sa vlen nje zgjim me nje ndjenje perkatesie te ndryshme nga aktualja dhe kunder kesaj klase elitare ose me mire sunduese sepse elitare eshte nje kompliment.Duhet ti kuptojne votuesit keto gjera,sa merren me akuza midis te majtes e te djathtes(edhe pse e majte dhe e djathte jane dy terma per te ndryshuar fjalen: Lleshi, Leshi).Keto militantat e shquar te partise pse nuk bejne mbledhje per te diskutuar çfare do te thote fjala popull,nuk diskutojne pse njerezve i pelqen me shume te sundohet nga nje pushtet prestigjoz ne vend qe te luftojne per percaktimin e fatit te tyre,pse nuk diskutojne cilat jane gjerat autentike qe e shtyjne nje person o nje popull te sakrifikohet per nje ideal,sepse pa shpirt sakrifice nuk shkohet ne asnje vend.

Marksi e quante kete ndjenje perkatesie "ndergjegje klasit"
E(dh)lita e djathte qe sundon bashke me fotokopjen e saj te zbardhuar te majten kete ndergjegje te klasit e quajne ndjenje.O ky popull do ta krijoje kete ndjenje si antagonizem kunder sistemit o perndryshe ka hupur para se te filloje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top